• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Opozita duhet të ngrihet përtej interesave personale. PD duhet të hyjë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje, ekzistojnë …!

by Java News
25/02/2023 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se PD duhet të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Komentet Tabaku i bëri gjatë një interviste për emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, ku tha se ekzistojnë mekanizma për të bërë të mundur daljen në zgjedhje me kandidatë të përbashkët.

Ajo shtoi se opozita duhet të ngrihet përtej interesave personale dhe sipas saj, pavarësisht shumë gjërave që mund ta ndajnë opozitën, i bashkon diçka më e madhe, opozitarizmi.

“Ka shumë gjëra që na ndajnë, por ajo që duhet të na bashkojë është opozitarizmi. Unë kam qenë e mendimit dhe jam e mendimit se PD duhet të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje, sepse ne ishim bashkë në vitin 2021 dhe nuk ja dolëm dot për shumë arsye. Duhet të ofrojmë kandidatët e përbashkët për zgjedhjet lokale.

Që nga shtatori edhe ktej unë e kam përsëritur që duhet të gjejmë një formulë për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje. Opozita duhet të ngrihet përtej intreresit personal. Ekzistojnë mekanizma për të dalë me kandidatë të përbashkët. Jam e sigurt se zgjidhja duhet të jetë politike për të ofruar për shqiptarët atë që nuk e kishin në vitin 2019.

Nuk ka asnjë prapaskenë në drekën e shtruar nga Mziu. Fakti që mendoj ndryshe më ka dhënë të drejtë në mënyrën sesi duhet të bëhet opozitë. Alternativa jonë i duhet drejtuar gjithë shqiptarëve. PD duhet të ketë persona që nuk janë të atakueshëm. Por pse mendon ndryshe, kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëjmë opozitë. Unë e kam ndjerë që të mbroj gjithë kolegët e opozitës. Radhën e kaluar garda preku deputetet zonja. Por kam menduar se Parlamenti të jetë një arenë debati. Duhet ta përdorim Parlamentin për të folur, për të ngritur zërin tonë. Parlamenti veçse të ofron një mundësi për debat, të ofron edhe mundësinë për t’i kërkuar llogari qeverisë.

Përjashtimi përdoret si një përjashtim nga rregulli. Në Parlament kanë ndodhur disa situate shumë të rënda, ku deputetët e PS-së kanë sulmuar fizikisht deputetët e PD-së dhe nuk është përjashtuar nejri. Tani po përjashtohen 24 deputetë sepse po kërkohet ngritja e një Komisioni Hetimor. Opozita ka të drejtë të ngrejë një Komision Hetimor. Por përjashtimin kaq thjeshtë që voton kryetarja e Kuvendit për heqjen e fjalës dhe për përjashtimet është e tepërt. Sjellja e zonjës Nikolla ishte e papranueshme. Ishte një akt shumë i rëndë që ajo votoi për t’i hequr fjalën deputetëve. Ato e kanë kuptuar se heqja e të drejtës së fjalës të kalon në një situatë tjetër që nuk ndodh as në Rusi.

Të vish e zgjedhur në pushtet ti duhet të mobilizosh më shumë nga pjesa tjetër e qytetarëve, veç militantëve. Ne përsërisim të njëjtat gabime.

Ne kemi bërë në 2019 dhjetë protesta që kanë qenë më të mëdhatë që ka organizuar opozita. Dhe çfarë ndodhi të nesërmen? Asgjë. Kryeministri ishte përsëri atje. Sepse protestat shërbejnë si një mjet revolte, por nuk është mjet për të ardhur në pushtet. Unë do kisha preferuar që në datën 3 mars të mos ishte thirrur një protestë në këtë datë dhe të gjitha energjitë të shkonin për bashkimin. Unë dua të përpiqem ta konsideroj një vendim rutinë dhe të punoj për bashkimin e PD-së”, u shpreh Tabaku./m.j

Next Post
‘Finale e parakohshme’, Olta dhe Luizi shkojnë në nominim: O ti o unë në këtë shtëpi…!

Olta ankohet sërish për produksionin? Ja çfarë e shqetëson në lidhje me Luizin: Të ka hypur vetja...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvend, Manja: Reforma territoriale respekton Kushtetutën, opozita ta mbështesë

Kuvend, Manja: Reforma territoriale respekton Kushtetutën, opozita ta mbështesë

October 8, 2026
Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh

Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh

October 8, 2026
Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

October 8, 2026
Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

October 8, 2026
Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com