• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Synon “përjetësinë” në pushtet, Putin befason, do garojë në zgjedhje si i pavarur

by Java News
16/12/2023 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshirën e tij për t’u përjetësuar si President i Rusisë, Vladimir Putin do ta realizojë në një mënyrë krejt të papritur për mbështetësit e tij dhe vetë kritikët në Perëndim. Kreu i Kremlinit sipas raportimeve të fundit nga Moska, do të kërkojë përsëri presidencën, por këtë herë duke garuar si një kandidat i pavarur në zgjedhje për të kërkuar një bazë të gjerë mbështetjeje.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se më shumë se 700 politikanë dhe figura të sportit dhe kulturës që përbëjnë një grup iniciative u takuan sot në Moskë dhe miratuan njëzëri kandidaturën e Putinit si i pavarur.

Putin, i cili ka qenë në pushtet si president ose kryeministër për më shumë se dy dekada, ka njoftuar se do të kërkojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar në zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm, të cilat ai pritet t’i fitojë me lehtësi.

Edhe pse ka mbështetjen e plotë të partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”, ai vjen me inovacion në këto zgjedhje dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Andrei Turchak, një zyrtar i lartë i kësaj force politike.

“Më shumë se 3.5 milionë anëtarë dhe mbështetës të partisë do të marrin pjesë aktive në fushatën zgjedhore”, tha Turchak, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

Sergei Mironov, një politikan i lartë nga partia pro-Putin “Just Russia”, tha gjithashtu se ai do të mbledh nënshkrime në mbështetje të kreut të Kremlinit.

Sakaq, për liderin 71-vjeçar zgjedhjet janë një formalitet pasi ai gëzon mbështetjen e shtetit, medias shtetërore dhe pothuajse s’ka asnjë kundërshtim publik nga establishmenti. Mbështetësit e Putinit thonë se ai ka rivendosur rendin dhe krenarinë kombëtare që Rusia humbi gjatë kaosit që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik dhe se lufta e tij në Ukrainë është e justifikuar./m.j

Next Post
“Ju tregoj jetën time si një vajzë rome”! Historia e mrekullueshme e Ina Majkos!

"Ju tregoj jetën time si një vajzë rome"! Historia e mrekullueshme e Ina Majkos!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In