• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Klubi i Oligarkëve të shndërruar në bord po përgatitet të mbajë çmimet e naftës mbi 200 lekë për litër edhe pasi…

by Java News
29/08/2022 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD, Jorida Tabaku e ka quajtur “çmenduri” caktimin e çmimeve të larta të naftës nga Bordi i Transparencës, të cilin e quan “klubi Oligarkëve të shndërruar në bord”.

Sipas saj, caktimi i këtyre çmimeve :është një luftë e hapur që i bëhet Tregut të Lirë dhe logjikës së lirisë”.

Duke iu referuar shpjegimeve që ka bërë ministrja e Financave për mënyrën si Bordi i vendos cmimet, Tabaku shkruan:

“Alibitë që kemi dëgjuar se gjoja Klubi Oligarkëve të Naftës bashkë me qeverinë po mbrojnë konsumatorët nga çmimet e larta ngjajnë si një eksperiment ku Klubi po përgatitet të mbajë tanimë çmimet mbi 200 lekë për litër”.

“Tani, me ç’duket, çmimi do mbetet i lartë edhe kur lufta të mbarojë. Arsyeja e ekzistencës së Klubit të Oligarkëve të kthyer në Bord çmimesh është pikërisht ajo e vendosjes së kufirit të ri të çmimit, mbi 200 lekë/litër”, shkruan Tabaku.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut: 

Kjo çmenduri me çmimet e larta të naftës që përcaktohen nga Klubi Oligarkëve të shndërruar në bord është një luftë e hapur që i bëhet Tregut të Lirë dhe logjikës së lirisë.

Alibitë që kemi dëgjuar se gjoja Klubi Oligarkëve të Naftës bashkë me qeverinë po mbrojnë konsumatorët nga çmimet e larta ngjajnë si një eksperiment ku Klubi po përgatitet të mbajë tanimë çmimet mbi 200 lekë për litër.

Ironikisht Klubi Oligarkëve që do mbronte shqiptarët nga abuzimi nuk e ka zbritur thuajse asnjëherë çmimin poshtë 200 lekë/litër ndërkohë që fitimet i ka rritur. Një koordinim perfekt me qeverinë që ka pjesën e saj në çmimet e kripura dhe të hidhura të naftës.

A ka shkuar qeveria të negociojë me Klubin e Oligarkëve për çmimin e naftës në pompën e benzinës kur çmimi ka rënë në çmime poshtë 100$/barrelë? Asnjëherë! Përkundrazi ministra dhe zv kryeministra janë angazhuar në mbrojtjen publike të Klubit ndërsa shqiptarët e paguajnë sa “frëngu pulën” një litër naftë.

Efektet në ekonomi gjithnjë e më të dukshme. Produktet e qumshtit, mishit, vajrat, orizi të gjitha në rritje si pasojë e kësaj sjellje të pandershme dhe anti-kapitaliste.

Në Gjermani mund të udhëtoje për 3 muaj të verës me një çmim prej 9 euro kryq e tërthor me transport publik. Në Shqipërinë e socializmit dhe Klubit të Oligarkisë paguan 220 lekë për litër çmimin e naftës, më i shtrenjti në rajon.

Asnjë subvencion nga qeveria që merr 60% të çmimit taksa. Shqiptarët paguajnë taksa si vendet e OECD dhe marrin shërbimet si vende të botës së tretë!

Kështu nafta është shembulli më i mirë se si gërshetohet sistemi ekonomik dhe politik që ka instaluar Rama në këto 8 vite;

Së pari taksat e larta që aplikohen mbi çmimin e naftës fundor.
Së dyti, kapja e tregut nga Klubi Oligarkëve të Naftës që tanimë përcaktojnë dhe çmimet.

Tani, me ç’duket, çmimi do mbetet i lartë edhe kur lufta të mbarojë. Arsyeja e ekzistencës së Klubit të Oligarkëve të kthyer në Bord çmimesh është pikërisht ajo e vendosjes së kufirit të ri të çmimit, mbi 200 lekë/litër.

Justifikimet dihet që do jenë qesharake por do të propagandohen nga ortakët e këtyre oligarkëve që sot qeverisin.

Kush do qe zgjidhje?

Së pari, shkrirja e këtij Klubi Oligarkësh të kthyer në Bord. Tregu i Lirë e shpëton konsumatorin dhe spekulimin jo klubi oligarkëve. Heqja e Bordit do ndihmonte tregun dhe konsumatorin.

Së dyti, heqja apo ulja e taksës së qarkullimit dhe taksave të tjera që do të ulte automatikisht çmimin e naftës në pikat e benzinës. 60% e çmimit të naftës sot janë taksa dhe tarifa të padobishme që i merren konsumatorit.

Së treti, subvencione reale tek konsumatorët dhe hetim i plotë i tregut të shitjes së naftës.

Këto tre hapa mund t’i kryejë një qeveri e përgjegjshme që nuk ndan aksionet dhe fitimet e përfitimet me Klubin e Oligarkëve.

Next Post
Meta vijon me të njëjtat akuza: Drejtësia shqiptare në kthetrat e Ramës, s’është faji im që nuk i besoj

Meta vijon me të njëjtat akuza: Drejtësia shqiptare në kthetrat e Ramës, s'është faji im që nuk i besoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

October 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Po, kam qenë e jam për një të djathtë politike të vërtetë!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com