• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ta duam atdhenë, si turistët Shqipërinë!

by Alfred Peza
14/08/2018 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Në kulmin e dashurisë sonë kombëtare e të përjetëshme për SHBA,- gjatë e pas luftës së Kosovës,- gazetari i një emisioni të njohur në një televizion kombëtar në Tiranë, thënien e njohur “ta duam atdhenë, si shqiponja folenë” e shndërroi me humorin që e karakterizon, në: “Ta duam atdhenë, si Shqipëria Amerikën”!

Kjo thënie mu kujtua, ndërsa prej disa kohësh “Alpenews.al” në hapësirën e saj speciale dedikuar pushimeve verore “Summer 2018”, boton çdo ditë dy komente. Një koment nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe një tjetër, nga qytetarët e Shqipërisë. Ato meren nga “Trip Advisor”, një website i njohur ndërkombëtar, që publikon përshtypjet e turistëve kudo në botë, rreth vendeve që vizitojnë, qyteteve, destinacioneve, plazheve, hoteleve, resorteve, etj.

Përzgjedhja nga gazetarët bëhet sipas parimit të njohur të gazetarisë, një koment pro dhe një kundër. Ku çuditërisht, është më kollaj të gjesh komente pro nga shumë e shumë turistë të huaj që kanë vizituar apo që ende ndodhen me pushime në Shqipëri, sesa nga qytetarët shqiptarë, për turizmin dhe potencialet e vendit të tyre.

Për ta ilustruar këtë, po rendis të plotë, postimin e fundit të kësaj rubrike e cila citon një turist nga Norvegjia dhe një qytetar shqiptar;

Komenti i turistit nga Norvegjia:

“Erdha në Shqipëri kur nuk kishe mundësi që të shijoje këto pamje të mrekullueshme, dhe asokohe nuk kishte infrastrukturë të mirë, rrugë të mira, destinacionet ishin të pakta, dhe informacioni që qarkullonte për turistët ishte i cunguar. Tashmë që më në fund Shqipëria doli ndërkombëtarisht në fushën e turizmit mund të them që mundësitë e mia financiare janë të vij çdo verë këtu, dhe të shijoj këto pamje.”

Komenti i qytetarit të Shqipërisë:

“Bota mund ta njohë Shqipërinë për anën e saj turistike, por nuk njeh Shqipërinë nga brenda, atë ekonomikisht të rrënuar edhe pse megjithatë nuk është vendi për t’u ankuar, unë mendoj se duhet të bëhen akoma ndryshime. Prandaj edhe ju duhet të jeni promotorë akoma dhe më tepër të kulturës tonë, mund të kontribuoni me anë të të gjithë llojeve. Shqipëria dhe shqiptarët rrallë herë i kanë dalë zot vendit të tyre, prandaj sytë i kemi nga ju.”

Nëse ky do të ishte i vetmi koment i këtij lloji, sigurisht që nuk do të bënte aspak përshtypje. Sepse kritizerë dhe nihilistë gjen kurdoherë, kudo në çdo cep të globit dhe në çdo kohë, regjim a epokë. Por, ajo që të tërheq vëmendjen, është se komente të tilla negative kundër vendit të vet, nga qytetarët shqiptarë, duket sikur gjen aq me shumicë, sa edhe ato pozitivet që sa vijnë e shtohen nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Nuk është se Shqipëria, nuk ka gjëra për të kritikuar. Përkundrazi! Sepse të gjithë e dimë se jemi larg të qenurit një vend i përsorur. Sepse një të tillë nuk e gjen askund. As edhe atje ku shumica dërrmuese e shqiptarëve, besojnë se realizohen ëndrrat e njerëzimit.

Të jesh vetkritik, siç me sa duket ne e kemi të zhvilluar këtë sens, nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Madje, as edhe kur atë e bëjmë duke e tejkaluar të drejtën dhe sensin e masës. Sepse, askush nuk mund të thotë se shqiptarët nuk e duan atdheun e tyre. Por, të kritikosh qeverinë e Shqipërisë, klasën e saj politike, pushtetet e emëruara apo të zgjedhura, është një tjetër gjë. E të kritikosh Shqipërinë në një vitrinë ndërkombëtare, e cila shërben veç të tjerash edhe për të kuruar imazhin e vendit tënd, është komplet një tjetër gjë.

Për të kritikuar gjërat që nuk shkojnë në këtë vend, edhe atëherë kur kemi, edhe atëherë kur ndoshta nuk kemi fare të drejtë, na dalin e na teprojnë që nga facebook-u i Kryeministrit dhe tek të gjitha hapësirat e tjera virtuale ose jo, në gjuhën shqipe. Por kur vjen puna, tek “sharja” e vendit tënd në gjuhë të huaj, mbase do të ishte mirë që të paktën “ta duam atdhenë, si turistët Shqipërinë”!

a.ç

Next Post
Salah përfundon në polici, e denoncon vetë Liverpooli

Salah përfundon në polici, e denoncon vetë Liverpooli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In