• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku akuzon PS për propagandë zgjedhore, mosdakordësi edhe për kalendarin

by A R
20/01/2025 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nuk u arrit dakordësia për miratimin e kalendarit të punimeve parlamentare për periudhën 20 janar–7 shkurt 2025.

Debati u përqendrua kryesisht te shqetësimet e ngritura nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët akuzuan mazhorancën për shkelje të Kodit Zgjedhor në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Deputetja Jorida Tabaku kritikoi nismën për heqjen e taksave, duke argumentuar se miratimi i saj gjatë një viti zgjedhor është i ndaluar me ligj.

“Propozimet e sjella në javët e fundit, përveçse në shkelje të Kodit, janë edhe propozime për pakicën. Grupi parlamentar i PD-së ka paraqitur 65 iniciativa ligjore, nga të cilat një pjesë kanë vite që flenë në parlament. Kemi propozuar dy të fundit edhe për skandalin e mikrokredive dhe mbrojtjen e konsumatorëve, ndërkohë që diskutohet propozimi i mazhorancës, i z. Klosi për të përjashtuar 10 vite nga taksat industrinë e turizmit, të hoteleve me 5 yje. Këto propozime janë për pakicën.

Detyrimet që ka Kuvendi i Shqipërisë lidhen së pari me Kodin Zgjedhor, me ndryshimet e OSBE-ODIHR-it. Është një rekord botëror, besoj, që për 12 vite Parlamenti nuk ka sjellë asnjë produkt për t’i akomoduar ato rekomandime” vjedhja dhe blerja e votës, ndikimi kriminal, sekreti i votës. Parlamenti po e mbyll sesionin përsëri pa i bërë ndryshimet e nevojshme,” u shpreh znj. Tabaku.

Në përgjigje, Partia Socialiste mbrojti qëndrimin se puna parlamentare dhe qeverisëse nuk duhet të ndalet, pavarësisht periudhës zgjedhore.

Mazhoranca theksoi se është e angazhuar për respektimin e të gjitha parashikimeve të Kodit Zgjedhor, por vuri në dukje se çdo nismë që ka hyrë në procedurë parlamentare do të trajtohet me prioritet, në përputhje me interesat e qytetarëve dhe funksionimin normal të institucioneve.

Përplasjet në Konferencën e Kryetarëve e shtynë miratimin e kalendarit parlamentar, i cili do të kalojë për votim në seancën plenare të ardhshme.

Next Post
Frikë për hakmarrje? Biden fal Anthony Fauci dhe anëtarët e komitetit të hetimit të trazirave të 6 janarit

Frikë për hakmarrje? Biden fal Anthony Fauci dhe anëtarët e komitetit të hetimit të trazirave të 6 janarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

March 26, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In