• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Surpriza në komisioni, Rama nuk ia ka prerë buxhetin Akademisë së Shkencave

by A R
09/11/2017 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të thirrur për të diskutuar mbi buxhetin e vitit 2018, përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave u surprizuan në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, kur mësuan se janë parashikuar 108.550 milionë lekë për këtë institucion për vitin e ardhshëm.

“Buxheti është dërguar se këtu janë përfaqësuesit e ministrisë. Ta nxjerrë shkresën dhe mos tallet me shqiptarët e me akademikët”, tha deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

“Në projekt-buxhetin që keni përpara jush dhe që është prezantuar tek ju tashmë, është parashikuar fondi për Akademinë e Shkencave”, tha zv.ministrja e Ekonomisë.

“1200 euro merr në muaj një akademik kosovar. Kam respekt për ta, nuk kam asgjë kundër, por ne marrim 1/5 e tyre dhe atyre nuk u thotë njeri e hani bukën kot. Një vend nëse nuk ka shkencë e zhvillim, nuk ecën para. Kenia ka banane, e ka gjithë të mirat e botës, por është aty ku është. Japonia ka vetëm squfur edhe është ajo që është, sepse ka shkencën”, tha akademiku Apollon Baçe.

Akademikët kërkuan ndihmën e deputetëve për të ndërmjetësuar dhe bindur kryeministrin që të takohet me ta. “Problemi është sepse nuk ka komunikim serioz mes Akademisë dhe qeverisë, Akademisë dhe komisionit. Jemi në situatë absurde, pezull”, tha Foresha Dado.

“Unë i bëra thirrje zotit Kryeminstër, që të bënte reformim. Thirrja për reformë nuk ka dalë nga unë, por nga brenda Akademisë. Ne kemi ngritur grup që të reformohemi. Kemi qenë bashkëpunues. Reformim po, por jo ndërprerje fondesh. Reformimi mund të zgjasë 6 muaj, por edhe 1 vit. Si ta bëjmë nëse zgjat? Ka kontradikta në mes të deklaratave. Çfarë kthejmë ne në investime? Ju bëjmë thirrje kuvendit, për të mbrojtur ekzistencën e Akademisë. E kuptojmë shqetësimin e qeverisë, që të ketë Akademi të reformuar. Po e ndjekim, nuk ka rezistencë. Duam ta çojmë para. Ju lutem negocioni takimin e kryeministrit me ne. Ftesa jonë ka nevojë që të na krijohet kjo mundësi. Ne nuk do t’ju zhgënjejmë për këtë buxhet”, tha akademiku Artan Fuga. /TCH/b.d

Next Post
Dy studente nxjerrin virgjërinë në ankand, ja arsyeja

Dy studente nxjerrin virgjërinë në ankand, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

October 25, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha (VIDEO)

October 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In