• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Supriza e pakëndshme për ditëlindje, protestuesit sfidojnë presidentin Putin

by Java News
08/10/2017 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një sfidë ndaj Presidentit Vladimir Putin në 65 vjetorin e lindjes së tij, protestuesit mbushën rrugët e Rusisë nën thirrjet e udhëheqësit opozitar Alexei Navalny për të ushtruar presion ndaj autoriteteve që ta lejojnë atë të futet në garën presidenciale.

Disa qindra protestues, shumica e tyre studentë, u mblodhën në Sheshin “Pushkin” në qendër të Moskës duke valëvitur flamuj rusë dhe brohoritur “Rusia do të jetë e lirë!” dhe “Lëreni Navalnin të kandidojë!”

Policia i bllokoi protestuesit që të shkonin tek Sheshi i Kuq duke i kthyer ata mbrapsht. Orë më vonë, disa protestues u përpoqën të marshonin drejt Kremlinit me thirrjen “Putini hajdut!” dhe u përpoqën për pak minuta të bllokonin trafikun. Një tubim në qytetin Shën Peterburg, nga e ka prejardhjen zoti Putin, tërhoqi një turmë të madhe protestuesish që rezultoi në përleshje me policinë.

“Do të vazhdojmë të protestojmë, pavarësisht mënyrave të presionit dhe dizinformimit. E vetmja gjë që dinë është të trembin njerëzit. Por jemi në epokën e informacionit ku njerëzit marrin të dhënat nga burimi. Shteti nuk ka fuqi të mashtrojë njerëzit”, thotë një protestues.

“Kjo qeveri ka zgjatur shumë dhe pa ndryshuar asgjë. Askush nuk dëshiron të bëjë ndryshime. Kjo nuk është gjë e mirë. Nuk ka transparencë dhe e nesermja është e pasigurtë”, thotë një tjetër demonstrues. Pas shpërbërjes së marshimit në Shën Peterburg, disa qindra protestues vazhduan tubimin për disa orë në Sheshin Vostania (Vosstaniya) ndërsa policia ishte e gatshme të ndërhynte.

“Konkurrenca dhe ndryshimi i pushtetit janë elemente thelbësore. Kështu duhet të ndodhë. Pushteti duhet të ndryshojë. Duhet të ketë konkurrencë të fortë”, thotë një protestuese.“Besoj se Navalny është alternativa më e mirë e mundshme. Ai nuk është ideal dhe ka shumë të meta si çdo njeri tjetër. Por ai është më i mirë nga ata që kemi”, thotë një tjetër protestues.

Tubimet ndodhin ndërsa vetë Navalny po vuan një dënim me 20 ditë në burg për thirrjet për një protestë të hershme të pa lejen e policisë./voa

a.ç

Next Post
Me jetëgjatësi mesatare 76.7 vjeç, ja qyteti ku jetohet më gjatë në Shqipëri

Me jetëgjatësi mesatare 76.7 vjeç, ja qyteti ku jetohet më gjatë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In