• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Sy për sy, dhëmb për dhëmb’! Rrëfimet tronditëse të skuadrave të vdekjes së Dutertes

by A R
25/09/2025 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur përfundonin operacionet, skuadrat e vdekjes të policisë shpesh mblidheshin nëpër baret e Manilës. Jo vetëm për të “shfryrë” pas netëve të gjata të gjakut, por edhe për arsye supersticioni: kishin frikë se shpirtrat e viktimave do t’i ndiqnin në shtëpi.

“Imagjino, vrava 47 njerëz dhe pastaj thjesht të flej? Jo, duhej të pija, të pija vetëm që të më zinte gjumi,” rrëfen një prej tyre. “Ne jemi filipinas… nëse shkon në shtëpi pas vrasjeve, shpirti mund të të ndjekë.”

Organizatat e të drejtave të njeriut besojnë se deri në 30 mijë përdorues dhe tregtarë të dyshuar droge u ekzekutuan gjatë asaj që u quajt “lufta kundër drogës”, e nisur menjëherë pasi Rodrigo Duterte erdhi në pushtet në vitin 2016. Shumë prej këtyre vrasjeve dyshohet se u kryen nga skuadrat e fshehta të policisë.

Tetë vite më vonë, Duterte ndodhet në paraburgim në Hagë, i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për krime kundër njerëzimit. Por ndërkohë në Manila, disa prej oficerëve të përfshirë thonë se netët pa gjumë dhe të mbushura me alkool kanë marrë fund.

Rrëfimet e ekzekutorëve

Media prestigjioze The Guardian intervistoi katër oficerë të Policisë Kombëtare të Filipineve, tre ish-anëtarë të skuadrave të vdekjes dhe një hetues të vrasjeve, të cilët pretendojnë se ekipet e tyre vranë rreth 400 persona, mes tyre edhe viktima të “hakmarrjeve” personale.

Shumica prej tyre nuk shfaqin pendesë. “Njerëzit e këqij meritojnë të vdesin,” thonë unanimisht.

Njëri prej oficerëve aktiv, me syze dhe këmishë blu, shpjegon ftohtësisht: “Po përdor drogë dhe nuk ke para, si do t’i sigurosh? Do bësh gjëra të ndyra. Prandaj, për mua, është në rregull, le të vdesin nëse e meritojnë. Sy për sy, dhëmb për dhëmb.”

Një tjetër pranon se gjatë fillimit kishte “flashback” dhe frikë nga hakmarrja shpirtërore, por gjeti qetësi përmes rrëfimit të mëkateve në kishë: “Çdo herë shkoja për t’u rrëfyer. Tani ndjej sikur jam i falur. Nuk kam më ëndrra të këqija.”

Sipas tij, edhe nëse janë vrarë 30 mijë, kjo “është më pak se 1% e popullsisë” një shifër që e llogarit pa emocione, teksa pranon se e vetmja pasojë personale ishte se “u vonua promovimi” në karrierë.

Vrasje të fabrikuara dhe kuota policore

Zyrtarisht, versioni i policisë ishte se viktimat ishin vrarë nga “vigjilantë” ose kishin humbur jetën pasi kishin rezistuar ndaj arrestimit. Por brenda trupës policore, thonë disa ish-hetues, kjo ishte një “sekret i hapur”.

“Kur gjendej një trup me një pankartë, nuk bënim hetim të plotë. Thjesht shkruanim që u hodh në rrugë. Ne e dinim kush e kishte bërë, policia,” pranon një hetues i dalë në pension.

Një tjetër ish-pjesëtar i skuadrës kujton: “Shumica nuk rezistonin kurrë. Nuk kishin as barut në duar. Por askush nuk guxonte të hetonte, sepse kishin frikë nga Duterte.”

Me kalimin e kohës, lista e emrave të drogës u “shterua” dhe filluan eliminimet personale, me emra që silleshin nga informatorët për të mbushur kuotat e detyruara për stacionet e policisë. “Për këtë ndihem fajtor,” pranon njëri prej tyre.

Ai kujton makabritetin: “të dyshuarit mbaheshin për dy ditë në komisariat. Nëse askush nuk i kërkonte, i merrnin në makinë, i qëllonin në sediljen e pasme dhe më pas i hidhnin në zona pa kamera. E urreja atë makinë. Mbinte erë gjaku.”

“Kult i Duterte-s”

Pavarësisht gjakderdhjes, mbështetja për Duterte mbetet e fortë. Në Metro Manila, me mbi 14 milionë banorë, shumë qytetarë shprehen ende me nostalgji për “rendin” e kohës së tij.

Një shitëse kokosi 67-vjeçare thotë prerë: “Duterte. Ai kishte dorë të fortë. Nuk kishte krime të vogla natën. Kishte paqe. Vdekjet ishin të nevojshme. Ai bëri atë që duhej bërë.”

Një sondazh i majit 2025 tregoi se 63% e filipinasve ende i besojnë Duterte-s, dhe vetëm 51% mendojnë se duhet të mbahet përgjegjës për vrasjet. Madje, në maj, ai fitoi garën për t’u bërë sërish kryebashkiak i Davao-s, ndërsa ndodhet në burg në Hagë.

Sipas ish-senatorit Antonio Trillanes, ky është rezultat i një “propagande të gjatë”, ku Duterte krijoi një “ndjekje kultike” përmes “dezinformimit dhe frikës”.

Dhimbja e viktimave

Për familjet e viktimave, plagët mbeten të hapura.

Teresita Beranal kujton ditën e vitit 2017 kur katër burra qëlluan për vdekje djalin e saj dhe më pas e tërhoqën trupin “si një derr” nëpër lagje.

“Shumë të tjerë humbën fëmijët e tyre. Nuk i numëroj dot. Shpresoj të kemi drejtësi. Të dashurit tanë nuk janë kafshë.”

Randy delos Santos, tetë vite më pas, ende vendos lule në vendin ku nipi i tij, Kian, u vra nga policia.

Megjithatë, me përjashtim të disa rasteve të rralla, pak oficerë janë dënuar ose janë sjellë para drejtësisë. Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Filipine përpiqet ende të mbledhë mijëra raporte policore, por sfida është e madhe pasi “thuajse të gjitha stacionet e policisë ishin të përfshira”.

Frika e ekzekutorëve

Disa nga oficerët e intervistuar nuk pendohen, por pranojnë një lloj pasigurie.

“Nëse po ndjekin shefin tend, një ish-president me para e ndikim dhe ai tani është në ICC… po unë? Unë jam thjesht një njeri i zakonshëm,” thotë një prej tyre.

Një tjetër e përmbledh ftohtësisht: “Çfarë kemi bërë është e keqe në sytë e Zotit dhe njerëzve. Por nga ana tjetër, shërbeu për një qëllim. Nëse ata do ishin ende gjallë, do vazhdonin të bënin gjëra të këqija.”

Një vend përballë së shkuarës

Procesi në Hagë shihet si shpresa e parë e vërtetë për drejtësi për viktimat, por rruga mbetet e gjatë.

Gazetarja Patricia Evangelista vëren: “Të presësh që kombi të kthejë menjëherë krahët ndaj një njeriu që e duan dhe e adhurojnë, vetëm sepse është marrë nga një gjykatë ndërkombëtare… është shumë për të pritur.”

Për momentin, Filipinet mbeten të ndara mes adhurimit për “dorën e fortë” të Duterte-s dhe dhimbjes së mijëra familjeve që presin ende drejtësi.

Next Post
Youtube do të rikthejë llogaritë e fshira për keqinformim

Youtube do të rikthejë llogaritë e fshira për keqinformim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In