• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sylvinho: Sot duhej të fitonim, s’kam çfarë t’i them ekipit. Lojtarët janë në ankth për listën, shpejtësia e Brojës ka rëndësi për ne

by Java News
25/03/2024 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Sylvinhon ekipi bëri një lojë të mirë paçka se Kombëtarja u mund 1-0 nga Suedia. Braziliani i stolit pas ndeshjes tha se nuk ka çfarë t’u thotë lojtarëve pasi kanë bërë një paraqitje të mirë. Tekniku ka cekur të gjithë lojën, duke vlerësuar paraqitjen.

“Lojtarët janë pak në ankth pasi 23 prej tyre do të shkojnë në Europian. Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë, duke u kualifikuar me ndeshje të mira. Duhet të jemi të kënaqur e të lumtur që jemi kualifkuar në Europian.

Asani dhe Bajrami kishin një rol të dyfishtë nga krahët. Kjo skuadër është e re, lojtarë si Asllani, Mitaj që po marrin eksperiencë. Ne e pamë që Muçi mund të bënte më shumë, të ishte një sulmues në këtë rast. Kemi edhe lojtarë të rinj si Muçolli e Hoxha që janë në fillimet e tyre e mund të japin shumë për Kombëtaren.

Ky është momenti për të vlerësuar lojtarët, rezultati është i rëndësishëm, por jo më i rëndësishmi. Sot bëmë një tjetër paraqitje nga ajo me Kilin. Mund ta kishim merituar fitoren.

Sot provuam diçka ndryshe për të arritur te goli. Kishim shpejtësinë e Brojës, nje penallti që na u mohua, e vështirë kur luan pa VAR pasi ja si shkojnë gjërat. Shpejtësia e Brojës ishte shumë e rëndësishme sot.

Balliu ka luajtur disa ndeshje me ne, ndaj Moldavisë nuk ka qenë pasi ishte i dëmtuar. Ka marrë minutat e tij.

I kënaqur me atmosferën e lojtarëve në grumbullim? Absolutisht shumë i kënaqur. Lojtarët kanë një atmosferë dhe konkurrencë të shëndetshme. Tani kthehen në klubet e tyre dhe kanë 2 muaj kohë për t’u përgatitur. Normal kanë pak tension apo ankth për listën por ky është futbolli.

Raporti që ata kanë me stafin është shumë i mirë. Kemi punuar shumë në këtë pjesë, gjerat thuhen në sy dhe kështu kemi krijuar një marrëdhënie të shëndetshme me të gjithë.

Ndaj Kilit i zemëruar, po sot si ndihem? Jam i trishtuar për fatin që nuk fituam apo barazuam. Nuk kam çfarë t’i them lojtarëve për atë që bënë në fushë. Luajtëm me zemër dhe tifozët e bënë të ndiheshim si në shtëpi. Duhet t’u transmetojmë shpirtin dhe zemrën në fushë”, tha Sylvinho për Supersport./m.j

Next Post
Kush është Alma Cani, drejtoresha e re e QSUT

Kush është Alma Cani, drejtoresha e re e QSUT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In