• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Surpriza e ministrit italian të ambjentit: TAP projekt i padobishëm, do e rishikojmë!

by A R
09/06/2018 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazsjellësi TAP, është vepër gjigante që për Shqipërinë pritet të sjellë përfitime të mëdha. Prej vitesh, që kur kanë nisur punimet në terren për realizimin e projektit përfitimet janë ndjerë pasi qindra persona janë punësuar.

Por Ministri i Ambjentit në Itali, ka bërë një deklaratë të fortë.

“TAP është një projekt i padobishëm dhe ne do ta rishikojmë atë”, ka deklaruar Sergio Costa, ministri që vjen nga radhët e partisë populiste “5 Yjet”.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i minsitrit Damian Gjiknuri për mediat italiane. Ai thotë se ky projekt është i rëndësishëm edhe për Italinë dhe duhet mbështetur.

Intervista:

Pyetje: Z.minister, a është mbështetja për projektin e gazsjellësit TAP një kusht edhe për afrimin me Bashkimin Evropian?

Nuk është një kusht për Bashkimin Evropian por siguria e furnizimit dhe siguria energjetike është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Sa më shumë të zhvillohet vendi aq më afër do të jetë edhe Bashkimi Evropian.

Pyetje: Italia mbetet një partner në çdo rast i priveligjuar për Shqipërinë?

Italia është një vend shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe ne kemi marrëdhënie shumë të mira. Shumë biznese italiane veprojnë këtu në Shqipëri dhe shumë kompani italiane janë të angazhuara edhe në këtë projekt. Sëfundi ne kemi edhe një marrëveshje mes kompanisë italiane të shpërndarjes së gazit SNAM dhe kompanisë shqiptare shtetërore Albgaz për të mirëmbajtur sëbashku segmentin e gazsjellësit TAP në territorin shqiptar.

Pyetje: Ndërsa këtu projekti po ecën mirë, në krahun tjetër ka një tjetër qeveri në Itali. Cilat do të jenë marrëdhëniet me qeverinë e re?

Besoj se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të forta se sa çdo ndryshim qeverish në Itali. Vendet tona kanë një histori të gjatë dhe kanë interesa të përbashkëta. Mendoj se ky projekt është shumë i rëndësishëm edhe për Italinë, jo vetëm për sigurinë e furnizimit me gaz të Italisë por Italia luan një rol kyç edhe në Europë kur vjen fjala tek ky korridor gazi. Besoj se do të ishte në interesin e çdo qeverie italiane që ta mbështesë këtë projekt.

Pyetje: Në Shqipëri ky projekt është pritur me entuziazëm ndërsa në Itali ka patur disa vështirësi. Si e shikoni këtë situatë nga ana tjetër e Adriatikut?

Nuk më takon mua që të komentoj politikën e brendshme të Italisë pasi nuk kam një panoramë të plotë. Siç e thashë edhe në fillim, parë në këndvështrim tim por edhe në këndvështrimin global dhe europian në veçanti ky projekt është i rëndësishëm për Italinë dhe çdo qeveri italiane duhet ta mbështesë. Ky është mendimi im. Nëse ka ndonjë shqetësim, kuptohet se gjithmonë do të ketë pak njerëz që janë kundër çdo projekti por duhet kuptuar se këto janë projekte afatgjata me efekte pozitive gjithashtu afatgjata.

Pyetje: A e ka mbështetur popullsia projektin TAP këtu në Shqipëri?

Po. Në përgjithësi popullsia e ka mbështetur projektin TAP. Kuptohet, si këtu edhe atje në Itali ka çështje të vogla që lidhen me shpronësimet apo ndonjë aspekt mjedisor por ne kemi punuar sëbashku si autoritete shtetërore, komunitete lokale dhe konsorcium TAP për të zgjidhur këto probleme dhe shtyrë projektin përpara.

Pyetje: A ka ndonjë ngjashmëri me Italinë le të themi për raste ku autoritete drejtuese të komuniteteve lokale janë kundër projektit?

Jo nuk ka ngjashmëri. Të gjithë autoritetet lokale e kanë mbështetur projektin. Kuptohet, çdo shqetësim lokal është adresuar në formën e duhur dhe qeveria ka ndihmuar për zgjidhjen e problemeve. Në çdo rast idea ka qenë se si ta shtyjmë projektin përpara.

Next Post
Qosja “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe: Kombi shqiptar të bashkojë fuqitë për të ndrequr padrejtësitë

Qosja "Qytetar Nderi" i Malësisë së Madhe: Kombi shqiptar të bashkojë fuqitë për të ndrequr padrejtësitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com