• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku kritikon qeverinë për bonusin e pensionistëve: Lëmoshë sezonale!

by E B
01/07/2026 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj bonusit prej 5 mijë lekësh të qeverisë për pensionistët, duke e cilësuar atë një lëmoshë sezonale që nuk përballon dot rritjen e kostos së jetesës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se pensionistët shqiptarë marrin pensionet më të ulëta në rajon, ndërsa përballen çdo ditë me çmime që po u afrohen niveleve të Bashkimit Europian.

“Çfarë vlere ka një bonus prej 5 mijë lekësh kur gjithçka është shtrenjtuar? Çmimet në Shqipëri janë sa 90% e mesatares së Bashkimit Europian, ndërkohë që pagat janë vetëm sa 20% e mesatares europiane”, shprehet Tabaku.

Ajo sjell si shembull çmimet e produkteve të bulmetit, të cilat, sipas saj, janë 36% më të larta se mesatarja europiane, ndërsa Shqipëria shpenzon vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shëndetësinë.

Tabaku nënvizon se bonusi për rreth 777 mijë pensionistë i kushton buxhetit afërsisht 35 milionë euro, një shumë dhjetë herë më e ulët se kostoja e koncesionit të rrugës Milot–Balldren, e cila ka arritur në rreth 360 milionë euro.

“Me një të rënë të lapsit, koncesioni i Milot–Balldrenit shkon në 360 milionë euro, ndërsa për 777 mijë pensionistë jepen vetëm 35 milionë euro. Kjo tregon qartë se sa vlejnë pensionistët për këtë qeveri”, deklaron deputetja e PD.

Sipas Tabakut, bonuset e përkohshme nuk mund të zëvendësojnë një politikë serioze për rritjen e pensioneve dhe garantimin e një jetese dinjitoze për të moshuarit.

“Pensionistët nuk kanë nevojë për lëmoshë sezonale, por për pensione dinjitoze. Ndërkohë që buxheti i shtetit është kthyer në strehë për tendera, koncesione, falje taksash dhe abuzime me pasurinë publike, për pensionistët mbetet vetëm një bonus prej 5 mijë lekësh”, përfundon Tabaku.

Next Post
Valdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ Gogu kërkon përshpejtim të dosjeve dhe transparencë të plotë për qytetarët

Valdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ Gogu kërkon përshpejtim të dosjeve dhe transparencë të plotë për qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

August 19, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com