• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Surealizëm politik/ Bashës i kërkohen shpjegime për lobimin rus, PD: Pse e takoi Rama dje Tahirin?!

by Java News
10/03/2018 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skena politike shqiptare duket se eshte kthyer tashme qartazi ne nje teater absurd. Ndersa PS i kerkon Bashes qe te jape shpjegime per lobimet ruse ne favor te tij, tashme te dokumentuara edhe nga mediat amerikane, ky i fundit nepermjet zyrtareve te PD i kerkon Rames te jape shpjegime se perse e takoi dje Tahirin. Sipas Partise Demokratike pas kokainës së kapur në Durrës qëndron kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për mediat sot, deputetja e PD-së Dhurata Çupi i ka kërkuar Ramës t’iu tregojë shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës.

Madje sipas saj, ‘Rama sot ndjehet nën presion nga të gjitha anët, çfarë i ka shkaktuar një gjendje të rënduar psiqike, për të cilën ai ka tre ditë që viziton spitalin’.

Ajo deklaroi se ‘Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t’u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun’.

DEKLARATA TE PLOTË
Edi Rama duhet t’u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës. Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish-Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge.

Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t’u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun.

Ka një arsye pse Edi Ramën e ka pushtuar një heshtje varri për kokainën, madje as nuk mburret më për kapjen e saj.

Arsyeja është se kokat e vërteta të kokainës janë pranë tij, në majat e politikës dhe në gjirin e familjes. Arsyeja është se garancia që ai dhe njerëzit e tij u dhanë kriminelëve të Klanit të Gjirit të Kolumbisë dështoi, sepse ia dogjën partnerët ndërkombëtare.

Ndaj Edi Rama sot ndjehet nën presion nga të gjitha anët, çfarë i ka shkatuar një gjendje të rënduar psiqike, për të cilën ai ka tre ditë që viziton spitalin.

Edi Rama gjendet mes dy zjarresh. Nga njëra anë ka presionin e trafikantëve, të cilëve u ka shkaktuar një dëm të madh dhe janë të rrezikuar. Nga ana tjetër është nën presionin e partnerëve ndërkombëtarë. Edi Ramës i është bërë e qartë nga disa qeveri europiane se po nuk u kapën kokat e kokainës, nuk ka Shqipëri në Europë!

Edi Ramës i është bërë e qartë se, nëse Saimir Tahirit nuk i hiqet mbrojtja politike, nuk ka Shqipëri në Europë! Por Edi Rama nuk e dorëzon dot as Saimir Tahirin, as Olsi Ramën as Agron Xhafajn, se pastaj do t’i duhet të dorëzohet vetë.

Këtë fakt nuk mund ta fshehë as Edi Rama, as matrioshkat e tij, që me përralla me rubla ruse, përpiqen më kot të fshehin të vërtetat kriminale të kryeministrit të vendi

Next Post
A i nxori fotot e patentave burri i prokurores që iu refuzua viza nga SHBA?

INVESTIGIMI/ Dokumenti, Rovena Gashi dhe “Balkans Investment Group”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

July 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 30 Korrik 2026

July 29, 2026
Policia arreston “psikologun e rremë”, tentoi të përfitonte financiarisht nga francezët e evakuuar

Policia arreston “psikologun e rremë”, tentoi të përfitonte financiarisht nga francezët e evakuuar

July 29, 2026
Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Bulqizë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang rrezikun për banesat

Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Bulqizë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang rrezikun për banesat

July 29, 2026
“Albanian Files”, Bardhi dorëzon kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën

PD çon në Kushtetuese marrëveshjen konfidenciale me SHBA-të për kredinë 302 milionë dollarë

July 29, 2026
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton disa vendime, përfitojnë 216 familje

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton disa vendime, përfitojnë 216 familje

July 29, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Hapet platforma online për mjekët jashtë vendit, Ministria: Mundësi për t’u bërë pjesë e sistemit në Shqipëri

July 29, 2026
Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Netanyahu kërkon sulm të ri ndaj Iranit, Trump vendos pikat mbi “i”

July 29, 2026
Zubin Potok/ Mbetjet mortore në Kalludër rezultojnë njerëzore, vijon puna për identifikimin e tyre

Zubin Potok/ Mbetjet mortore në Kalludër rezultojnë njerëzore, vijon puna për identifikimin e tyre

July 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Një analizë sasiore dymujore e protestave bulevardore

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com