• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Koha që të hapen kapitujt e parë, e të nisin realisht negociatat me BE

by Java News
30/11/2023 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar qëndrimet e Greqisë në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku ka deklaruar hapur se nuk do të mbështesin integrimin nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, nuk betohet dhe nuk vazhdon detyrën e tij.

Lidhur me këtë qëndrim, Tabaku shprehet se “mos hapja e kapitujve në dhjetor prej problemeve të ngritura nga Greqia mendoj që është vendimi i gabuar prej nxitimit”.

Ndër të tjera, Tabaku shprehet se një Shqipëri brenda Bashkimit Europian është një mundësi më e mirë për të gjithë në zbatimin e Sundimit të Ligjit, drejtësisë së paanë dhe përgjegjshmërisë së një klase politike që nuk ka si t’i përdorë më mjetet e pushtetit për të deformuar demokracinë.

Reagimi i plotë:

Koha është që të hapen kapitujt e parë e te nisin realisht negociatat me BE!
Kemi 10 vite në lojën me kungulleshka! U hap apo nuk u hap negocimi i kapitujve. Dhe realisht mesi i dhjetorit është momenti kur merret vendimi përfundimtar për këtë.
Të gjithë e njohim realitetin dhe e dimë se sot Shqipëria është një nga vendet që ka probleme të thella në shumë fusha ashtu si paraqitej dhe në progres raport. Këto probleme në dhjetë vite janë akumuluar më me shpejtësi e të reja kanë dalë e janë shfaqur nderkohë që procesi i integrimit është përdorur për retorikën e përditshme dhe si një imazh i bukur apo dhe si viktimizim i qeverisë që u jepet liderëve në samite.
Por, ndërkohë që shqetësimet rriten e akumulohen mos hapja e kapitujve në dhjetor prej problemeve të ngritura nga Greqia mendoj që është vendimi i gabuar prej nxitimit.
Sot, më shumë se kurrë ne duhet ta përdorim procesin e integrimit për të ndryshuar së brendshmi. Pasi problemet me zgjedhjet, blerjen e votës, financimin e partive politike ashtu si shkruhet dhe në vendimin e këshillit të mars 2020 dhe në rezolutën e parlamentit gjerman nuk do ta ikin vetë. Përkundrazi, do të përkeqësohen nëse Shqiperia nuk lejohet të avancojë në këtë rrugë.
E drejtë, vendi qeveriset përmes një forme të miksuar të demokracisë me autokracinë me pushtet të përqëndruar, kuvendi përdoret për të sulmuar kundërshtarët e jo si platformë debati e idesh për te miratuar reforma dhe forca e ligjit përdoret për të heshtur edhe mediat.
Por, sikundër jam e qartë me situatën dhe vokale për të gjitha problemet, kam bindjen e thellë dhe të sinqertë se nuk mund të kemi përmirësim nëse Shqipëria mbetet jashtë proceseve integruese. Katër vite më parë Bundestagu Gjerman hartoi një set prej 15 parakushtesh që sot e kësaj dite nuk janë përmbushur tërësisht dhe që nuk mund të përmbushen plotësisht nëse Shqipëria nuk ka një dritë jeshile.
Të gjithë e dimë që procesi integrimit është në vetvete një proces transformimi që i shërben Shqipërisë për të ndërtuar pikërisht atë shtet të së drejtës dhe demokratik që kërkojmë ne si shqiptarë e jo vetëm se e duan të tjerët.
Por, të gjitha këto nuk do të ndodhin nëse Shqipërisë i mohohet nisja reale e negociatave. Vecse do t’i jepet qeverisë një tjetër alibi në gjerdanin e pafundëm të justifikimeve të pabaza që janë sebepi më i mirë i atyre që demokracinë duan të përthyejnë sipër interesit. Në këtë rast justifikimi për “dasmën” e pandodhur do t’i vishet Greqisë ndërsa një tis nacionalizmi i pandershëm nga krahu jonë do të mbështjellë qeverinë.
Prandaj duhet të dalim nga ky pellgu 10 vjeçar i dhënies së alibive një qeverie që i kërkon ato me lupë për çdo mundësi. Sidomos në kushtet e sotme kur vatrat e ndezura i japin një tjetër formë jo vetëm zgjerimit të BE por mbi të gjitha luftës kundër korrupsionit që është një nga plagët e mëdha që kjo qeveri i ka dhuruar shqiptarëve.
Një Shqipëri brenda Bashkimit Europian është një mundësi më e mirë për të gjithë në zbatimin e Sundimit të Ligjit, drejtësisë së paanë dhe përgjegjshmërisë së një klase politike që nuk ka si t’i përdorë më mjetet e pushtetit për të deformuar demokracinë. Kjo, është ëndrra e vërtetë e atyre që sot qeverisin Shqipërinë dhe ne duhet bëjmë çmos të mos e lejojmë!
Prandaj kujtdo që ka një vendimarrje a thënie në këtë proces, dhe kolegëve grekë që kanë ngritur shqetësime, që mund të ngriheshin për cdo cështje tjetër pervec asaj që i kanë ngritur në fakt, mos i jepni më justifikime qeverisë!
/f.s
Next Post
Kriza/ 342 milionë euro më shumë në arkën e shtetit gjatë 5 muajve të parë të vitit! Rritja e çmimeve, shkaku kryesor

"Të varfër, por me kursime", zgjerohen depozitat në banka në tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In