• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku përplaset me Ibrahimajn: Kriza energjitike s’reflektohet në buxhetin e shtetit. Ministrja: Ka ngatërrime dhe mos lexime të buxhetit

by Java News
03/11/2021 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në komisionin e Ekonomisë, tha se shqetësim i madh në buxhet janë kontratat koncesionare. Tabaku duke ju referuar një raporti të Këshillit të Lartë të Shtetit tha se për të paktën 5 kontrata koncesionare, në 4 prej tyre në shëndetësi ne po paguajmë nga buxheti i shtetit dhe nuk po marrim shërbim. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se në është parashikuar një ulje e kontratave koncesionare.

Tabaku tha se shqetësim po ashtu është edhe fakti se flitet për një krizë energjetike dhe sipas PD-së kjo nuk po reflektohet në buxhetin e shtetit. Por ministrja Ibrahimaj tha se qeveria ka parashikuar një garanci sovrane prej 8 miliardë lekësh për të përballuar krizën energjetike. Ministrja tha se çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla.

Tabaku: Kam një shqetësim sa i përket situatës energjetike. Dy muaj më parë kryeministri deklaroi se ka një krizë energjetike, si reflektohet kjo në buxhetin e shtetit në drejtim të mbështetjes qytetarëve. Nuk e shoh shqetësimin që do të hasë tregu, por edhe familjet shqiptare, nuk trajtohet aspak as rritja e çmimit të gazit. Detyrimet e prapambetura që lidhet me totalin e detyrimeve të prapambetura! Thatë 18 mlrd. Besoj se ministria nuk është treguar e vërtetë. Investimet publike janë në një nivel shumë të ulët. Kjo qeveria ka shpenzimet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë, por këtë nuk e shoh farë të reflektuar në politika. Një rritje e tillë e shpenzimeve publike e papërkthyer në prioritete është një shqetësim shumë i madh janë fondet për arsimin profesional. Fondi i përndjekurve politikë, përmbytjet. Shqetësimi më imazh janë PPP. Shqetësimi më i madh në këtë buxhet janë kontratat koncesionare. KLSH thotë për të paktën 5 kontrata koncesionare 4 prej tyre në shëndetësi, ne jemi duke paguar pa u kryer shërbimi. Kontratat koncesionae të përmenduar nga KLSH, ne nuk kemi asnjë marrje masë, por vijojmë pagesën. Kemi paguar një kontratë koncesionare për PPP-në e fiskalizimit dhe kemi pagesë vetëm për çelsat. Shpenzimi për Tetarin Kombëtar.

Ibrahimaj: Ka ngatërrime të koncepteve dhe mos lexime të buxhetit. Është parashikuar një garanci sovrane prej 8 mlrd lekësh për të përballuar krizën energjetike. Çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla. Qeveria shqiptare është angazhuar fort që detyrimet e prapambetura nga viti në vit. Në nuk i fshehim detyrimet e prapambetura. Detyrimet e prapambetura. Qeveria është angazhuar që të ulen nga viti n vit. Ne nuk i fshehim detyrimet e prapambetura,  nuk i fshehim detyrimet që mund të vijnë si kontingjencë.

Tabaku: Po drejtoheni me arrogancë. jemi të gjithë njësoj askush s’ka pse ndihet superior. Çdo dokument që kalon në këtë komision e lexoj. Nuk ju përgjigjet 75% të pyetjeve.

Ibrahimaj: Nuk ka arrogancë. Më vjen keq që u konceptua si e tillë. Por kërkoj të mos shtrembërohen faktet. Qeveria është e kujdesshme  në transparencë.  Lista e koncesioneve publikohet për transparencë dhe disiplinim për koncesionet që do të vijnë më të ardhmen.

g.kosovari

Next Post
“Mos u emociono, është kontratë koncensionare e kohës tuaj”/ Debate tek ‘Ekonomia’ mes Denajt dhe Tabakut. Shalsi ndërpret mbledhjen

“Mos u emociono, është kontratë koncensionare e kohës tuaj”/ Debate tek 'Ekonomia' mes Denajt dhe Tabakut. Shalsi ndërpret mbledhjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In