Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Fatos Nano sot ndodhen së bashku në “Teatrin Migjeni” në qytetin e Shkodrës disa orë para se të nisë ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në këto momente teatri Migjeni ka hapur dyert e ekspozitës me katër kupat botërore të sjella për herë të parë në Shqipëri.
Me sa duket ish-lideri i së majtës Nano dhe Rama janë në ditët më të mira, ndaj sonte kanë vendosur ta shikojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen Shqipëri-Itali që do të luhet në orën 20:45. /b.d
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/fatos-nano_1507565450-7543033.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/e1492389-c2c3-46b1-a7b9-d72c0a809852_1507565569-6678515.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/d1b5706b-16c9-4793-ba61-ae1b5ddfe1d8_1507565570-5324926.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/1eab5347-f06a-40e2-97fb-710b960aaf59_1507565569-8305286.jpg)