• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku kritikon nismën e qeverisë: Frika ndaj SPAK po shtyn PS të kontrollojë drejtësinë

by Java News
20/01/2024 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Jorida Tabaku, në një postim në Facebook, ka deklaruar se frika nga SPAK është ajo që po e shtyn Partinë Socialiste që të kontrollojë drejtësinë.

Sipas Tabakut, ngritja e një grupi pune në Kuvend për të monitoruar institucionet e pavarura, janë shkelje e ço balance të mbetur të kontrollit në parlament, një balancë që sipas saj parlamenti ka filluar ta humbasë prej kohësh, duke e kthyer në instrument kontrollues.

Postimi i Jorida Tabakut

Frika ndaj SPAK po shtyn PS të kontrollojë drejtësinë! Ngritja e një e grupi pune nga një forcë e vetme partiake, pra nga Partia Socialiste, për të monituar institucionet e pavarura se si plotësojnë detyrimet e procesit të integrimit më së pakti janë shqetësuese, më së shumti janë shkelje e çdo balance të mbetur të kontrollit në parlament.

Parlamenti prej kohësh ka nisur të humbasë atë funksionin e kontrollit dhe balancës ndaj qeverisë duke u shndërruar nga instrument kontrollues në një pushtet noterial për qeverinë. Gjithsesi as në ëndrrat më të këqija nuk qe menduar që Grupi Parlamentar PS do kishte pushtetin absolut për të kontrolluar pushtetin gjyqësor ndërkohë që është noteri i qeverisë. E gjithë kjo histori që zhbën tërësisht detyrën më parësore kushtetuese të parlamentit më së paku është prishja e çdo fije ekuilibri që i ka mbetur Kuvendit.

Raportin e plotësimit të kushteve të BE, raportimin për kalendarët e punës, detyrimet nga progres raporti etj ligji ja cakton së pari Këshillit Kombëtar të Integrimit që u ngrit posaçërisht pas një dakordësie bipartiane dhe me frymëzimin nga eksperienca më e mirë e rajonit. Qëllimi i këtij Këshilli ka qenë dhe mbetet raportimi i plotë i institucioneve të pavarura, përfshirë dhe ato të drejtësisë, për punën e tyre në raport me kriteret e BE. Ndërkohë që raportimet vjetore periodike dhe të detajuara kryhen çdo vit pranë komsioneve parlamentare që i kanë pjesë të punës të rregulluar me ligj dhe rregullore kuvendi. Në ndërkohë një ligj i miratuar me dakordësi unanime dhe mbi të gjitha me përshëndetjen e gjithë BE ka qenë ligji për rritjen e rolit të kuvendit në procesin e integrimit, që garanton një përfshirje edhe më të madhe parlamentare dhe jo partiake në këtë proces.

Ky mekanizëm i propozuar shkel rolin e kuvendit, shkel ligjin por shkel dhe pariminin e pavarësisë së këtyre institucioneve. Parim për të cilin ne ndërmorëm një reformë të madhe që ndryshoi totalisht gjithë sistemin. Tanimë, është e kuptueshme për çdokënd që pushteti i madh ka prodhuar një korrupsion të madh mbi të cilin ngrihet edhe realiteti i një mazhorance jo aq natyrale. Për këdo që sheh me gjakftohtësi hetimet për korrupsion ndaj mbi 50% të PPP-ve, hetime të hollësishme financiare karshi pushtetarëve e kupton alarmin e një mazhorance që ka si synim të kontrollojë nesër SPAK. Shumëkush e ka kuptuar këtë përpjekje qysh kur dëgjoi deklaratat se Shqipërisë nuk i duhej një Republikë e Gjyqësorit dhe Prokurorëve. E megjithatë e gjitha kjo që po qarkullon mban era korrupsion, korrupsion pushteti. E megjithatë ajo që sot po përflitet gjithnjë e më qartë mban era anti-kushtetuteshmëri dhe anti-demokraci pasi asnjë parlament nuk mund të thërrasë institucionet e pavarura t’i raportojnë një partie politike! Të asaj partie që ëndërron si të kapë SPAK-un dhe më pas zgjohet dhe na rrëfen me mburrje si gjeli majë plehut të inceneratorëve se si e njëjta parti ka flamurin e Reformës në Drejtësi.

Përtej frikës, trembjes dhe zhgjëndrrave me SPAK që shohin të gjithëpushtetshmit arrogantë, Shqipëria nuk ua ka këtë borxh. Aq më tepër kur presim nga dita në ditë hapjen e negociatave për dy kapituj, kur Kuvendi pret të nisë rolin e tij në këtë proces. shqiptarët nuk kanë luksin që të bëjnë “mbrapa kthehu” për hatrin e Partisë që ashtu ka një hall me Drejtësinë e Re dhe të pavarur. Askush ska ndërmend të kthehet pas tek partia shtet e shteti parti edhe drejtësi!

E këmbëngulja që të ndodhë e tregon qartë se kush ka hallin me SPAK. Shqipëria duhet të ndahet nga kjo rrugë një herë e përgjithmonë.

/f.s

Next Post
Reshjet e borës/ Policia apel drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë dhe ruani distancën e sigurisë

Reshjet e borës/ Policia apel drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë dhe ruani distancën e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com