• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A do ta përfshijnë akuzat e Gjykatës Speciale edhe Shqipërinë?

by Ben Andoni
26/12/2017 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kosova ka bërë një përpjekje të pasuksesshme pak ditë më parë ta shfuqizojë të ashtuquajturën Gjykatë Speciale, e cila do të merret me krimet e shqiptarëve në Luftën e madhe në rajon. Kur Thaçi, Haradinaj dhe Veseli, të tre funksionarët e parë të shtetit në Kosovë e përfytyruan se e zgjidhën ose më mirë menduan se e përfunduan procesin e kalimit në parlament kërkesën për shfuqizimin, ata dështuan. Nuk u arrit kuorumi dhe ky mund të quhet një kthjellim i momentit të fundit, që me sa duket erdhi dhe nga faktori i jashtëm. Në fakt, ka ende hapësirë brenda pjesës ligjore, që të mundësohet një seancë parlamentare ku të merret në shqyrtim kërkesa e disa deputetëve për shfuqizimin e tij. Anipse ka pak fare gjasa, që kjo të ndodhë, sepse disa vija të kuqe nuk mund të kalohen.

Ndërkohë që Kosova po zien për këtë veprim, paçka se janë shpallur pushimet dimërore të parlamentit, Shqipëria e ka marrë me shumë sportivitet dhe madje më shumë indiferencë. Aq e theksuar është kjo indiferencë për Kosovën, saqë nga Tirana zyrtare nuk pati as edhe kundërshtimin apo reagimin më të vogël protokollar sepse flamuri i Kosovës nuk ishte në vazhdën e flamujve të shteteve, përfaqësuesit e të cilëve znj. Mogherini kish ftuar pak ditë më parë në Bruksel.

Shqipëria ka qenë shumë e përfshirë në Luftën e Kosovës me të gjitha asetet e saj. Por në këtë rast, përballjen  me Gjykatën, aseti më i çmuar do jetë aseti human. Ka shumë individë shqiptarë të luftës, që arritën deri në hierarkinë më të lartë të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përveçse edhe një pjesë shumë të madhe të infrastrukturës kombëtare që u vu në mbrojtje të kësaj lufte. Nuk mbaron këtu. Dick Marty ka ngritur disa padi edhe për strehimoret shqiptare, që serbët i kanë quajtur kampe, për transplantet e organeve ndaj robërve etj. Kuptohet se me atë infrastrukturë mjekësore që kish Shqipëria në ato vite, këto hipoteza janë fashitur, por nuk mund të thuhet se janë mbyllur. Sikur të mos mjaftojë kjo, ka një vazhdë të re dëshmitarësh, që janë gati për të dëshmuar dhe që mund të zbulojnë realitete të tjera. Nga ato, që zakonisht ndodhin në luftëra të tilla.

Në momentet kur flasim, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, janë aktive sepse kanë marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015. Që do të thotë përkundrejt kinse naivitetit të madh të deputetëve kosovarë që iu mor firma dhe pastaj kumtuan se nuk e dinin për çfarë, frikës së arsyeshme VIP-ave pushtetarë të Prishtinës se do arrestohen, por edhe amullinë që e pret Kosovën, kjo Gjykatë do veprojë me të gjithë tagrin e vet. Të mjaftonte të shikoje angazhimin e ambasadorit amerikan Delawie dhe ambasadorit britanik O’Connell, atë mesnatë kur u tha se u përgatit kërkesa e deputetëve kosovarë, të kuptosh sesa rëndësi ka funksionimi i Gjykatës, por edhe fakti se janë investuar shumë para dhe infrastrukturë për këtë strukturë që duhet t’u japë përgjigje disa gjërave të mbetura pezull.

Ndërkohë që Shqipëria në të gjithë këtë proces jo vetëm ka qenë e distancuar dhe përsërit frazat protokollare pro Gjykatës porse më shumë se kaq është krejt indiferente për njerëzit e saj. Megjithë nderimin që kanë marrë militantët shqiptarë në Luftën e Kosovës prej Prishtinës dhe bashkëluftëtarëve kosovarë për solidaritetin dhe përkushtimin e tyre, duket se nga qeveritë e Tiranës nuk është se ka ndonjë lloj nderimi të veçantë për ta. Kjo do të thotë se luftëtarët shqiptarë janë krejt të pambrojtur në rast të ngritjes së akt-akuzave ndaj tyre, por edhe të hallakatur përballë një realiteti krejt të vështirë ligjor. Dhe, kur mendon se Shqipëria ndihmoi pa asnjë kusht, edhe përmes përfshirjes direkt në luftë, të vjen keq për ata që mund të përballen. Më e mira është të urojmë që të mos ketë asnjë akuzë për ata, sepse me keqardhje mund të konkludojmë po të jetë për vendin e tyre: ata janë të harruar ashtu edhe si janë në të vërtetë. (Javanews)

Next Post
Haradinaj: Nëse do vendosja unë, Albin Kurti do të dilte që sot nga burgu

Haradinaj: Nëse do vendosja unë, Albin Kurti do të dilte që sot nga burgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

Kërcënoi, dhunoi dhe i përplasi automjetin 33 vjeçarit, arrestohet 22-vjeçari me “Range Rover” dhe armë pa leje në Tiranë

April 15, 2026
Nga Ukraina te Ballkani, Lavrov ngre alarmin në Kinë, paralajmëron për një rrethim të ri ushtarak dhe politik ndaj Rusisë

Nga Ukraina te Ballkani, Lavrov ngre alarmin në Kinë, paralajmëron për një rrethim të ri ushtarak dhe politik ndaj Rusisë

April 15, 2026
Pallati ende në flakë, shefi i Zjarrfikëses: Ende nuk e dimë shkakun, bilanci do të bëhet kur të shuhet zjarri

Pse flakët “përpinë” pallatin? Ja si i shpëtuam banorët. Flet zjarrfikësi që ishte në..

April 15, 2026
Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit të ligjeve të integrimit me procedurë të përshpejtuar

Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit të ligjeve të integrimit me procedurë të përshpejtuar

April 15, 2026
Ukraina mposht Rusinë me robotë! Për herë të parë, një pozicion armik pushtohet pa ushtarë

Ukraina mposht Rusinë me robotë! Për herë të parë, një pozicion armik pushtohet pa ushtarë

April 15, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Samiti/ Hoxha: Sfida ime, krijimi i një “atlasi” për të evidentuar kontributin e diasporës

April 15, 2026
Demokratët në SHBA kërkojnë shkarkimin e shefit të Pentagonit, Hegseth

Demokratët në SHBA kërkojnë shkarkimin e shefit të Pentagonit, Hegseth

April 15, 2026
Sulm me armë në Turqi, nxënësi qëllon për vdekje 3 të mitur dhe 1 mësues. 20 të plagosur

Sulm me armë në Turqi, nxënësi qëllon për vdekje 3 të mitur dhe 1 mësues. 20 të plagosur

April 15, 2026
I morën makinën 30-vjeçarit dhe i kërkonin 30 mijë euro, 3 të arrestuar në Vlorë

I morën makinën 30-vjeçarit dhe i kërkonin 30 mijë euro, 3 të arrestuar në Vlorë

April 15, 2026
VIDEO / “Më kanë marrë pronën”/ Gruaja nga Kurbini hipën mbi hekurat e SPAK, nxirret me forcë nga punonjësit e sigurisë

VIDEO / “Më kanë marrë pronën”/ Gruaja nga Kurbini hipën mbi hekurat e SPAK, nxirret me forcë nga punonjësit e sigurisë

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In