• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sylvinho flet për BBC: Jetesa në Tiranë më ndihmoi, si e gjurmova Jasir Asanin! Në Gjermani jo për turizëm

by Java News
04/06/2024 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sylvinho nuk do ta kishte menduar ndonjëherë se do të gjendej i ulur përpara një laptopi dhe të mbante shënime nga ndeshjet e Wycombe Wanderers në Ligën e Parë angleze. Pas një darke në Milano me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ish-lojtari i Arsenalit, Barcelonës dhe Manchester City ra dakord të merrte ekipin kombëtar.

Në fillimet e 2023 ai arriti në zyrën e tij në Tiranë me ish lojtarin e City dhe West Ham, mbrojtësin Pablo Zabaleta dhe mesfushorin e Middlesbrough Doriva si asistentë të tij. Në total ndoqën 240 klipe ndeshjesh për të arritur në një listë fillestare me 70 lojtarë, duke skarcuar dhe kaluar në 39 të tillë derisa arritën tek 23 lojtarë për ndeshjen e parë hapëse me Poloninë për Kualifikueset e Euro 2024.

Ndërmjet tyre ishte atë kohë dhe anësori i majtë i Wycombe, Anis Mehmeti.

Ai asnjëherë nuk kishte qenë në radarin e Shqipërisë, por u ftua si pjesë e procesit të ringritjes që Sylvinho filloi nga dita e parë.

“Zaba (Zabaleta) kishte luajtur për një kohë të gjatë në Angli kështu që kishte ende kontakte atje dhe na solli shumë informacione për Mehmetin.

Filluam ta ndiqnim në Ligën 1, por menjëherë pas kësaj, ai firmosi me Bristol City duke na bërë të mendojmë: Ok, potencialin që po e shohim ne, po e shohin dhe të tjerë.

E dinim se kishte shumë shqiptare të tjerë si ai që luanin jashtë”, ka theksuar Sylvinho për “BBC Sport”.

Gjithë ajo punë e madhe u shpërblye. Pavarësisht se humbën ndeshjen e parë 1-0 kundër Polonisë, Shqipëria kaloi e palëkundërur deri në fund të fushatës së tyre, duke përfunduar në vendin e parë në grupin e tyre dhe duke siguruar kualifikimin për në Euro pa mbaruar ndeshja e fundit. Një arritje e tillë e ktheu Sylvinhon me një status heroi.

Ishte vetëm hera e dytë në histori që ‘Shqiponjat’ do të ishin në Europian, pasi bënë debutimin e tyre të parë në 2016.

“Jetoj në një hotel që ndodhet vetëm 2 km larg ndërtesës së FSHF kështu që ndonjëherë eci në këmbë përmes një parku shumë të bukur dhe takohem me fansa. Ata zakonisht vijnë dhe më thonë: respekte Mister”, buzëqesh trajneri 50 vjeçar.

Nuk do të jetë e thjeshtë në ‘Gjermani 2024’, pas një shorti që i vuri shqiptarët në krah me kampionët në fuqi Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

“Nuk po shkojmë të bëjmë qef gjithsesi. Detyra jonë nuk ka përfunduar akoma dhe nëse kemi ndonjë shans për të avancuar një stad më tej, do të luftojmë për të në të njëjtën mënyrë sic bëmë në kualifikueset”, thotë ndër të tjera braziliani.

Të gjesh sulmuesin perfekt në ligën koreane

Meqë kishte punuar më parë si një asistent në kombëtaren Braziliane, ndërmjet korrikut 2016 dhe prillit 2019, Sylvinho nuk ishte i panjohur në futbollin ndërkombëtar.

Një nga detyrat që mori përsipër ishte të ndërronte formacionin që kishte marrë nga 3-5-2 dhe ta adaptonte në 4-3-3.

Kishte veç një çështje që nuk ishte mësuar në vendin e tij të lindjes, e kishte të nevojshëm një sulmues krahu të këmbës së majtë që ta bënte të ecte kjo skemë, por thjesht nuk e kishte.

Kështu që ai dhe stafi i tij hynë në database të Federatës për të parë për një lojtar me këto karakteristika dhe në fund erdhën me dy emra një prej të cilëve ishte 29 vjeçari Jasir Asani që luante në Korenë e Jugut.

“Po ndiqnim videot e tij nga koha në futbollin e Hungarisë dhe isha gati i çuditur, kush është ky? Ai kishte gjithçka që donim. Ishte i jashtëzakonshëm në situatat një me një, mund të gjuante mirë dhe ishte i shpejtë.

Kështu, për disa të shtuna rresht, shkonim në zyrë në orën 9 të mëngjesit, për të parë ndeshjet e tij se kishte diferencë oraresh”, tregoi 50-vjeçari.

Në fund gjithcka ia vlejti. Asani u provoi se ishte një goditje në shenjë. Lojtari që kishte lindur në Maqedoninë e Veriut bëri një përshtypje të madhe dhe përfundoi kualifikueset me tre gola dhe dy asiste.

Ata dinë si të godasin nga distanca

Sylvinho beson fort se asgjë nga këto nuk do të mundësohej nëse ai nuk do të vendoste të linte familjen pas në Porto dhe të zhvendosej në një dhomë hoteli në Tiranë.

“Më thanë se kjo do të funksiononte në momentin që lajmëroja se do të doja të jetoja këtu. Më lejoi që të kuptoja plotësisht identitetin lokal dhe të isha 100 përqind i fokusuar te puna ime” thotë trajneri takimet me të cilin zhvillohen në gjuhën italiane.

Stili i tij agresiv i sulmit ka bërë përshtypje edhe tek fansat më skeptikë që në fillim nuk ishin të bindur nga ndërmarrjet e tij të mëparshme në Lyon dhe Corinthians.

Shqipëria veçanërisht ka bërë përshtypje për shënimet e golave në rrugën drejt Gjermanisë.

“Ata vërtet e dinë sesi të gjuajnë topin nga distanca, e kanë të përbrendshme dhe mua kjo më pëlqen shumë, i inkurajoj ta bëjnë. Nëse mendojnë se është gjëja e duhur për t’u bërë, jepini, mos ndaloni”, pëfundon trajneri i Shqipërisë për “BBC Sport”./m.j

Next Post
“Jemi ngatërruar, e ka deklaruar idioti”/ Të tjera përgjime: Si polici kufitar në Rinas mori ryshfet për të kaluar të riun me expuls nga Franca: E kalojmë nga Stambolli…!

“Jemi ngatërruar, e ka deklaruar idioti”/ Të tjera përgjime: Si polici kufitar në Rinas mori ryshfet për të kaluar të riun me expuls nga Franca: E kalojmë nga Stambolli…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com