• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Surprizon moti! Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

by A R
01/07/2026 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një stuhi ka përfshirë mbrëmjen e kaluar qarkun e Korçës, duke sjellë reshje intensive shiu, erë të fortë dhe në disa zona edhe breshër. Kushtet e rënduara atmosferike kanë shkaktuar dëme në bujqësi, probleme në qarkullim dhe incidente me rrëzimin e pemëve.

Në fushën e Maliqit, fermerët shprehen të shqetësuar për dëmet e mundshme në kulturat bujqësore, veçanërisht te gruri, i cili ndodhet në fazën e korrjes.

Në fshatin Rëmbec të Maliqit, një pemë është rrëzuar mbi një automjet, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Forcat e Stacionit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, së bashku me efektivët e Policisë dhe banorët e zonës, ndërhynë për largimin e pemës dhe normalizimin e situatës.

Një tjetër rast i ngjashëm është raportuar edhe në qytetin e Maliqit, ku gjithashtu një pemë ra mbi një automjet. Në fshatin Kamnik të Bashkisë Kolonjë, reshjet intensive të breshërit, që zgjatën rreth 15 minuta, kanë dëmtuar vreshtat, të cilat përbëjnë një nga burimet kryesore të të ardhurave për banorët e zonës.

Fermerët e zonës shprehen se kjo është hera e gjashtë radhazi që breshëri dëmton kulturat bujqësore në Kolonjë, Devoll, Korçë dhe Maliq.

Sipas tyre, pavarësisht evidentimit të dëmeve dhe dërgimit të dokumentacionit pranë institucioneve përgjegjëse, deri më sot nuk kanë përfituar dëmshpërblim.

Në Bashkinë Pustec raportohet ndërprerje e energjisë elektrike në katër fshatra, ndërsa ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defekteve.

Ndërkohë, në bashkitë Korçë dhe Pogradec nuk janë raportuar dëme apo situata emergjente.

Next Post
“Pse kryebashkiaku i Tropojës u trajtua ndryshe, unë jo”, argumenti i Veliajt në GJK

Kushtetuesja sërish në favor të Veliajt: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com