• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sylvinho largohet nga Kombëtarja Shqiptare, zbulohet emri i trajnerit të ri

by E B
19/05/2026 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho sot në 19 maj.

Lajmi është bërë i ditur së fundmi, ndërsa braziliani ishte në përfundim të kontratës së tij, e cila skadonte në fund të muajit qershor. Pavarësisht diskutimeve për një rinovim të mundshëm, palët kanë rënë dakord që të mos ketë vazhdim, pas moskualifikimit të Shqipërisë në Botërorin 2026.

Së bashku me Sylvinhon pritet të largohen edhe pjesëtarët e stafit të tij teknik, ndihmësit Doriva dhe Pablo Zabaleta.

Ndërkohë, Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. 62-vjeçari italian prej korrikut të vitit 2025 është i papunë, teksa drejtoi Brescian në 15 takime. Më herët Maran ka qenë edhe trajneri i Pisas, Genoas, Cagliarit, Chievos, Catanias, Barit apo Vareses në Itali. Kjo është hera e parë që Maran do të jetë në stolin e një ekipi kombëtar.

Kujtojmë se Sylvinho kishte marrë drejtimin e kuqezinjve në fillim të vitit 2023 dhe gjatë periudhës së tij arriti një sukses historik duke e kualifikuar Shqipërinë në Euro 2024, ku ekipi u rendit i pari në grupin kualifikues.

Në kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria përfundoi e dyta pas Anglisë, duke lënë pas Serbinë dhe duke siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off”, ku u eliminua nga Polonia me rezultatin 2-1 në Varshavë.

Gjatë gjithë periudhës së tij në stol, Sylvinho drejtoi Shqipërinë në 34 ndeshje, duke regjistruar 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje, me një mesatare prej 1.53 pikësh për ndeshje. Në këtë periudhë, Kombëtarja shënoi 40 gola dhe pësoi 30. Me ardhjen e tij, Shqipëria arriti gjithashtu një rritje të dukshme në performancë dhe stabilitet taktik.

Next Post
SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com