• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do ta zë Kosova momentin e fundit për liberalizimin e vizave?

by A R
24/12/2017 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luljeta Krasniqi/

Institucionet e Kosovës i kanë vetëm pak javë në dispozicion që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, thonë analistë të çështjeve integruese.

Nisur nga fakti që në shkurt, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, do të prezantojë strategjinë për Ballkanin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian, analistët thonë se humbja e këtij momenti, do të nënkuptonte edhe disa vite izolim të Kosovës dhe mungesë të liberalizimit të vizave.

Ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i cili e kishte ftuar spektrin politik që të jetë i përgjegjshëm dhe i përgatitur që deri në atë kohë t’i kryejë obligimet e veta. Në të kundërtën, siç ka thënë ai, do t’i kushtonte Kosovës me “një çmim shumë të lartë”.

Kriteret për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ishin dhe mbeten në agjendën politike të të gjitha Qeverive të Kosovës, që nga viti 2010 e këndej.

Aktualisht, kanë mbetur dy kriteret e fundit, përkatësisht kriteri për luftimin e korrupsionit dhe ai për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Jehona Lushaku – Sadriu, analiste e çështje politike në një prononcim për Radion Evropa e Lirë e konsideron të rëndësishme që kriteret e mbetura të plotësohen në kohë rekorde.

Ajo thekson se në këtë proces janë shënuar ngecje dhe se Kosova është në pikën e njëjtë siç ka qenë para tre vjetësh.

“Është krijuar një situatë paradoksale sa i përket marrëveshjes së demarkacionit. Në njërën anë është aprovuar marrëveshja në Qeveri, ndërsa në anën tjetër e kemi një thirrje nga ana e kryeministrit që kjo marrëveshje të mos miratohet në Parlament”.

“Ndërkohë, në anën tjetër kemi një thirrje nga presidenti që kjo marrëveshje të aprovohet dhe, po ashtu, kemi thirrje nga bashkësia ndërkombëtare që kjo marrëveshje të kalojë pasi që është marrëveshje obligative për t’i përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave”, thotë Lushaku-Sadriu.

Ajo vlerëson se përgjegjësia e spektrit politik dhe gjithë parlamentarëve duhet të jetë shumë e lartë dhe të jenë të vetëdijshëm për konsekuencat që mund të ketë Kosova si shtet.

“Do të dëshiroja të shihja një përgjegjësi të lartë nga parlamentarët se në çfarë pozite është Kosova dhe të dinë konsekuencat që mund t’i ketë vendi ynë në rast të mosratifikimit të demarkacionit. Jemi si shtet i bllokuar dhe që nuk e kemi liberalizimin e vizave, ndërkohë kemi plotësuar numrin më të madh të kushteve që i janë parashtruar ndonjë herë ndonjë vendi. Prandaj është paradoksale dhe keq për shkak të një kriteri, siç është demarkacioni, të mbesim të izoluar si shoqëri dhe si shtet”, thotë Lushaku- Sadiku.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar nga autoritetet e Prishtinës dhe Podgoricës, në fund të gushtit të vitit 2015, në Vjenë.

E njëjta marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës. Për ratifikimin e marrëveshjes nevojiten 80 vota të deputetëve.

Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në çfarëdo varianti, institucionet e Kosovës nuk kanë kohë të humbin në ratifikimin e demarkacionit me Malin e ZI.

Ujkani konsideron se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi do të ishte mirë të ndodhte para se presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, të prezantojë strategjinë për Ballkanin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Ai thotë se nuk është i sigurt nëse institucionet do të arrijnë të ratifikojnë marrëveshjen para kësaj date, porse pasojat në rast të mosratifikimit të kësaj marrëveshjeje, do të jenë të mëdha për vendin.

“Mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje do të na lërë larg nga shumë procese, jo vetëm nga agjenda evropiane, pasi do të vazhdojmë të jemi një njollë e zezë dhe nuk mund të flitet për progres as në fusha tjera derisa e kemi këtë. E dyta, do të largohemi nga aleatët tanë, ata që e mbështesin ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, prandaj po humbim mbështetjen e aleatëve tanë “, vlerëson Ujkani.

Ndryshe, zyrtarë nga Bashkimi Evropian në vazhdimësi janë duke kërkuar që institucionet të mos vonojnë në përmbushjen e kritereve, nëse synojnë liberalizimin e vizave në një afat më të shpejtë. /rel/

Next Post
Vota kundër e Shqipërisë për Jeruzalemin, analisti amerikan: Asnjë pasojë nga SHBA!

Vota kundër e Shqipërisë për Jeruzalemin, analisti amerikan: Asnjë pasojë nga SHBA!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sokrat, jemi këtu o shpirt, o vlla!”- Vrasja e turistit portugez në Ksamil, dalin para Gjykatës 11 të arrestuarit, familjarët i mbështesin me thirrje!

“Sokrat, jemi këtu o shpirt, o vlla!”- Vrasja e turistit portugez në Ksamil, dalin para Gjykatës 11 të arrestuarit, familjarët i mbështesin me thirrje!

August 21, 2026
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

August 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 22 Gusht 2026

August 21, 2026
Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

August 21, 2026
Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

August 21, 2026
Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

August 21, 2026
Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

August 21, 2026
Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

August 21, 2026
NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

August 21, 2026
Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com