• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ta çojmë Shqipërinë te Vranicki

by Frrok Çupi
30/03/2021 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Këta e patën çuar një herë Shqipërinë në Evropë, te Franc Vranicki… e ça duan prapë? Ça duan që thërrasin rrugëve ‘Ta çojmë Shqipërinë në Evropë’! Franc Vranici ka qenë kancelar i Austrisë për 11 vjet, që nga 1986. Akoma pa çuar në shtëpi ato pak dosje personale që mbante në zyrën e kancelarit të shtetit, gjithçka ndryshoi për të në fillim të ‘97. Dikush i trokiti në derë dhe i tha se ‘po të presin shqiptarët…, ata që kanë thërritur si të çmendur se e duan Shqipërinë si gjithë Europa’.

Kjo kishte ndodhur vetëm gjashtë vjet më parë, në 1991, kur Partia Demokratike e Shqipërisë kishte tundur këmbën se e donte Shqipërinë si në Evropë. Ndërsa në 23 janar 1997, në fushën e futbollit të Lushnjës janë fotografuar djem lushnjarë demokratë duke djegur tabelat me emrin e PD dhe me parullën ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Gjithë vendi nuk donte të dëgjonte më këso falsitete. Atë ditë dy helikopterë si dy përbindësha nga qielli zbritën aty dhe lëshuan të dërguarin e Berishës, Tritan Shehu, si për t’ua hedhur  ushqim njerëzve të mashtruar e të fyer nga shteti. I dërguari i presidentit nuk gjeti ‘tokë të djegur’, siç thuhet, por gjeti një fushë të mbuluar me presh. Preshi, simboli i varfërisë,  u kthye në simbol turpërimi për të dërguarin e shtetit… Kështu po bëhej gati Shqipëria për në portën e Vranickit në Austri të Europës. ‘Tak, tak, tak!…’, dikush trokiti në portë dhe i tha kancelarit: ‘Zotëri, bëj gati valixhet se të pret Shqipëria’.

Shqipëria, në vend të Europës, kthehet te Haxhi Qamili ose te ‘dy krerët’.

Haxhi Qamili përfaqësoi kokën e dytë të qeverisë, ai i vinte kundër qeverisë së Vlorës. Kryengritja fshatare islamike në vitin 1914 u drejtua kundër orientimit evropian të kombit dhe për largimin e Princ Vidit nga Shqipëria. Në vitin 1997 u kthye fenomeni i ‘dy krerëve në pushtet. Presidenti demokrat Berisha e ndjeu erën europiane si rrezik për postin e tij dhe nxitoi të shpallet për së dyti president, përmes zjarrit të urrejtjes popullore. Kjo në 3 mars, ndërsa në 4 mars austriaku Vranicki merr emërimin si përfaqësues i Europës në Shqipëri.  “Në Shqipëri kishin shpërthyer protesta të fuqishme të armatosura dhe qeveria e presidentit Sali Berisha, shef i Partisë Demokratike, nuk e kishte më situatën në zotërim… Më 4 mars 1997, unë mora zyrtarisht mandatin si përfaqësues personal i kryetarit aktual të OSBE-së”, shkruan Franc Vranicki. Shqipëria bëhet me dy ‘qeveri’, qeverinë e zjarrit dhe qeverinë e Europës. Që atë ditë nuk ka ndalur përpjekja e palës ‘Demokratikase’ për ‘dy krerët’. Sot PD ka dy shefa në krye të saj; qëllimi është që Perëndimi të mos mund ta identifikojë cili është ai i pari e cili i dyti. Vetë opozita ‘e gjerë’ ka dy krerë, por njëri nga PD e tjetri nga LSI, të dy presin një grusht mbi Drejtësinë. Vetë presidenti i Republikës sfidon Kushtetutën dhe sajon një qeveri paralele, të dytë. Nëse në 25 prill nuk fitojnë, janë betuar se do të përsërisin ‘Lushnjën 1997’. Kështu do të shkojnë përsëri në dyer të Europës po ta marrin këta në dorë.

Ja Shqipëria që çuan këta në ‘Europë’:

1992- 97, viti i fundit… Kursimet e qytetarëve u zhytën në një skemë piramidale të praktikuar më parë nga skemat mashtruese ‘Ponzi’; njerëzit kishin nisur të vrisnin veten. Paratë e grabitura nga kompania ‘Shqiponja’ e PD dhe trafiku i armëve e naftës, hynë për tu larë në firmat piramidale. Protestat e popullit nisën të shtypen me zjarr nga qeveria. Populli i Veriut u nxit për të sulmuar Jugun; ish- rezervistët ushtarakë të diktaturës u aktivizuan nën thirrjen ‘Alarm’. Shteti ra, populli u hyri flakëve më këmbë:

Data 1 Mars 1997 e gjen Vlorën pa asnjë autoritet shtetëror. Një masakër mbi oficerët e SHIK trondit vendin. Protestuesit marrin nën kontroll bazën e Pashalimanit. Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe ushtria me trupa, tanke e me avionë rrethon Vlorën e Tepelenën. Në 2 mars, qeveria Meksi dorëhiqet, por më kot. Parlamenti miraton si dorën e hekurt të operacionit kudër revoltave popullore, shefin e SHIK, Bashkim Gazidede. Menjëherë urdhërohet mbyllja e shkollave në mbarë vendin. Kufizohet shtypi dhe furnizimi me mallra ushqimore për popullatën.

Më 3 mars Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës vetëm me votat e deputetëve të PD-së. Një zemërim i papërmbajtur shpërthen në Vlorë dhe në gjithë vendin.

Më 4 mars formohet në Vlorë Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës i njohur thjesht si Komiteti i Shpëtimit. Po atë ditë Europa emëron të dërguarin e vet në Shqipëri, Franc Vranicki.  Ky është ditari dhe sinia si e dorëzuan këta Shqipërinë në Europë.

Pastaj, edhe një herë u bë prova ku e çojnë këta Shqipërinë:

Ngjarja e vitit 2005, në fakt nuk ishte një lajthitje, as marrëzi masive. Qeveria ra prapë në duar të Berishës, por kjo për shkak të lojërave politike të Ilir Metës, që ka fjetur tetë vjet nën hirin e zjarrit të ’97. Por a i lihet prapë në duar kasapit atdheu dhe fati njerëzor?!

Ja kjo ndodhi. Dhe pastaj ndodhi që u përsërit viti 1997. Qeveria vrau 4 protestues në oborrin e qeverisë. Ministri- autor i vitit 2011 sot tenton të marrë postin e kryeministrit. Kryetari i opozitës jetonte e leëvizte me katër snajperë mbi kokë ‘nëse lëviz një centimetër’. “Një nga snajperët e mbaja unë në dorë dhe do ta qëlloja”, deklaron kryeministri Berisha.  Atë vit qeveria doli hapur me bllok në dorë ku grabiti shuma të mëdha nga paratë publike. Disa dëshmitarë u zhdukën nga duart e dy vetëve që drejtonin qeverinë…

A e dërguan për herë të dytë Shqipërinë te Vranicki”? Prapë kërkojnë ta çojnë Shqipërinë atje ku e çuan një a dy herë më parë… Meqë këto ditë ra fjala te roli i madh i kryeministrit Bashkim Fino me Franc Vranickin…

Next Post
Ironia me Metën: Nëse ke dekoratë për Vilson Blloshmin, vij e marr muajin tjetër. Po s’durove, nisja me postë Agron Tufës

"Të tërhiqen menjëherë", Meta: Qeveria dhe Bashkia kanë nisur një proces shkatërrimi për pronat në Kombinat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In