• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Sy për sy, gjak për gjak”, a i manipuloi gazetari gjerman Claas Relotius rrëfimet nga Shqipëria?

by Java News
22/12/2018 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Claas Relotius deri para pak ditësh ishte ylli i gazetarisë gjermane. Ai i kishte fituar gati të gjitha çmimet. Reportazhet e tij, të shkruara me përsosmëri të habitshme, u botuan jo vetëm në DER SPIEGEL, revistën e famshme gjermane. Tani Relotius është zbuluar si njëri prej mashtruesve më të mëdhenj në historinë e re të gazetarisë gjermane. Relotius ka botuar edhe dy tekste nga Shqipëria – njërin për gjakmarrjen, tjetrin për burrneshat. Të dy tekstet duken të manipuluara ose pak të besueshme.

Nga Enver Robelli

«Janë dy tema për të cilat nuk dua të shkruaj mbi Shqipërinë: gjakmarrja dhe burrneshat. Janë tema të kota, të mbivlerësuara, të cilat vetëm synojnë të betonojnë disa klishe për Shqipërinë». Këto fjalë m’i thoshte një koleg i gazetës «Neue Zürcher Zeitung» në Zagreb në vitin 2008, pak muaj pasi kisha shkuar në kryeqytetin kroat për të punuar korrespondent për Europën Juglindore i gazetës gjermane «Süddeutsche Zeitung» dhe asaj zvicerane «Tages Anzeiger». Gjatë gjithë këtyre viteve me kolegun zviceran nuk shkuam kurrë në «Shqipërinë e egër» për të portretuar gratë burrnesha ose për të shkruar për kiametin e gjakmarrjes në Shkodër. Sepse «Shqipëria e egër» nuk ekziston. Kjo nuk domethënë se «Shqipëria e egër» nuk shpiket – nga gazetarët perëndimorë, nga reporterët e «famshëm», ata që nuhatin për të zbuluar «storjen e vitit» për të marrë pastaj çmimin kryesor për gazetari. Njëri nga këta gazetarë është Claas Relotius.

Deri para pak ditësh Relotius ishte ylli i gazetarisë gjermane. Ai i kishte fituar gati të gjitha çmimet e gazetarisë. Reportazhet e tij, të shkruara me përsosmëri të habitshme, u botuan jo vetëm në DER SPIEGEL, revistën e famshme gjermane, por edhe në media të tjera. Tani Relotius është zbuluar si njëri prej mashtruesve më të mëdhenj në historinë e re të gazetarisë gjermane. Ai ka shkruar nga Amerika, nga Kalabria, nga Turqia, nga vatrat e krizës, ai ka portretuar njerëz të moshuar që kanë qenë dëshmitarë të tmerreve të shekullit të ’20. Në korrik të vitit 2016 ai botoi në DER SPIEGEL një reportazh për Ahmedin dhe Alinin. Ja si e paralajmëron storjen: «Ahmedi është dhjetëvjeçar, Alin njëmbëdhjetë kur u vranë prindërit e tyre në Halep. Ata u arratisën në Turqi dhe punojnë atje – si mbledhës hekurishtesh dhe rrobaqepëse. Në ëndrra atyre u shfaqet Angela Merkel».

Tani mbi këtë artikull qëndron ky paralajmërim i DER SPIEGEL. «Në bazë të hulumtimeve të DER SPIEGEL mbi raportet e Claas Relotius ekzistojnë dyshime për falsifikim të gjerë dhe manipulim nga ana e autorit. DER SPIEGEL po hulumton të gjitha indikacionet dhe do t’i lë artikujt të pandryshuar në arkiv deri në sqarimin sa më shumë të mundshëm të akuzave – kjo bëhet për të mundësuar hulumtimet transparente. Ju lusim të na shkruani për çdo indikacion: hinweise@spiegel.de).

Ndoshta në këtë adresë së shpejti do të shkruajnë edhe njerëz nga Shqipëria për ta denoncuar autorin. Relotius ka botuar, mes tjerash, edhe dy tekste nga Shqipëria – njërin për gjakmarrjen, tjetrin për burrneshat. Të dy tekstet duken të manipuluara ose pak të besueshme. Në tekstin për gjakmarrjen (të botuar në revistën gjermane Cicero dhe në gazetën e Zürichut «NZZ am Sonntag» [09.12.2012] me titullin: «Sy për sy, gjak për gjak») bëhet fjalë, mes tjerash, për Rudi Malashin, një 16-vjeçar, i cili nuk guxon të braktisë shtëpinë për shkak të gjakmarrjes. Më 12 janar 2007 babai i Rudit, Sokol Malashi, vrau një fqinj nga familja Nabol. Malashi? Nabol? Mbiemra që nuk tingëllojnë shqiptar, as nuk gjenden në regjistrin civil të Shqipërisë. Është shumë e mundshme që këta mbiemra të jenë pjellë e fantazisë së Claas Relotius. Në tekstin e tij Relotius shkruan se vetëm në Shkodër «thuhet se» mbi 3000 familje janë të përziera në ngatërresa të gjakmarrjes. 3000 familje duket shifër tepër e lartë, po të ishte e vërtetë kjo shifër Shkodra do të ishte në kulmin e një lufte civile. Pastaj Relotius shkruan: «thuhet se» aktualisht më shumë se 1500 të rinj po rriten në Shqipërinë veriore pa arsimim dhe pa kontakte me botën e jashtme për shkak të frikës nga gjakmarrja. Disa raste të gjakmarrjes janë me shekuj të vjetra, shkruan Relotius. Ndonjë shembull? S’ka. Ai sugjeron se dikush në Shkodër mund të kërkojë të marrë hak për një pasardhës të vrarë, për shembull, në vitin 1789? Këto janë bajga gazetareske. Relotius shkruan se ekziston mundësia që gjakmarrjes t’i jepet fund në mënyrë paqësore – mjafton që familja e dorasit të paguajë një çmim të caktuar, «zakonisht mijëra euro». Si lexues shqiptar mund të pyesësh: athua ky detaj me euro mund t’i ketë ikur Shtjefën Gjeçovit kur e vuri në letër Kanunin? Relotius citon Jenva Bashin, një burrë «me pulovër dhe çizme të gomës». Bashi flet për përpjekjet e tij për pajtimin e familjeve. Bashi prezantohet si njeri që punon në Komitetin për Pajtim në Shqipëri. A ekziston në Shqipëri një burrë me emrin Jenva Bashi? Duket tejet e dyshimtë. Një person tjetër që citohet është Tama Nabol. Kjo Tama Naboli na qenkësh gruaja e viktimës, të cilën e paskësh vrarë Sokol Malashi. Tama Nabol? Emër shqiptar? Sipas Relotius në Shkodër paskësh edhe një «lagje të gjakut», «Blutviertel» në gjermanisht. A ekziston një lagje e tillë në Shkodër? Në burimet publike një lagje e tillë nuk gjendet. Dhe me gjasë as ajo nuk ekziston. Në tekstin e Relotius nuk mungon as Altini, i cili jeton qe 17 vjet i mbyllur nga frika e hakmarrjes. Altini nuk ka mbiemër. Në rrëfimin e tij Relotius përmend edhe xhaminë «Parucca». Në Shkodër ekziston një xhami, quhet Xhamia e Parrucës.

Më 22 janar 2012 gazeta «NZZ am Sonntag» botoi reportazhin me titullin «Në luginën e burrneshave». Autor: Claas-Hendrik Relotius. Në këtë tekst Relotius ka dy emra: Claas-Hendrik. Me sa duket më vonë ai ka hequr dorë nga emri i tij i dytë. Relotius flet me burrneshën Lujana Tarani, e cila jeton në një komunë malore me 300 banorë në veri të Shqipërisë. Lujana Tarani? A ekziston kjo burrneshë? A ekziston njeri në Shqipëri me këtë emër? Dhe përse Relotius nuk tregon se në cilën komunë, në cilin fshat jeton kjo burrneshë? Ai mjaftohet vetëm me informacionin e mjegullt se ajo jeton në një komunë malore me 300 banorë në veri të Shqipërisë. Relotius citon burrneshën Lujana Tarani, e cila thotë se «këndej në male» gratë nuk vlejnë gjë. Vërtet? Aq primitiv qenkan shqiptarët? A janë po ata shqiptarë që para më shumë se një shekulli e shoqëruan Edith Durhamin me kalë e me kobure për t’i garantuar siguri ndërsa ajo shtegtonte nëpër Shqipërinë veriore dhe në Kosovë? Si nuk pësoi asnjë të keqe në Shqipërinë veriore – kinse aq primitive – shkrimtarja amerikane Rose Wilder Lane? Në tekstin e biçim-gazetarit Relotius burrnesha Lujana Tarani thotë se kur e ka dhënë betimin për t’u bërë burrneshë, secilit burrë ia ka lënë në dorë një plumb me porosinë se «nëse ndonjëherë dua të jem përsëri grua, atëherë mund të më vrisni». Kështu, sipas Relotius, qenkësh tradita e burrneshave. Në tekstin e tij për burrneshat Relotius shet mend edhe si ekspert i Kanunit. E drejta zakonore shqiptare, sipas tij, thotë se burri ka vlerë sa 12 qe, ndërsa gruaja sa gjashtë. Rrjedhimisht, gruaja ka përgjysmë më pak të drejta, thotë Lujana Tarani. E cituar nga gazetari Relotius. Nga «gezetari» Relotius. Kanuni që citon Relotius nuk ekziston. Po Lujana Tarani? Me gjasë as nuk ekziston.

Në numrin e ri të DER SPIEGEL gjashtë tekste i kushtohen «rastit Relotius». Dhe ky është vetëm fillimi. DER SPIEGEL ka paralajmëruar themelimin e një komisioni, i cili do të hetojë të gjitha dyshimet e ngritura mbi shkrimet e Claas Relotius. Kur gjatë kësaj jave krerët e DER SPIEGEL njoftuan redaksinë për mashtrimet e Claas Relotius, disa gazetarë qanë. Shqipëria duket se është vetëm njëra nga terrenet, ku mashtruesi Claas Relotius derdhi energjinë e tij kriminale dhe tradhtoi të vërtetën.

Next Post
“Gëzuar festat nga Mimi dhe unë! Kemi një bilanc për të bërë”

"Gëzuar festat nga Mimi dhe unë! Kemi një bilanc për të bërë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In