• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ta mirëkuptojmë Bashën sa të mbarojë halli i Metës!

by Alfred Peza
06/03/2020 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Lulzim Basha i ka habitur të gjithë, duke bërë një nga ato piruetat politike që di ti bëjë veç ai, kur është i detyruar nga rrethana që nuk varen fare prej tij. Një javë përpara 15 marsit, afatit kohor të arritur me konsensus mes të gjitha palëve politike në vend për përmbylljen e draftit final të reformës zgjedhore, Kryetari i PD u duk sikur ka grisur gjithçka ishte arritur derimë tani, për ti dhënë shqelmin “kovës së qumështit” të mbushur me aq mundim edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve!

Por më duhet ta them që në fillim, që si gjithmonë edhe këtë herë, ju lutem mos e merni kaq seriozisht Lulzim Bashën. Edhe kur flet për ta bërë Parlamentin me shtesë kati pa leje, edhe kur thotë gjëra që e duartokasin me playback, edhe kur flet nga studio virtuale, edhe kur i lexon ato që thotë nëpër ekranet e të dyja krahëve a kur i thotë përmendësh, duhet ta mirëkuptoni këto kohë.

Nuk i vë faj askujt që u surprizua dhe mbeti pa tekst, kur e pa Kryetarin e opozitës që të ndryshonte jo vetëm formën, por edhe përmbatjen e komunikimit publik këtë radhë. Sepse në tryezën e reformës zgjedhore, ku opozita e rrugës është rikthyer prej afro dy muajsh, palët kanë arritur gjatë kësaj kohe gati në fundin e procesit. Ato janë dakordësuar për për pothuajse të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR.

Përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri ka qartësuar se deri tani është arritur konsensusi si për rolin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë, hetimin nga SPAK të veprave penale të korrupsionit zgjedhor, sanksionimin dhe mbrojtjen e raportuesve të shkeljeve zgjedhore, financimin miks të fushatave zgjedhore dhe deri tek identifikimi elektronik i zgjedhësve në qendra votimi ose fillimi i zbatimit me projekte pilot të votimit elektronik, etj.

Në ditët në vijim, priteshin propozimet e Partisë Demokratike për çështjet e fundit që ende nuk janë mbyllur si ato për administratën dhe sistemin zgjedhor. E pikërisht këtu, Lulzim Basha gjeti gozhdën e tij të Nastradinit, për të varur xhaketën e lojës politike të radhës, e cila nuk ka të bëjë aspak me thelbin e propozimeve që ai i hodhi sot publikisht, ashtu si pa dashje.

Kryetari i PD e di shumë më mirë se të gjithë ata që u habitën me të, që Parlamenti me dy dhoma është një diskutim i mbyllur këtu e 22 vite më parë dhe se ky projekt ka lindur i vdekur. E kur ai e shoqëroi këtë model të propozuar për Shqipërinë me ato të SHBA, Britanisë së Madhe, Francës e Italisë, atëherë duhet të kuptoni edhe më qartë se ku qëndron halli i tij i vërtetë.

Rrini të qetë të gjithë dhe falini pak kohë Lulzim Bashës, për tu rikthyer sërisht në tryezën e reformës elektorale, për ta përmbyllur ashtu siç ajo ka hyrë në rrjedhën e saj pa kthim tashmë. Mos harroni asnjëherë se çfarëdo që të thotë, ai është më o interesuar se kushdo tjetër në këtë vend, që as sistemi zgjedhor të mos ndryshojë dhe as arkitektura e pushtetit legjislativ të mos preket. E për ta fjetur mendjen përfundimisht, duhet të dini se edhe Ilir Meta është po aq i interesuar sa edhe ai.

Basha sepse vetëm kështu siç ato janë sot mund ta mbajë nën kontroll PD sot dhe nesër po ia doli që të bëhet edhe shefi i mazhorancës, të kontrollojë edhe Parlamentin. Meta edhe nëse nuk do ia dali që tia zerë vendin Lulzim Bashës në garën e re për kreun e opozitës, vetëm kështu si sot mund tia arrijë që të rikthehet si njëherë e një kohë, në rolin e kingmaker-it të skenës politike shqiptare.

Po përse e bëri tani Basha këtë deklaratë? Kryetari i PD ashtu siç ka qenë i detyruar të bëjë sikur po e mbështet Metën në aksionin e tij të ri politik për të “çmontuar grushtin e shtetit” e për ti prirë “revolucionit të madh popullor” që nisi më 2 mars duke dalë me pahir në bulevard, ashtu është i detyruar që të shtyjë ca kohë, edhe përfundimin e reformës zgjedhore.

E gjitha kjo, sepse Ilir Metës i duhet pak kohë që të vijojë diskursin e tij publik për “besëlidhjen e re”, derisa të qartësohet përfundimisht axhenda e Parlamentit dhe e organeve të reja të drejtësisë, për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Me pak fjalë: Derisa Ilir Meta të kuptojë nëse do shkarkohet ose jo si President i Republikës.

Deri atëherë, bëni durim dhe mos u shqetësoni nëse tezat e sotme do të përsëriten, ose nëse Lulzim Basha mund të nxjerri nga goja xhevahire të tjera edhe më të “bukura” sesa këto! Alpenews

Next Post
Përgatitjet e ‘Eurovision’/ Arilena tregon ‘sakrificat’ e xhirimeve

Përgatitjet e ‘Eurovision’/ Arilena tregon ‘sakrificat’ e xhirimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In