Kjo është një javë shumë interesante. Këtë bën të ditur astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” këtë të hënë, më 12 tetor. Ajo pohoi se vetë Dielli me Jupiterin do të bëjnë lidhje të bukura dhe Saturni me Jupiterin, por Urani, nga ana tjetër, sikur i shkatërron dhe i godet në momente të caktuara. Meri Shehu u shpreh se data 20 tetor është pak e vështirë, sepse Afërdita në Akrep bën një katërkëndësh të vështirë me Plutonin.
“Është java më tradhtare, do të thoja unë, për ata që kanë nevojë për besim ose kërkojnë besim te partnerët, te partnerja, besim në lekë, besim në dashuri, besim në punë. Por dhe për të vendosur kufijtë e vet çdo njeri, deri ku lejon ose deri ku toleron që dikush tjetër ta përdorë ose të përdoret.”
Dashi, 3 yje: Dashi do të ketë një javë konstruktive për sa u përket projekteve, planeve dhe dashurisë, çuditërisht. Por, atje ku e shikojnë dashurinë të bukur, madhështore, këtë nuk do ta duan gati dhe do të duan vetë të bëjnë ndonjë prapaskenë, lidhje të fshehtë ose të sigurohen që ndjenjat për dikë tjetër janë, para se të vazhdojnë për diçka më konkrete. Kështu që kujdes nga ato prapaskenat, lidhjet e fshehta, pasiguritë, marrëveshjet e fshehta ekonomike, sepse sidomos rreth datës 20 tetor kemi katastrofa.
Demi, 2 yje: Megjithëse çështjet familjare janë rregulluar dhe do të rregullohen mirë, dhe Demët do të apasionohen shumë me familjen, me punën dhe me përditshmërinë, përsëri kemi bashkëpunimin e vështirë të Afërditës përballë shenjës së tyre në Akrep dhe Mërkurin që do të kthehet i kundërt, kështu që çështjet në çift mbeten thembra e Akilit. Ose një bashkëpunim i rëndësishëm me një partner, një bashkëpunëtor, një njeri që herë ua kthen mirë, herë ua kthen shpinën, dhe çështjet e besimit tronditen disi te Demët. Prandaj edhe Demët mund të kenë ndonjë humbje ekonomike rreth datës 20, kështu që do të kemi kujdes.
Binjakët, 3 yje: Binjakët e gjejnë atë mikun, shokun, kudo që të jetë, ose atë bashkëpunëtorin, atë fatin, se me sa duket fati punon ndonjëherë për Binjakët. Por, në lidhje me punën, gjërat nuk po shkojnë mirë. Emrin e mirë mund ta kesh, stabilizime mund të bëjnë, lekë mund të marrin, mbështetje sociale, mbështetje nga shteti, të gjitha këto të tjerat. Por puna e përditshme kërkon më shumë dashuri, më shumë pasion, më shumë kufij, ose Binjakët duhet ta kuptojnë ku e kanë kufirin e një ndërhyrjeje në punën e përgjithshme ose në punën e të tjerëve, ose te puna e tyre ku do të investojnë. Unë do të thoja që nuk është javë e mirë për investime dhe, kryesisht, në marrëdhëniet erotike në punë duhet të kenë kujdes rreth datës 18-20 tetor.
Gaforrja, 3 yje: Gaforret janë në një plan më të mirë. U rikthehen disa situata të mira në lidhje me karrierën, stabilizohen, bëjnë plane, bëjnë projekte. Ana ekonomike dhe karriera duket sikur i ndihmojnë. Kështu që Gaforret duken këtë javë shumë të mbrojtura. Por ajo që duhet të kenë kujdes, në fakt, është një tradhti që bëhet rreth datës 20 tetor, dhe kjo tradhti është në çështje ligjore dhe kapen disi mat në një pasiguri ekonomike, në një humbje ekonomike ose në një tradhti nga një miqësi ose bashkëpunim i rëndësishëm.
Luani, 5 yje: Janë në qiellin e shtatë, çështjet ligjore, udhëtimet, kontaktet me jashtë, gjëra të tilla shkojnë shumë bukur. Por, kur vjen puna për një çështje familjare shumë të rëndësishme dhe për një kufi në një bashkëpunim të rëndësishëm ku kërkohen prova besnikërie, aty ajo fleta e penalitetit nuk del e pastër, del e vështirë, qoftë për Luanët, qoftë për ata që do të bashkëpunojnë me Luanët. Kështu që rreth datës 20 tetor diçka e pistë rrotullohet rreth ambientit të tyre, që mendohet perandorak në këtë kohë.
Virgjëresha, 3 yje: Virgjëreshat stabilizojnë disi ekonominë gjatë kësaj jave. Një plan i fshehtë ose po u bëhet një prapaskenë e fshehtë, por është e mirë në këtë rast dhe shumë Virgjëreshave u del në realitet shumë e mirë. Vetëm kujdes në diskutimet e përditshme me njerëzit e afërm, ose në planet dhe projektet e përditshme, ku ka një ngecje të rëndësishme, një belbëzim të frikshëm dhe një ngatërresë shumë të madhe rreth datës 20 tetor. Kujdes me udhëtimet në datën 20 dhe me çështjet ligjore.
Peshorja, 4 yje: Është një favorizim i madh për Peshoren, me Diellin në shenjën e saj, në lidhje të bukura me Jupiterin në Luan. Kemi periudhë fati, mund ta quaja një nga shenjat më me fat, mund t’i jepja edhe pesë. Por kemi një problematikë shumë të rëndësishme ekonomike rreth datës 20, një humbje, një humbje kufijsh, një humbje e ekuilibrit ose një pasiguri, ose edhe një veprim i fshehtë nga një njeri i afërm, shok, mik, ose në çështjet ligjore. Pra, edhe Peshoret kanë një thembër Akili të vështirë, kryesisht nga Afërdita e kundërt në Akrep me Plutonin në Ujor. Pra, diçka nuk shkon mirë deri në fund, ashtu siç duhet.
Akrepi, 4 yje: Afërdita e kundërt tregon që do të stabilizohen dhe kjo javë është përsëri shumë stabilizuese në jetën personale, punë, bashkëpunëtorë, rikthime nga e kaluara. Të gjithëve do të na kthehet dikush nga e kaluara, se Afërdita është e kundërt. Pasionet, ekonomia, çdo gjë që lidhet me lekët dhe me dashurinë rikthehen nga e kaluara në këtë periudhë. Kemi një lajm të mirë pune rreth datës 16. Kështu, ata Akrepë që duan të fillojnë një punë ose presin një përgjigje pune, data 16 do të jetë një nga datat më të favorizuara dhe i lidh mirë edhe me karrierën.
Shigjetari, 4 yje: Dielli në Peshore në lidhje të bukura me Jupiterin në Luan, dhe Saturni nga Dashi, që ka bërë kërdinë, është në një lidhje shumë të bukur edhe me Jupiterin në Luan. Kështu që këto shenja të zjarrit marrin flakë dhe Shigjetari merr flakë në mënyrë të saktë, madje, ai bën edhe veprimet e sakta, nuk është kot. Kështu që edhe Shigjetarët do të marrin lajme të mira. Vetëm kujdes me prapaskenat në punë dhe në ekonomi, në qoftë se fusin duart në vende ku nuk mund të vënë dot firmën siç duhet, dhe firmat nuk duhen vënë tani, se paraprin Mërkuri i kundërt edhe pak.
Bricjapi, 3 yje: Bricjapët do të merren shumë me çështjet familjare dhe ekonomike dhe sikur u vjen për mbarë kjo pjesë, sikur çështja e familjes rregullohet, ekonomia sikur stabilizohet, një çështje pune dhe investimi sikur stabilizohet. Vetëm do të kenë kujdes në rrethin e afërt familjar. Aty kanë keqkuptime, keqkuptime në biseda, mesazhe, takime; dikush nuk vjen, dikush harron kufijtë e tij të bashkëpunimit, të fjalës, të ofendimit, dhe shumë Bricjapë do të ndihen pak të dyshimtë rreth disa personave.
Ujori, 4 yje: Edhe ata i kemi në qiellin e shtatë, sepse, pavarësisht se Plutoni kthehet në rrugën e drejtë në shenjën e tyre, kjo tregon që këta do të dalin shumë për të kërkuar individualitetin e vet në mënyrën më të madhërishme që e kërkojnë. Kështu që nuk mund të merremi dot me Ujorët këto kohë, që kanë Plutonin në shenjën e tyre, kërkojnë thellësi, mençuri, largpamësi, shumë e shumë gjëra të mëdha. Por Afërdita nga Akrepi i godet dhe Urani shpeshherë i godet këtë javë, siç thashë, kështu që nuk marrin dot pesë. Por në jetën personale, çështjet ligjore, udhëtimet, kontaktet me jashtë dhe një punë të re i kanë të favorizuara.
Peshqit, 3 yje: Të cilët do të rregullojnë dhe do të stabilizojnë më në fund çështjen ekonomike. Është një dritë e bukur në fund të tunelit këtë javë për Peshqit në çështjet ekonomike. Saturni bën një mrekulli, u vjen një pronë, një lajm i mirë, para të prapambetura, u kthehet fati, mund të thosha, rreth datës 16. Nga qielli u vjen, ai Urani nuk do t’i lërë mirë, por rreth datës 20 kujdes, sepse euforia dhe stabiliteti mund të humbin për pak gjë nga Afërdita në Akrep, që tregon kujdes me kë lidheni, kujt i besoni dhe kujt ia jepni këto të mira dhe këto benefite që t’jua ruajnë.

