• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku ende e pavendosur: Nuk ka rëndësi se ku jam, e rëndësishme është që të bëjmë opozitë

by Java News
06/03/2024 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24, duke folur për ndryshimet statusore që u miratuan në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, deklaroi se ka qenë dhe mbetet pro çdo iniciative për bashkimin e opozitës. Tabaku tha se duhet që të mos e sulmojmë njëri-tjetrin, por të kritikohet dhe të rrëzohet keqqeverisja e Ramës.

“Jam pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kam mbështetur Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së. Pozitive është që opozita po shkon drejt bashkimit. Është e rëndësishme që ne po shkojmë tek njerëzit. Duhet të mos sulmojmë njëri-tjetrin, por të kritikojmë qeverinë e Edi Ramës. Nuk ka rëndësi se ku jam, e rëndësishme është që të bëjmë opozitë ndaj kësaj keqqeverisje. E rëndësishme është që opozita të bëhet më e gjerë, që të mos humbasë asnjë votë. Ne do të çojmë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për profesionet e lira. Unë nuk besoj tek barazia, por tek drejtësia. Duhet të ketë drejtësi, çdokush të marrë atë që meriton. Po diskutojmë për një sistem, që ka prishur meritokracinë. Më kanë kontaktuar IT dhe persona të tjerë, që kanë hapur bizneset e tyre. Ky ligj prek rreth 30 mijë persona”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku theksoi se ligji për zonat e mbrojtura shkatërron natyrën. Sipas Tabakut, Rama ka kaluar në parlament disa ligje, që janë mirfilli klienteliste.

“Transparency International ka deklaruar se disa ligje janë kaluar me porosi. U mbyllën dyqanet e lagjeve dhe janë hapur supermarketet, ishte me porosi që të bëheshin disa persona të pasur. Ligji i basteve ishte me porosi. Ligji i zonave të mbrojtura tregon se mund të ndërtohen hotele, infrastrukturë dhe shërbime mbështetëse. Është praktikë e dëmshme, që po hapin dyert e të gjithë peizazheve natyrore, duke pasur primare fitimet. Unë shpresoj që presidenti të shoh të gjitha argumentet dhe të kthejë ligjin. Nëse presidenti nuk e kthen ligjin për zonat e mbrojtura, do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Shqiptarët po ikin masivisht, kjo tregon sesi po ecën ekonomia”, deklaroi Tabaku.

/f.s

Next Post
Pronat në Himarë/ Berisha tregon ‘prapaskenat’: Një nga shkaqet që Fredi Beleri sot mbahet si i burgosur politik

Në 1994 Berisha kërkoi të arrestohej Beleri, sot e mbron. Neveri...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In