• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ta mbrojmë Vjosën nga digat”, 150 organizata mjedisore kërkesë qeverisë

by Java News
20/09/2019 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore të Lumenjve 150 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare mjedisore i kërkuan qeverisë shqiptare mbrojtjen e Lumit Vjosa nga digat e hidrocentraleve.

Në një letër drejtuar kryemistrit shqiptar Edi Rama organizatat shprehen se “zhvillimi i hidrocentraleve në Vjosë vazhdon të mbështetet nga Qeveria shqiptare pavarësisht gjithë gjetjeve shkencore që konfirmojnë vlerën e ruajtjes së ekosistemit unik të lumit Vjosë”.

“Ne jemi të shqetësuar,” thuhet në letër, “veçanërisht nga procesi i zbatimit të projektit të hidrocentralit të Kalivaçit: Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) është planifikuar të realizohet në tre muaj – një afat jorealist për realizimin e një VNM-je të thelluar për një projekt të këtyre përmasave.”

Organizatat e shoqërisë civile pohojnë se “Qeveria shqiptare mbështet zbatimin e hidrocentralit të Kalivaçit, pavarësisht faktit se institucionet ndërkombëtare, mes tyre Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, kanë kritikuar vazhdimisht këto zhvillime.

Letra drejtuar kryeministirt Rama vlerëson se “as rekomandimet e Konventës së Bernës për të pezulluar HEC-in e Kalivaçit deri në kryerjen e planifikimit të nevojshëm strategjik dhe vlerësimeve shtesë nuk janë respektuar nga qeveria shqiptare.

Duke përfshirë hidrocentralin e Kalivaçit, kemi të dhëna për 45 HEC-e të planifikuara në pjesën shqiptare të ujëmbledhësit të Vjosës: 8 në rrjedhën kryesore dhe 37 në degët e saj pohohet nga organizatat mjedisore.

Sipas organizatave lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të mëdhenj të egër në Evropë, i cili rrjedh i pandërprërë në gjatësinë prej 200 km në territorin shqiptar. Gjendja saj ende e paprekur e bën atë një ekosistem të rëndësishëm për shumë gjallesa të rrezikuara në Evropë. Si e tillë, Vjosa është një trashëgimi natyrore me rëndësi mbarë Evropiane dhe përbën potencial të lartë për zhvillimin alternativ të qëndrueshëm si ekoturizmi.

“Ne, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, kërkojmë nga Ju, Z. kryeministër Edi Rama të ndaloni menjëherë të gjitha projektet e hidrocentraleve në ujëmbledhësin e Vjosës, deri në realizimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe Planit të Integruar të Menaxhimit të Basenit, të cilët marrin në konsideratë aspektet sociale dhe në veçanti potencialin e zhvillimit të ekoturizmit”, thuhet në fund të letrës që organizatat mjedisore nga Shqipëria dhe shumë vende të botës i drejtuan kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Next Post
Tatimi mbi Fitimin rritet me 13,8%, shkak aksioni anti-informalitet

Tatimi mbi Fitimin rritet me 13,8%, shkak aksioni anti-informalitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com