• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SURPRIZA/ PD kërkon të rishkruhet Reforma në Drejtësi, 7 ligjet që kërkon të ndryshohen

by Java News
23/02/2017 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD, paralelisht me kërkesën për qeveri teknike, duket ka zbuluar edhe thelbin e kësaj proteste që është ndryshimi i 7 ligjeve që mbështesin Reformën në Drejtësi. Këtë qëndrim, si kushtëzim për kthimin në Kuvend, krahas miratimit të kërkesës së saj për qeveri teknike, e ka bërë publik kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij, “t’i hapim rrugë qeverisë teknike, të ndryshojmë së bashku 7 ligjet që i bënë përshesh dhe ne do na kenë aty”.

Po çfarë është paketa me 7 ligjet mbështetëse të Reformës në Drejtësi që kërkon të ndryshojë PD, ligje të cilat ajo nuk i ka votuar, madje i ka çuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Këto 7 ligje tashmë të miratuara, u përgatitën me mbështetjen e misioneve ndërkombëtare, EURALIUS dhe OPDAT dhe  parashikojnë organizimin dhe funksionimin e disa prej organeve kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, pas miratimit të reformës kushtetuese. Vetting-u është edhe ‘thembra e Akilit’ që PD synon të riformulohet.

  1. Ligji “Për Gjykatën Kushtetuese”. Ky ligj përbën risi kryesore sepse zgjedhjen e anëtarëve të këtij institucioni e bën përmes një formule të re. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, 3 prej tyre emërohen nga Presidenti i Republikës, 3 anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa 3 të tjerë nga Gjykata e Lartë. Institucioni i ri që krijohet nga reforma është Këshilli i Emërimeve, i cili, për të 9 anëtarët e Kushtetueses, bën renditjen e kandidatëve sipas meritave, ndërsa Presidenti, parlamenti apo Gjykata e Lartë janë të detyruar të zgjedhin ndërmjet 3 kandidaturave të para. Një tjetër risi e draftit janë dhe afatet që i vendosen Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve, qe duhet te përfundojne brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës, ndersa vendimi përfundimtar shpallet i arsyetuar, jo më vonë se 1 muaj nga përfundimi i seancës.
  2. Ligji “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” (Vetingu) vlerëson përgatitjen e tyre profesionale, integritetin moral dhe zbulon shkallën e pavarësisë në punën e tyre, nga ndikimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pushtetit politik. Procesi i rivlerësimit do të përfshijë kontrollin tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve në 3 komponentë: pasuritë e tyre; zbulimin e lidhjeve të tyre me krimin e organizuar; vlerësimin e punës së kryer; si dhe aftësitë e tyre profesionale. Nëse subjekti merr vlerësim negativ, këto organe vendosin deri në largimin e tyre nga detyra. Rivlerësimi do të bëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili do të ketë një mandat të kufizuar për 5 vjet. Anëtarët e Komisionit do të jenë juristë, me përvojë të gjatë (të paktën 15 vjeçare). I gjithë procesi i rivlerësimit do të kryhet nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN), qe do të udhëhiqet nga BE. Vëzhguesi ndërkombëtar, mes të tjerash, i jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, te gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik.
  3. Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë” parashikon rregulla të rëndësishme për sa i përket kushteve ligjore, kritereve të vlerësimit dhe procedurës së zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Kreu i organit të akuzës zgjidhet me 3/5 e votave të anëtarëve të Kuvendit, ndërmjet tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë(KLP). Ai ka një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, kandidati i renditur në vendin e parë nga KLP konsiderohet i emëruar.
  4. Ligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë” përcakton rregullat e funksionimit të katër organeve kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Emërimeve. Ligji i ri parashikon një ndryshim thelbësor të rolit të organit që qeveris gjyqësorin, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i emërtuar rishtas si Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ). Ndryshimet kryesore në funksionimin e këtij institucioni kanë të bëjnë me: numrin e anëtarëve, nga 15 që është aktualisht në 11; me procedurën e zgjedhjes së tyre; me suprimimin e tre anëtarëve në këtë organ (nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë); me kryesimin e organit nga njëri prej anëtarëve jo gjyqtarë, duke ia hequr këtë të drejtë Presidentit të Republikës; suprimimin e funksionit kushtetues të zv/kryetarit të KLD-së; me zgjerimin e madh të kompetencave të cilat propozohet të përfshijnë pothuaj të gjitha aspektet e administrimit të gjyqësorit; kalimin nga anëtarësia me kohë të pjesshme në anëtarësi me kohë të plotë në funksion të efiçiencës dhe kolegjialitetit të organit, etj.
  5. Ligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor” synon të rregullojë organizimin dhe funksionimin e sistemit të gjykatave në vend. Disa nga risitë kryesore të këtij projekti është: parashikimi i rregullave të plota në lidhje me krijimin e hartës së gjykatave në vend, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, duke mundësuar akses për qytetarët; drejtësi profesionale, të specializuar; si dhe duke parashikuar një kompetencë të re për Këshillin e Lartë Gjyqësor në këtë proces; një organizim të ri të brendshëm në gjykata duke rritur aksesin dhe shërbimin ndaj publikut mes trajnimin efektiv të nëpunësve civile të gjykatave me qëllim rritjen e profesionalizmit të tyre në shërbimet ndaj qytetarëve.
  6. Ligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” parashikon të drejtat dhe detyrimet e tyre, kriteret dhe procedurën për pranimin, emërimin, zhvillimin e karrierës, mbarimin e mandatit, etj. Me ligjin e ri gjyqtarët e prokurorë do të jenë të gjithë ata që do te kalojnë procesin e verifikimit të figurës (vetingun) dhe do të kenë një sërë garancish në pozicionin e tyre, për të qënë profesionistë, të pa ndikuar nga politika apo nga grupet kriminale. Një moment i spikatur i pr/ligjit janë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve qe do të pësojnë një rritje të konsiderueshme, në mënyrë që edhe ata të kenë një trajtim me dinjitet, sipas standardeve europiane.
  7. Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” parashikon krijimin e një gjykate dhe prokurorie, të dedikuara vetëm hetimit, ndjekjes penale dhe gjykimit të korrupsionit e krimit të organizuar nga zyrtarët e lartë. Struktura e Posaçme AntiKorrupsion(SPAK), ku bëjnë pjesë Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit(BKH), do të hetojë dhe gjykojë aktet e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të gjitha veprat penale të zyrtarëve, të kaluar apo atyre aktualë, të nivelit të lartë.

Javanews.al /Me. Ar

 

Next Post
Ramos, kapiteni i Real: Jemi ende në lojë

Ramos, kapiteni i Real: Jemi ende në lojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In