• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Superliga/Nuk mbahet Bylisi, thyen Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe ngjitet në vendin e dytë

by Java News
04/11/2019 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe nje hap drejt kreut e Bylis. Nëse në fazën e parë të kampionatit ndonjë mund të kishte mbetur i habitur nga starti impresionues i Bylisit duke e cilësuar thjesht një rastësi, tashmë duhet të mendojë ndryshe.

Mallakastriotët po vijojnë me ritëm të jashtëzakonshëm në këtë kampionat dhe me fitoren e arritur ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, janë katapultuar në vendin e dytë me 20 pikë, vetëm një pikë më pak sesa Partizani kryesues.

Në Shkodër, diferencën e bëri goli i Stivi Jankut. Qendërmbrojtësi kryeqytetas i Bylisit përfiton më së miri nga devijimi i gabuar i mbrojtjes kuqeblu, që nuk e arrin ta largojë dot topin, dhe i vetëm përballë Sherrit bën goleadorin duke tundur rrjetën.

Ka momente paqartësie me anësorin që e anuloi golin për pozicion të parregullt, por ka parë mjaft mirë kryesori Ziri, që akordoi epërsinë e miqve.

Bylisi administron mirë avantazhin dhe arrin të fikë ndeshjen, që ndizet vetëm në fund me sulmet e Vllaznisë. Por shkodranët kujtohen shumë vonë, ndërsa tentativat e Krymit në të 88-ën apo Krujësnë të 90-ën, janë shumë pak për t’i shkëputur një pikë këtij Bylisi, që ka pësuar vetëm një humbje në 11 javë kampionat dhe me 5 golat pësuar, konfirmohet si mbrojtja më e mirë deri më tani.

Next Post
Greqi/Pasioni i gjuetisë kthehet në tragjedi për shqiptarin, plagë me saçme

Greqi/Pasioni i gjuetisë kthehet në tragjedi për shqiptarin, plagë me saçme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com