• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ta shpifka njeriu-makinë në bulevard

by Frrok Çupi
25/03/2021 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ka njerëz  në shesh, apo vetëm makina? Qindra makina që kanë zbritur për të bërë politikë dhe për të çmendur Nenë Terezën. Nuk paska vlerë njeriu, vetëm makina: Njeriu është bërë i vogël dhe është fshehur në makinë. Ose janë makina të shtrenjta trafikantësh, ose janë fshatarë të zbritur në shesh për të bërë një dasmë me buri makinash.

Kjo u pa sot pasdite në sheshin ‘Nënë Tereza’. Si erdhi puna kaq keq?! Sado- sado në rrënim, PD-në s’e kisha besuar kurrë se do të degradonte deri në këtë derexhe.

Një njeri thërret si i çmendur ‘Shqipëria!… Shqipëria’. A nuk janë shqiptarë këta, a? Se kur thërrasin ‘Shqipëriiiia!’në Tiranë, duket sikur janë nga Zimbabve dhe sapo kanë pushtuar një vend të vogël në Mesdhe. Po, nga ndonjë kontinent i largët vijnë këta, se ndryshe do ta dinin sa ka ndryshuar Shqipëria e nuk do të bënin qametin. Njeriu këtu nuk është më ai ‘njeriu i egjër’ që ulërin e thërret rrugëve; madje njeriu i këtij vendi as në dasma nuk duron më muzikë të lartë: Është njeri i latuar, njeri i relaksuar, njeri i kultivuar…. Këtu në këtë shesh duket se janë kthyer dasmat e ‘lacëve’ ose të të fortëve të lagjes. Ose duket se ‘lacot’ sapo zbuluan makinën.

… Prapë ai ‘i çmenduri’ thërret sa ka në kokë: ‘Fooort, fooort! Do fitojmë apo jo?’. Ai nuk kërkon as dëgjon përgjigje ‘po, po, po!’, por thërret prapë më fort. Nga brenda makinave nuk vjen dot asnjë zë, ndërsa nga jashtë zëri tund xhamat e makinave.

Pastaj prapë thërret me sa ka në kokë: ‘Lulzimi, Lulzimi… O Rama (të lutem) ik!’.

Thashë se kur thanë ‘Rama…’, dikush do të kujtohej se në aeroportin e Rinasit po shkarkoheshin nja dyqind mijë vaksina anti- covid. Sikur dikush të lëshonte thirrjen!,  dhe gjithë makinat të rreshtoheshin për në Rinas që të prisnin vaksinën, me siguri do të fitonin më shumë. ‘Do të fitonin apo jo?!’.

Thërrit e thërrit ‘i çmenduri’ mu në bulevardin kryesor të Tiranës. Me siguri banorët e pallateve që nga stadiumi Qemal Stafa e deri të Bërryli, i kanë mbyllur dritaret. Ka vite që as ‘lacot’ nuk bëjnë këso dasmash. Po ç’u bë kështu?! Po këta njerëz me shije tmerrësisht të egra, grupime të pa rinovuar, bezdisës deri në palcë, tmerr i vërtetë…, zbresin në shesh dhe lëshojnë ulërimat sa çmendin dynjanë.  Po ku ka më si këta kjo botë moderne?! Sa mbrapa kanë ngelur!

Njeriu makinë që po bëhet gati t’u drejtohet jo- njerëzve. I shpifur ky muzg në sheshin Nënë Tereza.

Next Post
Basha tregon sakrificat: I kam rënë vendit cep më cep, kam përballë ca njerëz që janë gati të bëjnë çdo gjë

Basha tregon sakrificat: I kam rënë vendit cep më cep, kam përballë ca njerëz që janë gati të bëjnë çdo gjë

Comments 2

  1. Baca says:
    5 years ago

    Thuaj pastaj qe Frroku nuk eshte i madh!

    Reply
  2. Anonymous says:
    5 years ago

    Floket i ka te gjata Frroku

    Reply

Leave a Reply to Baca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In