• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Superylli Beyonce në mbështetje të Harris, “Freedom” kënga zyrtare e fushatës

by A R
23/07/2024 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëspresidentja Kamala Harris bëri një hyrje të madhe gjatë nisjes së fushatës së saj, të hënën në mbrëmje, dhe në sfond ishte kënga “Freedom” e Beyonce. Një burim i afërt me Harris tha për CNN se ekipi i saj mori miratimin nga përfaqësuesit e Beyoncé për ta përdorur këngën gjatë gjithë fushatës së saj presidenciale. Ndonëse Beyoncé nuk e ka mbështetur zyrtarisht Harrisin pasi Presidenti Joe Biden njoftoi se nuk do të kërkonte një mandat të dytë, dhënia e lejes për të përdorur “Freedom” si një këngë fushate, tregon se Harris ka mbështetjen e superyllit.

Nëna e Beyonce, Tina Knowles, doli në mbështetetje të Harris, menjëherë pas njoftimit të Biden. “E re, e mprehtë, energji!”,  postoi në Instagramin e saj  Knowles me një foto të saj së bashku me Harris. “Duke lënë mënjanë egon personale, fuqinë dhe famën. Ky është përkufizimi i një udhëheqësi të madh. Faleminderit Presidenti Biden për shërbimin dhe udhëheqjen tuaj”, shkroi ajo.

Beyonce është përfshirë gjithmonë në fushatat elektorale të kandidatëve demokratë. Në vitin 2013, ajo këndoi Himnin Kombëtar në ceremonin e Presidentit Barack Obama. Në vitin 2016, Beyoncé dhe bashkëshorti i saj Jay-Z kryesuan një koncert parazgjedhor për Clinton në Cleveland, Ohio, me një superperformancë ku kërcimtaret e saj dhe ajo vetë ishin veshur me kostume blu për të nderuar gruan që mund të ishte presidentja e parë femër.

“Dua që vajza ime të rritet duke parë një grua që drejton vendin tonë dhe duke e ditur se mundësitë e saj janë të pakufishme. Dhe kjo është arsyeja pse unë jam me të”, tha Beyonce në atë kohë. Në vitin 2020, Beyoncé doli publikisht në mbështetje të Biden, duke postuar në Instagram për të inkurajuar ndjekësit e saj të votojnë.

Kënga “Freedom”, debutoi në albumin “Lemonade” të Beyoncé në vitin 2016. Kënga e nominuar për Grammy u bë himn në shumë demonstrata pas vdekjes së George Floyd në 2020. Të hënën mbrëma gjatë fushatës, Harris u shfaq në podium teksa dëgjoheshin vargjet e këngës:  “Liri, Liri / Ku je? / Sepse edhe unë kam nevojë për lirinë / I thyej zinxhirët vetëm / Nuk do ta lë lirinë time të kalbet në ferr / Hej! Unë do të vazhdoj të vrapoj / Sepse një fitues nuk heq dorë nga vetja.”

/a.r

Next Post
U kërkonin para biznesmenëve duke i shkruar në ‘Signal’ si zyrtarë vendorë, arrestohen dy persona në Lezhë, 1 në kërkim (EMRAT)

U kërkonin para biznesmenëve duke i shkruar në 'Signal' si zyrtarë vendorë, arrestohen dy persona në Lezhë, 1 në kërkim (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

October 1, 2026
Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

October 1, 2026
Ekonomia shqiptare “mbahet në këmbë” nga administrata, arsimi dhe shëndetësia

Ekonomia rritet lehtë në muajin shtator! Ndërtimi mban lart treguesin, bien industria, shërbimet dhe tregtia

October 1, 2026
Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt

Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt

October 1, 2026
Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

October 1, 2026
Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

Integrim i pjesshëm në BE para anëtarësimit të plotë! Marta Kos vlerëson ecurinë e Shqipërisë: Jam optimiste, do jetë vjeshta e zgjerimit!

October 1, 2026
“Ka edhe nga bota e politikës në faqet pornografike”- Trondit ekspertja e IT-së: Identifikova dhe personazhe të tjerë shqiptarë! Hakerim i centralizuar, faqe ruse

“Ka edhe nga bota e politikës në faqet pornografike”- Trondit ekspertja e IT-së: Identifikova dhe personazhe të tjerë shqiptarë! Hakerim i centralizuar, faqe ruse

October 1, 2026
Qytete të tëra të kthyera në rrënoja dhe mbi 74 mijë të vrarë! Google Maps zbulon përmasat e shkatërrimit dhe tmerrit në Gaza

Qytete të tëra të kthyera në rrënoja dhe mbi 74 mijë të vrarë! Google Maps zbulon përmasat e shkatërrimit dhe tmerrit në Gaza

October 1, 2026
Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit për një Evropë më të qëndrueshme! Jo favor, por meritë

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit për një Evropë më të qëndrueshme! Jo favor, por meritë

October 1, 2026
Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Investimet në QSUT janë kryer në tërësinë e tyre!

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Investimet në QSUT janë kryer në tërësinë e tyre!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com