• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Diktatura e propagandës ka e shpallur armike dijen

by Java News
13/10/2018 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një çpostimi në rrjetin social “Facebook” shprehet se qeveria Rama e ka shpallur armik dijen dhe arsimin. “Në një kohë kur vendet e rajonit po investojnë në fushën e arsimit dhe zhvillimit arsimor, qeveria Rama e ka shpallur armik dijen dhe arsimin. Tashmë është praktikë e qeverisë Rama që të buxhetojë shumë herë më pak se sa qeveritë e shkuara për arsimin”, shkruan ajo.

Ndryshe nga dy vite më parë, tabaku paralajmëron se vlerësimi i PISA do të jetë negativ

“Para dy vjetëve qeveria e Rilindjes Rama rrihte gjoksin për arritjet e qeverisë demokratike që u vlerësua edhe nga sistemi PISA. Por është shumë e qartë që me mungesën e mësuesve cilësorë, emërimeve politike dhe mungesës së meritokracisë shoqëruar me kushtet e turpshme infrastrukturore, vlerësimi i PISA do të jetë negativ për rinjtë e shkolluar në periudhën e errësirës Rama 1 dhe Rama 2”, shton Tabaku.

Teksa vlerëson në gjendje të mjeruar arsimin parauniversitar në Shqipëri, ajo thekson se gjendja në ciklin e lartë arsimor është edhe më lebetitëse.

“Kryeministri i cili përpiqet të shfaqë kulturën dhe civilizimin e tij për të mbuluar dështimin e tij në arsimin e lartë, nuk mund të fshehë dështimin e turpshëm të Reformës në Arsim. Një reformë që mbylli 130 shkolla, 20 degë dhe që shtyu të rinjtë të largohen”, shkruan Tabaku, duke shtuar se edhe ato pak studentë që vijnë në universitetet shtetërore përballen me tarifa marramendëse që rriten për vit ndërsa familjet shqiptare varfërohen për vit.

Një tjetër abuzim sipas saj është edhe rritja e çmimeve të librave. “Kushtojnë 7.3% më shumë se sa një vit më parë dhe sipas të dhënave të INSTAT gjithnjë e më shumë familje shqiptare heqin bukën e gojës për të mbajtur në shkolla fëmijët e tyre. Oligarkët e qeverisë ndërkohë fitojnë miliona euro nga tenderat, koncesionet, PPP-të dhe gjithfarëlloj shpikjesh ndërsa qytetarët e vendit u mohohet e drejta bazë e arsimit. Shqiptarët varfërohen, lihen pa shkollë dhe në injorancë të thellë ndërsa buxheti i shtetit trajtohet si tepsia personale e mazhorancës”.

ma.me

Next Post

Sfidon BE-në, Basha: Referendum për rikthimin e dënimit me vdekje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In