• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Surpriza/ Gjen pas 28 vitesh shokun e kurbetit, 65-vjeçari: S’e besoja që do më mbante mend! Pepa: Vitin e Ri do ta festojmë bashkë

by Java News
30/12/2021 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Surprizë në vigjilje të Vitit të Ri, “Pa Gjurmë’’ në Report TV bashkon dy shokët pas 28 vitesh. Pak ditë më parë Rexhep Alliu u drejtua me një letër në adresë të programit, ku kërkonte ndihmë për gjetjen e Gëzim Pepës nga Elbasani, me të cilin ishte njohur në Greqi, por kishte humbur kontaktet në vitin 1994.

Ftesës për t’u bërë pjesë e programit Rexhep Alliu iu përgjigj pa asnjë hezitim, teksa udhëtoi nga Greqia për të qenë i pranishëm në studio. Pas informacioneve që mbërritën në redaksinë e emisionit për Gëzim Pepën, të dhënat bënë që stafi i ’’Pa Gjurmë’’ t’i drejtohej qytetit të Elbasanit, aty ku u mësua se Gëzimi apo Xhimi siç njihej në rrethin shoqëror, ishte administrator i një kompleksi sportiv.

Momente emocionuese si do ta priste Gëzimi lajmin për shokun e tij të vjetër, që e kërkonte pas 28 vitesh. Dashamirës ndaj kërkesës së bërë, ai pranoi të takohej me Rexhepin edhe pse për shkak të emocioneve refuzoi të ishte i pranishëm në studio. Puntatën e kësaj të enjte ky lajm i mirë iu përcoll “live” në studio 65-vjeçarit Rexhep Alliu, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Liljana. Ai shtangu teksa moderatorja e emisionit Odeta Dume i tregoi imazhin e sotëm të Gëzimit. Ai pa për herë të parë pas shumë vitesh foton, ndërsa në fillim nuk e njohu imazhin e djalit që e takoi në moshën 19-vjeçare, e që sot është bërë burrë.

Odeta Dume: Është ai apo kemi gjetur një Gëzim Pepa tjetër?

Rexhep Alliu: Nuk e di, si ai më duket, por ai ka qenë me kaçurrela, tani s’paska flokë i kanë rënë
Odeta Dume: Po edhe ti Rexhep ja shiko si ke qenë, ke ndryshuar shumë dhe ti
Rexhep Alliu: Po, po. Ai është 100%. E dalloj nga sytë dhe nga hunda, nga balli

Minutat në vijim ’Pa Gjurmë’ shfaqi intervistën e realizuar në Elbasan me Gëzim Pepën. Emocione të papërshkrueshme për 65-vjecarin, i cili nuk i mban lotët kur në ekran shfaqet Gëzim Pepa, i cili rrëfen edhe ai miqësinë e të dyve.

Bashkëshortja e Rexhep Alliut: Ai qenka
Odeta Dume: Ju pret në Elbasan të shkoni. Rexhep të shoh të enocionuar me lot në sy. Je gati ta marrim në telefon?
Rexhep Alliu: Po, si të doni ju

Një tjetër surprizë në këto prag festash kur ’Pa Gjurmë’ lidhet me telefon nga Elbasani me vetë Gezimin i cili përshëndetet ngrohtësisht me Rexhepin në studio.

Odeta Dume: Përshëndetje Gëzim, jam Odeta nga emisioni ’Pa Gjurmë’
Gëzim Pepa: Përshëndetje!
Odeta Dume: Jam këtu me Rexhepin, mund t’i flasësh.
Rexhep Alliu: O Gëzim si je?
Gëzim Pepa: Rezhep ku je mor burrë, pse nuk erdhe?
Rexhep Alliu: Po ja jemi ketu tani dhe do vijmë aty së shpejti. Sot do takohemi
Gëzim Pepa: Rexhep mos ik në Greqi pa më takuar
Odeta Dume: Është emocionuar shumë Rexhepi
Gëzim Pepa: Edhe unë jam shumë i emocionuar, se kam vite pa e parë
Rexhep Alliu: Do takohemi do bisedojmë. Odeta, faleminderit juve për këtë surprizë, jam shumë i lumtur. Më bëhet qejfi që edhe ai është mirë aty në Elbasan e gjejmë. Një gëzim i madh edhe për mua.

Next Post
COVID në Shqipëri: Infektohen 617 qytetarë, regjistrohen 3 humbje jete në 24 orë

COVID në Shqipëri: Infektohen 617 qytetarë, regjistrohen 3 humbje jete në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In