Milani zyrtarisht ka konfirmuar se Suso ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2022.
Agjenti i futbollistit ishte parë në fakt te klubi i Milanit dhe kishin nisur raportime të shumta për të ardhmen e Susos, por tashmë gjithçka është zyrtarizuar.
“Milani është i kënaqur që të njoftojë se Suso ka zgjatur kontratën me klubin deri më 20 qershor 2022.
E kemi pritur qe një kohë të gjatë dhe ky është rezultati. Tani kontrata është nënshkruar, është zyrtare”, ka njoftuar klubi, përgatiti Express. (b.an)