Ka nisur me spektakël mbrëmja finaliste e edicionit të parë të Big Brother Vip. Krahas performancës së dhuruar nga ish-banorët, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarata e moderatores Arbana Osmani e cila deklaroi se është shtatzënë.
“Këtë vit Big Brotherin e kemi prezantuar dy veta”, tha moderatorja Arbana Osmani.
Kujtojmë se Arbana është nënë e dy djemve, të quajtur Jon dhe Diell, teksa ende nuk dihet gjina e fëmijës së saj të tretë.











