• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ta plas dyfekun në faqe unë”/ Debat i ashpër Vangjeli-Shehaj: Po më kërcënon?

by Java News
16/05/2022 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një debat i fortë është zhvilluar mes Agron Shehajt dhe Lorenc Vangjelit, lidhur me disa akuza që Shehaj ka hedhur ndaj Damian Gjiknurit.

Shehaj ka deklaruar se kushëriri i Gjiknurit ka marrë status investitor strategjik, por ky fakt u kundërshtuar ashpër nga Vangjeli, i cili deklaroi se ka verifikuar në gjendje civile dhe se Gjiknuri e ka paditur Shehajn ditën e sotme për shpifje.

Debati në emisionin “Të Paekspozuarit”:

Lorenc Vangjeli: Jemi duke bërë një gjyq publik. Në një proces të mundshëm, zoti Shehaj duhet të tregojë çertifikatë të trungut familjar. Nëse ky person, babai i tij a është vëllai i Gjiknurit? Në të gjithë deklarimet deri tani, ky njeri konsiderohet si djali i xhaxhait të Gjiknurit.

Mbi këtë bazë ngrihet hipoteza. Në zyrat e gjendjes civile del tjetër gjë. Në Vlorë flitet goxha dhe më thonë se kompania për të cilën bëhet fjalë, ka në treg prej 30 vitesh, e krijuar nga babai i djalit dhe në këtë zonë kanë operuar duke marrë, toka private atje. Join venture me kompani kryesore, është bërë, ofrojnë pjesë të sipërfaqjes së tokës dhe financimi rreth 28 milionë.

Pra ky person nuk ka lidhje. Nuk është djali i xhaxhait të Gjiknurit. Babai i tij nuk është vëllai i babait të Gjiknurit. Kanë apo jo marrëdhënie sepse kanë thither ajër në të njëjtin qytet? Gazetarët e mi më kanë vënë në dispozicion edhe padinë që është depozituar sot. E shoh pak të përpjetë procesin, ju keni barrën e provës.

Duhet të vërtetoni fjalinë e parë. Ka disa probleme, statusin si investitor strategjik e ka marrë Albstar, që ka ndërtuar stadiumin. Më dërguan tani një foto, tani që po flisni ju.

Agron Shehaj: Çfarë foto?

Lorenc Vangjeli: Kur e verifikoj unë e them. Pjesa e parë e akuzës bie. Ka vërtetuar që pohimi juaj është i pavërtetë, nuk është djali i xhaxhait. Thua është larguar nga Butrinti, është hequr toka dhe është ndërtuar kjo. Nuk kanë të bëjnë, nuk përputhen njollat. Nuk e përfshin këtë zonë.

Agron Shehaj: Ti po na sjell një padi të Gjiknurit ndaj meje, sepse paskam thënë që e ka djalë xhaxhai. Padia nuk është provë, është pretendim.

Lorenc Vangjeli: Po ta njoftoj padinë. Po them çfarë kam parë.

Agron Shehaj: Unë ballafaqohem me të. Meqë ra fjala, po dorëzoj në SPAK, ta nxjerrë SPAK a ka lidhje Gjiknuri. E ka djalë xhaxhai? E ka kushëri? Mbaje veten ti…

Lorenc Vangjeli: Hahahah fol më pak se ta përdorin si provë.

Agron Shehaj: Nëse dikush ka mbështetur politikisht dhe pastaj shpallet investitor strategjik dhe i jepet pronë publike në përdorim, mendoj se dikush që zgjidhet për të punuar në interes të qytetarëve të mendoj për veten dhe të bëjë ligje për veten. Ty nuk të bën përshtypje, mua  më bën shumë përshtypje. Ta hetojë SPAK. Të verifikojë për Gjiknurin, për Xhaçkën.

Lorenc Vangjeli: 70 jetë të kalosh në bibliotekë nuk arrin dot të gjesh çfarë mund të them. Unë mbroj të vërtetën. Ta plas dyfekun në faqe unë.

Agron Shehaj: Po më kërcënon ti mua?

Lorenc Vangjeli: S’ka lidhje është metaforë. Shpenzo një jetë, të kuptosh metaforën./m.j

Next Post
Nga ‘Gërdeci’ tek ’21 janari’/ Klosi: Këto janë fajet që nuk i falen Berishës! Si e futi frymën e konfliktit në politikë

Nga 'Gërdeci' tek '21 janari'/ Klosi: Këto janë fajet që nuk i falen Berishës! Si e futi frymën e konfliktit në politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In