• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ta kam ngacmuar motrën, e kam ftuar për kafe?” Shullazi ‘kapet’ me dëshmitarin

by A R
12/09/2017 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në seancën e të martës në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të tij,  “ABC News” siguron dëshminë e plotë të dhënë tek Krimet e Rënda nga dëshmitari i mbrojtur Besnik Musai.

Prokurori: Cila është njohja juaj me Ylvi Beqjan?

Musai: Njihemi. Kemi marrëdhënie punë. Ai ka qenë punëmarrësi im si shofer. Nuk kam marrëdhënie tjetër me të.
Prokurori: A ju ka folur Ylvi Beqja për Emiliano Shullazin?
Musai: Ka qenë një rast kontrate. Çështja e pronësoisë së Vollgës.
Prokuroria: Ç’mund të na thoni më shumë për këtë rast?
Ditën që shkuam tek noterja Aida Spahiu për të dërguar disa dokumente.
Prokuroria: Ishte ndonjë person tjetër që njihnit aty?
Pastaj u kthyem po aty pasdite vonë. Ishte Gilmando Dani dhe Endri Qyqja. Ylviu më tha që do të bënim kontratë për dhurimin e një pjese të “Vollgës”.
Prokuroria: Kur shkuat aty?
Musai: Nuk e kujtoj datën, por ka qenë pasdite.
Prokuroria: Po shtetasi Emiliano Shullazi ishte?
Musai: Më pas erdhi Shullazi. Ai u fut brenda në zyrën e noteres bashkë me Gilmandon, kurse Endrit Zela mbylli qepenin. Pas 15 minutash dëgjiva të thirrura. U hap qepeni dhe doli nga ty Shullazi bashkë me Yliun, të cilin e kishte kapur në qafë.
Prokurori: çfarë bisede po bënin?
Musai: Nuk i dëgjoja dot fjalët, pasi unë isha në një farë distance, por pashë Shullazin t’i verë Ylviut pistoletën në bark.
Prokurori: Çfarë veprimi bëtë ju?
Musai: Nuk më pëlqyen veprimet e tij por qëndrova i qetë. Ata u futën në zyrë dhe dolën pas 15 minutash. Ylviu doli i mërzitur. Në makinë thuajse nuk foli fare. Unë në një moment i thashë ‘Ç’miq i paske ti këta?”. Disa ditë më vonë ai më tha që pas takimit tek noterja ata i kishin kërkuar shuma të mëdha parash.
Prokurori: Cili nga të pandehurit komnunikonte me Yliun?
Musai: Ylviu komunikonte me Gilamdo Dani, që i kërkonte shumat e parave.
Prokurori: Nga e dije ti këtë?
Musai: Unë isha me të në makinë dhe i dëgjoja bisedat.
Prokurori: Dini ju që Ylviu të ketë dhënë shuma parash?
Musai: Po, kujtoj disa raste. Në rastin e parë u niusëm drejt parkut. Unë pashë tek xhepi makinës një sasi të madhe parash, të ambalazhuara me një letër. Ishin 80 mijë euro. Shkuam tek një lokal tek ish-parku jashtë të cilit priste Gilmando Dani. Unë ndenja në makinë. Ylviu ndenji 5 minta me të dhe pastaj u kthye.
Prokuroria: Po rast tjetër?
Musai: Në një rast tjetër kishin 70 mijë euro. Po vinin nga Durrësi drejt Tiranës. Në Vorë patëm një incident, dikush na përplasi automjetin me indietro. Shkuam në servis dhe nuk vazhduam rrugën për Tiranë. Ylviu më tha që shumën e parave do ia dorëzonte Gilmandos.
Prokuroria: Të ka treguar për ndonjë kërcënim nga ana e të pandehurve?
Musai: Ka qenë një periudhë ku ai merrte kërcënime. Ai ikte në Turqi dhe ne kontaktonim përmes numrave turq dhe arabë.
Prokuroria: Ka qenë njeri tjetër në dijeni të tyre?
Musai: Ka qenë edhe një punonjës tjetër, Romeo Tarja, bodigard i Ylvi Beqjes. Ai i shmangej punës kur bëhëj fjalë për të pandehurit, gjente ndonjë justifikim.
Prokuroria: Kush është M. Musai?
Musai: Është motra ime.
Prokuroria: Ti vetë ke pasur telashe gjatë kësaj kohe?
Musai: Të dielën familjen time në Durrës e kanë kërcënuar me jetë dhe më shpërthim të shtëpisë. Mamaja ime ka parë dy djem që kanë tentuar të kalojnë avllinë. I ka pyetur se c’kërkonin. Ata i kanë thënë: “Ti ke një djalë. Nëse ai vjen në gjyq dhe thotë ndonjë gjë që s’duhet do t’i keni punët keq”. Shqetësime të tjera nuk kemi pasur.
Avokatët: Kur u nënshkrua kontrata?
Nuk e kujtoj dot, por ka qenë kohë dimri. Mbaj mend që kishim veshur xhupa. Takimi i parë ishte paradite. I dyti ishte pasdite onë.
Avokatët: Si e njohët Endrit Qyqen?
Musai: Në disa takime që bënte Yliu me Emilianon ishte edhe Qyqja. Unë i kam denoncuar veprimet e tyre.
Shullazi: Dëshmitar, a flisni ju me motrën tuaj?
Musai, gjykatës: Nuk pranoj t’i përgjem kësaj pyetje. Nuk ka lidhje me akuzën.
Shullazi: Unë kaq po të pyes, flet, apo nuk flet, cfarë ka këtu?
Musai: Është pyetje që ka lidhje me famijarët e mi, jo me akuzën. Nuk përgjigjem.
Shullazi: E kam ngacmuar ndonjëherë motrën tuaj unë?
Musai: Nuk kam dijeni.
Shullazi: Të kam thënë që e kam ftuar ndonjëherë për kafe?
Musai: Refuzoj t’i përgjigjem pyetjes.
Gjykata: I pandehur, nuk pranohet pyetja. Vazhdoni me pyetje tjeter.
Shullazi, gjykatës: Do ta mbash gjyqin si është për t’u mbajtur apo jo? Apo të ikim fare?
Avokati: Erdhët me policë këtu, po na e sqaroni njëherë se me cfarë statusi jeni, i penduar, bashkëpunëtor, a cfarë?
Musai: Unë jam dëshmitar i mbrojtur i shtetit.
Shullazi: Të thirri prokuroria, apo shkove vetë?
Musai: Shkova vetë tek Prokuroria për Krimet e Rënda. Më priti një oficere aty.
Shullazi: Po si e dije, që ishte ajo oficere që kishte dosjen?
Musai: Nuk e di, më orientuan tek hyrja të shkoja tek ajo.
Shullazi: Sa vjeç e ke mamin ti?
Musai: Refuzoj të përgjigjem. (Ndërhyn gjykata)
Shullazi: Nuk kam më pyetje.

Dëshmia/ ‘Kunati’ i biznesmenit: Si e kërcënoi Shullazi me armë në kokë

Besnik Musai është shoferi personal dhe njeriu më i besuar i biznesmenit Ylvi Beqja. 27-vjecari është personi i dytë i marrë në mbrojtje nga shteti si dëshmitar i drejtësisë në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij.

I shoqëruar nga forcat speciale, Musai dha dëshminë e tij në Gjykatën për Krime të Rënda, dhe ngriti gishtin e akuzës ndaj të pandehurve, duke rënduar edhe më shumë pozitën e tyre përballë drejtësisë.
Ai tregoi përpara kolegjit penal, momentin kur Shullazi kërcënoi me armë biznesmenin pas një debate të ashpër mes tyre që lidhej me pronësinë e ish-hotel “Vollgës”.

“Me Ylvi Beqjan njihem prej pesë vitesh. Kam qenë shoferi personal i tij, por kemi patur marrëdhënie miqësore dhe të afërta, për shkak se motra ime bashkëjeton me të, edhe pse kam qëndruar larg marrëdhënies së tyre. E kam shoqëruar Ylviun te zyra e noterisë së Aida Spahiut në Durrës, për të nënshkruar një kontratë, përmes së cilës do t’i dhuronte Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollgës”. Kur mbërritëm aty, ishte pasdite dhe jashtë pashë Gilmando Danin e Endrit Qyqjan. Më vonë erdhi Shullazi , i cili hyri brenda më Ylviun dhe me Danin. Qyqja mbylli qepenin e zyrës së noteres. 20 minuta më pas u dëgjuan zëra dhe Shullazi doli jashtë. Ai e kishte kapur Ylviun për qafe. Pak metra më tutje, pashë që nxori armën, ia vuri në kokë dhe debatuan ashpër. U kthyen sërish te noterja dhe qëndruan 20 minuta të tjera. Ylviu doli i mërzitur dhe nuk më tha asgjë. Dy ditë më vonë, ai më tregoi se Emiljano Shullazi i kërkonte shuma të mëdha parash”.

Dëshmitari tha se kunati i tij, u detyrua t’iu dorëzonte para cash miqve të Shullazit, për shkak të kërcënimeve që merrte për jetën. Ai rrëfeu për të paktën dy raste.

“Ylviu i dorëzoi shumën prej 80 mijë eurosh Gilmando Danit në një lokal pranë ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Lekët ishin mbështjellë në një gazetë. Vetë Ylviu më tha se e kërcënonin që t’iu jepte para. Herën e dytë, unë dhe Ylviu erdhëm nga Durrësi në Vorë, ku ai do t’i dorëzonte Gilmando Danit 70 mijë euro. Nuk i dorëzuam paratë, pasi një makinë goditi makinën tonë dhe u detyruam të shkonim në servis. Nuk di nëse këto para janë dorëzuar”.

Në fund 27-vjeçari Besnik Musai, shpjegoi dhe arsyen përse është marrë në mbrojtje nga shteti.
“Dy ditë më parë dy persona tentuan të hynin në shtëpinë dhe kërcënuan me jetë nënën. Ne bëmë denoncimin dhe u policia mori masa për të na mbrojtur”.

I pandehuri Shullazi Shullazi dhe miqtë e tij, nuk reaguan gjatë dëshmisë së 27-vjecarit, por i drejtuan disa pyetje jo lidhur me akuzat, por për marrëdhënien e motrës së tij me Ylvi beqjan.
Rrëfimi i Musait është një tjetër provë e fortë fajësie kundër të pandehurve, të cilët rrezikojnë dënime të rënda./a.m.

Next Post
Pamje të rralla, ushtarët testohen për efektet e drogës, ja disa veprime qesharake

Pamje të rralla, ushtarët testohen për efektet e drogës, ja disa veprime qesharake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Biznesmeni turk vret avokaten 26-vjeçare: Shkak borxhi prej 95 mijë euro për dardhat! (VIDEO)

Biznesmeni turk vret avokaten 26-vjeçare: Shkak borxhi prej 95 mijë euro për dardhat! (VIDEO)

May 3, 2026
“400 vende të reja pune”, Rama njofton marrëveshje për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman

“400 vende të reja pune”, Rama njofton marrëveshje për prodhimin e mjeteve detare në Pashaliman

May 3, 2026
Përfshihet nga flakët një apartament në pallatin shumëkatësh te Komuna e Parisit në kryeqytet

Përfshihet nga flakët një apartament në pallatin shumëkatësh te Komuna e Parisit në kryeqytet

May 3, 2026
“Siguri energjetike”, Rama njofton nga Berlini marrëveshjen me SHBA për gazin e lëngshëm

“Siguri energjetike”, Rama njofton nga Berlini marrëveshjen me SHBA për gazin e lëngshëm

May 3, 2026
Bllokohet votimi për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe largohen

Bllokohet votimi për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe largohen

May 3, 2026
Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Shpërthimi në dyqanin e shërbimeve të internetit në Tiranë, Policia jep detaje

May 3, 2026
Sot Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Raporti i UNESCO-s: Liria e shprehjes në të gjithë botën ka rënë me 10% që nga viti 2012

Sot Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Raporti i UNESCO-s: Liria e shprehjes në të gjithë botën ka rënë me 10% që nga viti 2012

May 3, 2026
Përçarja transatlantike, NATO dhe Gjermania analizojnë tërheqjen e trupave amerikane mes tensioneve Trump-Merz

Përçarja transatlantike, NATO dhe Gjermania analizojnë tërheqjen e trupave amerikane mes tensioneve Trump-Merz

May 3, 2026
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arrestohet një person në Austri, dyshohet se e hodhi qëllimisht

U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arrestohet një person në Austri, dyshohet se e hodhi qëllimisht

May 3, 2026
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të dielë

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të dielë

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In