• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

T’a pësosh për një parfum, si u zbulua banda shqiptare që bënte kërdinë në Francë

by Aalison Pearse Stevens
18/05/2019 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia franceze arrestoi tetë shqiptarë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kryente grabitje në Francë.

Gjatë bastisjes së një vile, anëtarët e bandës, vec të tjerash, morën edhe një parfum të personalizuar, pa e ditur se ai do të bëhej prova e fortë e institucionit të akuzës kundër tyre. Parfumi u gjet gjatë kontrollit në shtëpinë e Përkolës. Në shishen e tij ishte gdhendur urimi “Gëzuar Krishtlindjen”.

Francezja Lambotte Dominique ishte në mesin e dhjetra personave që kishte denocuar vjedhjen e banesës së saj, nga persona të paidentifikuar.

“Kanë marrë lekët e vajzës tonë, të cilat gjendeshin në një kuti të vogël metalike të dhomës së saj, në bibliotekë një shumë prej 250 eurosh, si dhe një parfum ‘One Million Paco Rabane’, ku ishte shkruar emri i bashkëshortit tim “Ferdinand”. Ai gjendej në komodinën e dhomës tonë të gjumit. Shishja e parfumit ishte në dy ngjyra, gold dhe e zezë”.

Gruaja përshkruante se mbi shishen e parfumit ishte gërvishtur edhe një dedikim për të.Sendi i vjedhur në shtëpinë e Dominique u gjet në Lac, në banesën e njërit prej të dyshuarve si anëtar i grupit kriminal.

Në pranga ranë 8 të dyshuar, pesë prej të cilëve në Francë, të gjithë pjesëtarë të familjes Kajtazi, ndërsa Alfons Përkola, Besnik Fufi dhe Aleks Marku u arrestuan në Shqipëri me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Nga hetimet e përbashkëta franko-shqiptare rezultoi se si bazë e bandës shërbente familja Kajtazi. Kjo e fundit u siguronte tre të dyshuarve banesën dhe mjetet për realizimin e grabitjeve. Pasi kryenin bastisjet e shtëpive dhe lokaleve, tre të arrestuarit në Shqipëri, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, ku mori pjesë edhe gjykatësja franceze e hetimeve paraprake dhe disa oficerëve të policisë gjyqësore u gjetën dhe sekuestruan bizhuteri, mes tyre dhe një gjerdan me gurë cmuar, si dhe sende të tjera, me vlerë rreth 300 000 euro.

Hetimi zbuloi se përgjatë tre muajve të fundit të 2018, të ashtuquajturit “skifterë” kishin vjedhur me forcë rreth 70 apartamente në zonën e Nancyt. Autoritetet franceze po hetonin vjedhje në seri jo vetëm në rajonin e Francës, por edhe Belgjikë e Itali, kur ranë në gjurmët e të dyshuarve.

Ndaj këtyre të fundit, rëndojnë akuzat e vjedhjes në kuadër të grupit kriminal dhe pastrimit të parave.

Rezultatet e operacionit u bënë publike pak ditë më parë, në një konferencë të posaçme për median organizuar në Nancy nga kryeprokurori i rajonit, Fransua Peren ku ishte i pranishëm prokurori shqiptar i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Next Post
Borchardt: Po tentojmë në çdo formë që t’i ulim palët në tryezën e dialogut

Nuk ka qetësi për ambasadorin e OSBE Borchardt pas sulmit, Policia e Shtetit e merr në mbrojtje bashkë me familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In