• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Surprizat e reformës në drejtësi/ Magjistratët me pension më të lartë sesa rroga neto

by Aalison Pearse Stevens
20/08/2016 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Magjistrat. Ja puna që do të jetë ndoshta më e kërkuara në Shqipërinë e pas reformës në drejtësi. Rroga të majme, mbrojtje të jetës dhe të pronës, shërbime, shpërblime, këto janë pjesë e faturës marramendëse financiare për 1 000 njerëzit që po trajtohen si askush më parë. Vizion Plus raporton se përfitimeve të tyre financiare i shtohet edhe pensioni.

 

Sipas dokumenteve që posedon televizioni në fjalë, “vetëm deficiti që do të krijohet në skemën e re të pensioneve si rezultat reformës në drejtësi, do të krijojë një kosto prej 320 milion dollarësh në vit, ku nëse llogariten 40 vitet e ushtrimit të funksionit të një gjyqtari apo prokurori kjo shifër shkon në 12.8 miliardë dollarë, sa 3-fishi i gjithë buxhetit që ka sot Shqipëria”.

Ministria e Financave ka kërkuar të rishikohen këto surpriza që në vend se të zgjidhin punë, krijojnë një barrë thuajse të papërballueshme. Në komunikimin e vet, Ministria shpjegon arsyet e kundërshtimit të vet, që në këtë rast është financiar, por edhe parë nga parimet e trajtimit që marrin zyrtarë të shtetit. Në shqetësimin e saj, Ministria e Financave nënvizon:

“E thënë ndryshe, për 1.6 lek të paguar do të përfitohen 9 lekë si përfitim ose rreth 5.6 herë më shumë. Nëse marrim në konsideratë faktin që pagat e propozuara janë shumë të larta atëherë në vlerë absolute ky deficit për 1000 persona me paga mesatare 300.000 lekë në muaj, deficiti në long term është afërsisht 32 miliard lekë.

Një punonjës i zakonshëm që nuk trajtohet me pension suplementar sot paguan 11.2% të pagës bruto që në të ardhmen të marrë 40% të pagës pension, dhe ky kontribut i vogël krahasuar me përfitimin në të ardhmen thellon deficitin në skemë, por magjistratët e thellojnë atë pasi pensioni që do të përfitojnë është 60% e pagës, çka do të thotë që një pension mesatar të jetë 2 milion lekë të vjetra. Por një tjetër shqetësim i lindur është trajtimi i familjarëve në rastin se ndodh një fatkeqësi. ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve shprehet se:

Në rastin kur magjistrati vdes, pensioni shtetëror suplementar familjar që përfitohet sipas ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shteti” është: a. 60% për bashkëshortin ose bashkëjetuesin pasjetues; b. 30% për fëmijën

Por për autoritet financiare ky trajtim përmbys tërësisht logjikën pasi pensioni del më i lartë se paga neto në rastin që magjistrati ka një bashkëshorte dhe një fëmijë, e një rastin që ka 2 fëmijë pensioni del 110% më i madh se vetë rroga.

Magjistrati përfiton: një pension prej 90% të pagës referuese që ësgtë rreth 15-20% më i lartë se paga neto gjatë punësimit; një pension 110% të pagës referuese kur ka dy fëmijë. të dy këto përcaktime janë kundër logjikës dhe filozofisë së pensioneve”, raporton VP.

Next Post
Muharem Rama në bastionin e PD: Kandidatura ime është fituese

Muharem Rama në bastionin e PD: Kandidatura ime është fituese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

February 8, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon

February 8, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Ne do ta vazhdojmë betejën pavarësisht pafuqisë së gjykatës!

February 8, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

“Gjykatësit nuk mund të kenë rritje të përjetshme pagash”, Rama: E ftova Papën që të vizitojë Shqipërinë…

February 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Duan më pak bashki”, deputeti i PD: Qeveria synon ndërhyrjen në pushtetin vendor

February 8, 2026
Me shpejtësi 132 km/h në rrugët e Tiranës, policia pezullon 185 patenta

Drejtonte automjetin i dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

February 8, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në Alpe

February 8, 2026
“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

February 8, 2026
Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In