• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Superministritë” që drejtohen nga Ahmetaj dhe Gjiknuri

by A R
14/09/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave dhe  Ekonomisë si dhe ajo e Energjisë dhe Infrastrukturës, edhe pse me emërtime të shkurtra, duket se përfshijnë brenda tyre shumicën e përgjegjësive shtetërore të qeverisë në tërësi.

Janë të paktën 37 fusha përgjegjësie për të dyja këto ministri që nisin dhe mbarojnë me çështjet më të rëndësishme të ekonomisë, por edhe ato më të ndjeshmet.

Në mbledhjen e parë të qeverisë Rama 2 e mbajtur të mërkurën (13 shtator) u miratuan edhe vendimet respektive për të gjitha ministritë, por në sy bie “fuqia që fshehin” superministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjinkuri.

Nga investimet e thuaja, tek investimet e brendshme, koncesionet, zhvillimi urban, telekomunikacioni janë të gjitha këto të përfshira nën “ombrellën” e ministrive të reja që kanë peshën kryesore në kabinetin e ri të Ramës.

Cilat janë fushat e përgjegjësisë për super ministritë?

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka në përgjegjësi të saj:

Politikën makroekonomike dhe fiskale;

Administrimin e të ardhurave;

Administrimin e buxhetit të shtetit;

Menaxhimin e borxhit publik;

Administrimin financiar;

Menaxhimin financiar dhe kontrollin;

Menaxhimin e asistencës financiare të Bashkimit Europian dhe bashkërendimin e ndihmës së huaj;

Inspektimin financiar publik;

Bashkërendimin e përgjithshëm të auditimit të brendshëm;

Fushën e strehimit;

Fushën e punësimit;

Fushën e arsimit dhe formimit profesional;

Administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore;

Marrëveshjet e tregtisë së lirë;

Fushën e mbrojtjes së sipërmarrjes dhe biznesit vendas;

Nxitjen e investimeve të huaja;

Administrimin e pronës shtetërore;

Mbështetjen e partneritetit publik privat;

Fushën e regjistrimit dhe licencimit të operatorëve ekonomikë;

Fushën e shërbimit të akreditimit dhe standardizimit;

Fushën e mirëmbajtjes, kalibrimit dhe inspektimit të mjeteve matëse;

Fushën e pronësisë industriale;

Fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale;

Fushën e mbrojtjes së konsumatorëve.

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës:

Fushën e planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban.

2. Fushën e standardeve urbane në ndërtim.

. Fushën e mbetjeve urbane në lidhje me planifikimin territorial dhe infrastrukturën e mbetjeve.

Hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të infrastrukturës, ku bëjnë pjesë infrastruktura dhe transporti, përfshirë edhe atë me tubacione për ujësjellës-kanalizimet dhe bashkërendimi i politikave të infrastrukturës së mbetjeve urbane në komponentin zbatues të tyre dhe ndjekjen e zbatimin e këtyre politikave.

Drejtimin, menaxhimin, supervizimin dhe vendosjen e standardeve teknike të infrastrukturës së rrjeteve rrugore e hekurudhore, tubacioneve, porteve, aeroporteve, ujësjellës-kanalizimeve, venddepozitimeve të mbetjeve dhe digave tëmëdha të hidrocentraleve. Përcaktimin dhe vendosjen e standardeve për të gjitha llojet e mjeteve të transportit dhe organizimin e drejtimit të kontrollit shtetëror të sigurisë teknike në sferën e shfrytëzimit.

Monitorimin e realizimit të standardeve të përcaktuara në funksion të zhvillimit të infrastrukturës në transport, ujësjellës-kanalizime, si dhe të punimeve të ndërtimit për zbatimin e rregullave për kontrollin e disiplinimin e tyre në aspektin financiar dhe teknik.

Zhvillimin e hapësirës së nismës së lirë private në aktivitetet e shërbimit të llojeve të transportit, si dhe krijimin e kushteve për një konkurrencë të drejtë ndërmjet llojeve të transportit e zhvillimin e konkurrencës në sistemin e licencimit.

Drejtimin, përmirësimin, zgjerimin dhe zhvillimin e shërbimeve të informacionit në transport dhe infrastrukturë për sigurimin e burimit të të dhënave të gjithanshme e të vazhdueshme, për krijimin e kushteve lehtësuese të të gjithëpërdoruesve dhe operuesve vendas e të huaj, si dhe të përshtatshme për t’u inkuadruar në sistemet evropiane të informacionit.

Sektorin e energjisë, burimeve energjetike, përfshirë edhe burimet e rinovueshme të energjisë, eficencën e energjisë dhe ndryshimet klimatike.

Sektorin e hidrokarbureve (naftë dhe gaz).

Sektorin e minierave dhe gjeologjisë.

Sektorin e industrisë joushqimore.

Telekomunikacionin dhe shërbimin postar./Monitor/a.m.

Next Post
Zgjidhen dy nënkryetarët e Kuvendit dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare

Zgjidhen dy nënkryetarët e Kuvendit dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com