• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Superpagat e Vettingut, anëtarët do të marrin deri në 7.5 milionë lekë

by A R
10/10/2017 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

27 njerëzit e organeve të Vetingut, të cilëve u është besuar identifikimi dhe largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë, përmes verifikimit të pasurive, lidhjeve me krimin dhe aftësive profesionale, do të kenë një pagë mujore tre herë më të lartë se paga e Presidentit të Republikës.

Një anëtar i një prej tre organeve të Vetingut do të marrë 7.5 milionë lekë të vjetra pagë në muaj ose 5.6 mijë euro, duke u shndërruar kështu një prej zyrtarëve më të paguar në piramidën e shtetit shqiptar.

Llogaritja e pagës

Paga bazë e anëtarëve të Komisionit të Kualifikimit dhe dy Komisionerëve Publikë do të jetë sa paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kalojnë procesin e Vetingut. Gjyqtari i Kolegjit të Apelimit do ta ketë pagën sa anëtari i Gjykatës së Lartë, i cili kalon procesin e Vetingut. Konkretisht, paga bazë e anëtarëve të Komisionit të Kualifikimit dhe dy Komisionerëve do të jetë 3 milionë lekë të vjetra në muaj, ndërsa e gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit do të jetë rreth 4 milionë lekë të vjetra, shkruan shqiptarja.com. Por, pika 4 e nenit 29 të ligjit të Vetingut parashikon që anëtarët e institucioneve të Vetingut përfitojnë një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë. Pra, me këtë pikë, paga e anëtarëve të Komisionit të Kualifikimit dhe dy Komisionerëve Publikë shkon automatikisht në 6 milionë lekë, ndërsa e anëtarëve të Kolegjit të Apelimit 8 milionë lekë. Rritja e pagës nuk ndalon këtu.

Në mbledhjen e djeshme, qeveria ‘Rama 2’, ka vendosur të rrisë më tej pagat e anëtarëve të Vetingut, duke u akorduar një shumë shtesë mujore sa 50 % e pagesës bazë. Me këtë vendim, paga e anëtarëve të Komisionit të Kualifikimit dhe dy Komisionerëve Publikë shkon në 7.5 milionë lekë ose 5.6 mijë euro në muaj, ndërsa e gjyqtarëve të Kolegjit rreth 10 milionë lekë në muaj. Ndërkaq, këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë përfitojnë përkatësisht 80 për qind të pagës mujore përkatëse të anëtarit të institucionit të rivlerësimit si dhe një pagesë shtesë për shkak të vështirësisë. Me këtë parashikim, këshilltarët marrin 2.4 milionë lekë të vjetra pagë bazë plus edhe një pagë shtesë, pra 4.8 milionë lekë të vjetra pagesë mujore.

Vendimi i qeverisë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, njoftoi dje një shtesë në masën 50 % të pagesës mujore për anëtarët e Vetingut. “Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për përcaktimin e pagesës shtesë të të gjithë anëtarëve të institucioneve rivlerësimit, duke i akorduar kështu, shumën shtesë në masën 50% të pagesës mujore të përcaktuar me ligj. Qeveria shqiptare, ashtu siç ka premtuar se do të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në aspektin buxhetor dhe atë infrastrukturor, me vendimin e sotëm konfirmoi edhe njëherë angazhimin e saj serioz. Mbështetja nga ana e qeverisë për sa i përket buxhetit është një detyrim sa kushtetues edhe ligjor, aq sa edhe shprehja e një vullneti të plotë për rritjen e pagesës me 50% më shumë”, tha Gjoni.
Godinat
Sipas qeverisë, organet e Vetingut mund të nisin punën menjëherë. “Me vënien në dispozicion të godinave dhe infrastrukturës, me miratimin e strukturës, si dhe me shtesën e pagës që ju bë sot të gjithë anëtarëve të komisioneve të Vetingut, institucionet e reja janë gati të fillojnë nga procesi, po që sot. Qeveria shqiptare është shumë e interesuar që procesi i Vetingut të nisi sa më parë. Proces për të cilin u punua gjatë për ta dizajnuar dhe për ta miratuar. Proces nga i cili mezi pritet edhe nga qytetarët, që të jap rezultatet e tij të para. Qeveria për një periudhë tepër të shkurtër arriti të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme, pavarësisht vështirësive ligjore dhe atyre financiare. Por tani mbetet të tregohet nga vetë organet e Vetingut vullneti dhe angazhimi për fillimin e këtij procesi”, tha Gjoni.

Garda do shoqërojë anëtarët e Vetingut

Garda e Republikës do të ruajë dhe shoqërojë anëtarët e tre organeve të Vetingut. “Është gjykuar nevoja për ofrimin e mbrojtjes së veçantë, nga personeli i Gardës së Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin e saj organik. Në këtë kuptim personeli Gardës së Republikës së Shqipërisë do të ofrojë jo vetëm mbrojtjen e posaçme, por do të sigurojë edhe shërbimin e transportit për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përputhje me këtë arsyetim, në variantin e rishikuar është rikonceptuar propozimi për pajisjen me shoferë”, thuhet në raportin e Komisionit të Ligjeve, i cili është mbështetur nga parlamenti. Përpos pagave të larta dhe mbrojtjes, njerëzit e anëtarët e Vetingut do të jenë njerëzit më të survejuar në Shqipëri. Çdo bisedë, lëvizje, transaksion bankar, takim etj., do të monitorohet dhe përgjohet. Monitorimi është pranuar vetë nga anëtarët e Vetingut para se të zgjidheshin.

27 anëtarët e organeve të VetingutEtleda Çiftja, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Firdes Shuli, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Genta Bungo, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Xhensila Pine, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Roland Ilia, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Alma Vokopola, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Pamela Qirko, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Valbona Sanxhaktari, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Brunilda Vasha, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Lulzim Hamitaj, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Olsi Komici, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Suela Zhegu, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Vojo Malo, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit të Komisionit
Pal Shkambi, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit të Komisionit
Herald Saraçi, Komisioner Publik
Florian Ballhysa, Komisioner Publik
Dariel Sina, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit Publik
Aldona Hysa, zëvendësuese për pozicionin e Komisionerit Publik
Ardian Hajdari Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Natasha Mulaj Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Sokol Çomo Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Ina Rama Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Luan Daci Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Albana Shtylla Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Rezarta Schuetz Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Mimoza Tasi Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Etleva Paplekaj Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

/b.d

Next Post
Bunjaki mbetet krenar për Kosovën

Bunjaki mbetet krenar për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In