• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet

by E B
18/08/2026 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Shqipëria vijon procesin e hapjes së grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngre shqetësimin për mungesën e përgatitjes së bizneseve shqiptare për përballjen me tregun dhe standardet europiane.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku kërkon hartimin e planeve të qarta të tranzicionit për çdo sektor, financim real për përshtatjen e bizneseve me standardet europiane, asistencë teknike dhe garantimin e konkurrencës së ndershme. Sipas saj, anëtarësimi duhet të shoqërohet me ekonomi më të fortë dhe biznese të afta për të prodhuar, eksportuar dhe konkurruar.

Ajo kritikon mungesën e konsultimit të vazhdueshëm me biznesin, transparencës për secilin sektor dhe një kalendari të qartë të detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit.

Postimi i plotë:

Integrimi europian nuk është një fotografi në Bruksel. Nuk është një ceremoni, një konferencë apo një datë në kalendarin e qeverisë.

Integrimi, është transformimi i shtetit, i ekonomisë dhe i mënyrës se si funksionon tregu.

Për një zyrtar, standardet europiane mund të jenë thjesht kapituj dhe direktiva të lexuara nga zyra. Për një sipërmarrës, ato janë investime, pajisje, teknologji, kredi dhe vende pune. Bizneset dhe qytetarët janë ata që do të përfitojnë nga ky proces, por edhe ata që do të paguajnë kostot e papërgatitjes.

Qeveria pati vite për t’i përgatitur bizneset shqiptare. Megjithatë, nuk ndërtoi në kohë skema financimi, laboratorë, institucione certifikimi dhe kapacitete teknike. Sipërmarrja u mbajt larg procesit, pa konsultim të vazhdueshëm, pa transparencë sektoriale dhe pa një kalendar të qartë detyrimesh.

Ndërkohë, biznesi shqiptar hyn në konkurrencën europiane nga një treg i deformuar prej monopoleve, favorizimeve, korrupsionit dhe ligjeve me porosi. Në këtë treg nuk fiton gjithmonë ai që prodhon më mirë, investon në teknologji dhe paguan rregullisht taksat. Shpesh fiton ai që ka lidhjen më të fortë.

Por tregu europian është i hapur dhe konkurrues. Ai nuk fal mungesën e standardeve dhe e ndëshkon papërgatitjen.

Bizneset shqiptare gjenden sot mes një ekonomie të kapur dhe të pandershme, nga njëra anë, dhe një qeverie që nuk dialogon me to dhe nuk i ndihmon të përballojnë sfidat e integrimit, nga ana tjetër.

Shqipërisë i duhen plane të qarta tranzicioni për çdo sektor, financim real për përshtatjen e sipërmarrjes, asistencë teknike dhe konkurrencë e ndershme.

Integrimi europian nuk fillon në tavolinën e negociatave. Fillon në fermë, në fabrikë, në dyqan dhe në buxhetin e çdo familjeje.

Halli nuk është të përmbushim kushte në letra por qëllimi duhet të jetë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian me një ekonomi më të fortë dhe me biznese shqiptare që konkurrojnë, prodhojnë dhe eksportojnë jo me bizneset e ndershme të sakrifikuara dhe të privilegjuarit të mbrojtur. Apo me një klimë ku biznesi është lënë në mes të katër rrugëve qëllimisht!

Next Post
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shtazët duhen mbyllur urgjentisht në kafaz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

October 8, 2026
Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

October 8, 2026
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

October 8, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki

October 8, 2026
Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

October 8, 2026
Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

October 8, 2026
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

October 8, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

October 8, 2026
Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

October 8, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com