• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tabaku: 2500 familje të hequra nga ndihma sociale për shkak të luksit qeveritar

by A R
29/12/2015 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka denoncuar sot paradoksin sipas saj, kur 2500 familje janë hequr nga ndihma ekonomike, “ndërkohë që vetëm në dhjetor 5 miliardë e 539 milionë lekë përfitojnë nga tenderat ministra, deputetë dhe klientë të pushtetit”.

Sipas deputetes demokrate Jorida Tabaku, qeveria “po i zhyt shqiptarët në skamje ndërkohë që abuzimet milionëshe në tendera, dogana, tatime e koncesione vazhdojnë”.

“2500 familje janë sakrifikuar që të kenë mundësi të abuzojnë, 2500 familje janë hequr nga listat e ndihmës ekonomike për të bërë të mundur shpenzimet e luksit, e fasadat e ministrive. Fondi që shpërndahet çdo muaj për familjet e varfëra sipas Institutit të Statistikave gjatë periudhës korrik- shtator është reduktuar me 4.3 % krahasur me tremujorin e dytë të vitit. Pagesat i përfituan 81 mijë e 621 familje nga 84 mijë e 145 familje që i merrnin më parë.

Pra, 10 mijë shqiptarë jetojnë në gjendje të mjeruar ndërkohë që oborri luksoz i qeverisë ka marrë 5.5 miliardë lekë tendera.

Sot, pensionistët numërojnë çikërimat që u kanë mbetur ndërkohë që kryeministria për të mbuluar rritjen me 10% të shpenzimeve për argëtime dhe luks qeveritar ka vendosur t’i gënjejë ato me 2000 lek që nuk mjaftojnë as për të shpenzimet normale për fundviti.

Sot, shqiptarët numërojnë atë çfarë u ka mbetur nga vjedhja progresive e kësaj qeverie ndërsa miqtë e qeverisë marrin 5,5 miliardë lekë tendera nga buxheti i shtetit.

Studentët duhet të shtrëngojnë akoma më shumë rripin e tyre për të paguar tarifa më të larta universitare për të paguar luksin e qeverisë.

Qeveria e fasadave preferon më mirë të rrisë shpenzimet për rrregullime godinash, për tendera fasadash e makinash se sa të ndihmojë ata në nevojë.

Qeveria solidare, me fondin më të ulët për shtresat në nevojë vazhdon përsëri të reduktojë numrin e familjeve që përfitojnë, ndërkohë që përftimet janë të pafundme për tatimorët e doganorët që kanë krijuar mosrelizimin më të madh të të ardhurave ndonjëherë prej 40 miliardë lekë.

Shqiptarët e varfër dhe ato të ndershëm, tatohen sot më shumë, familjet e varfëra përfitojnë sot më pak, të pamundurit sot janë shtuar në numër, e të rinjtë po rednin të largohen nga ky vend. Ky është peshqeshi i radhës që kjo qeveri u ka sjellë shqiptarëve”,- tha Jorida Tabaku.

Next Post

Shpërblimet, qytetarët mund t’i tërheqin që prej ditës së sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”, Balla-opozitës: Reflektoni, përndryshe vijohet me formulën e PS-së

“Territorialja”, Balla-opozitës: Reflektoni, përndryshe vijohet me formulën e PS-së

February 2, 2026
E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

February 2, 2026
Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

February 2, 2026
Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

February 2, 2026
FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

February 2, 2026
A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

February 2, 2026
Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

February 2, 2026
Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

February 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

February 2, 2026
Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In