Në emisionin ZonaExpress që u transmetua në KlanKosova, dalin fakte të reja për arsyet e nënshkrimit të dokumentit të Rambujesë, dështimi i të cilit solli intervenimin e NATO-s.
Veton Surroi, që ishte pjesmarrës në konferencën e Rambujesë, deklaron se Thaçi pranoi të nënshkruante Rambujenë vetëm pasi iu premtua që do të bëhej një film për të në Hollyëood.
Fakte të tjera tregojnë se Thaçi u detyrua të largohej më herët nga Rambujeja, gjë që ka mundur të ndikojë në vendimin e ngutur. Largimi i tij nga Rambujeja më herët erdhi pas informatave të një “shërbim mik”, sipas Xhavit Halitit, për kërcënimin e jetës së delegacionit Kosovar atje.