• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tabaku: Koncesionet, dëm 660 milionë euro

by Aalison Pearse Stevens
09/02/2016 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk është kundër koncesioneve dhe partneritetit me privatin, por deklaron se në 3 vitet e qeverisjes së socialistëve, dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit shkon në 660 milionë euro.

“Gjërat që nuk po tenderohen dot qeveria është duke i dhënë me koncesion, ose partneritet publik privat dhe lajmi është që në 900 ditë kemi një kosto 660 mln euro për buxhetin e shtetit, kjo bazuar në të dhënat që ka publikuar vetë qeveria”, deklaroi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Në një dalje përballë mediave për koncesionet, Tabaku tha se kampione në këtë kosto për buxhetin e vendit është Ministria e Shëndetësisë.

“Kampione është shëndetësia; kemi 3 partneritete publike-private që kanë përfunduar dhe një sërë të tjerash në proces. Marrim të parin check-up me 120 mln euro. 338 mln euro kosto vetëm shëndetësia, para që mund t’i kishin shkuar buxhetit të shtetit”, u shpreh Tabaku.

Deputetja e opozitës tha se këtë lloj marrëdhënie me privatin e ka nisur Ministria e Financave me bashkëpunimin me Crown Agents.

“U paguan 8.2 mln euro për të humbur 400 mln euro në këto 2 vite e gjysmë. Presupozohej që do të sillte shtesë mbi 100 mln euro”, tha ajo.

Lidhur me koncesionin e TVSH-së, Partia Demokratike pret nisjen e zbatimit të tij për të ndërmarrë më pas hapa ligjorë dhe këtu nuk përjashtohet as ngritja e padisë në Prokurori për hetimin e këtij koncesioni.

“Koncesioni i TVSH do të lancohet në fund të shkurtit dhe Partia Demokratike do të vazhdojë hapat e tjerë në momentin që ky proces nis. Për momentin ky proces është në kuadër të propagandës mediatike. Në momentin që do të zbatohet, atëherë pd do të vazhdojmë me hapat ligjorë”, tha Tabaku.

Tabaku thotë se ka ndryshim mes koncesioneve të dhëna nga qeverisja e demokratëve me ato që po jepen aktualisht dhe u zotua se me të ardhur në pushtet, Partia Demokratike do të anulojë të gjitha kontratat koncesionare që në vlerësimin e saj janë korruptive dhe në shkelje të ligjit.

“Ligji i koncesioneve është shumë i mirë dhe në 2015 u bënë disa përmirësime të tjera, por ne flasim për problematika që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit, jo për problematika të ligjit”, u shpreh Tabaku.

Si shembull tipik Tabaku solli atë të TVSH-së.

“Administrimi fiskal nuk është në fushën e koncesioneve ose në fushën e partneritetit publik privat dhe kjo e bën këtë një koncesion joligjor. Për ne është joligjor dhe korruptiv”, u shpreh deputetja e PD.

Në fund, Tabaku u ndal edhe tek vlerësimi i “Standard & Poor’s”, të cilin demokratët e lexojnë ndryshe nga Qeveria.

“S&P parashikon vlerësimin B+ në periudhën afatgjatë dhe thotë që në periudhën afatshkurtër vlerësimi është B, që fatkeqësisht vërteton atë që kemi denoncuar ne që të ardhurat kanë rënë”, deklaroi Tabaku.

TCH

Next Post

Aksident i rëndë te Ura e Farkës, një i vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

March 11, 2026
Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In