Pas një jave në forcim e sipër, euro e ka nisur javën “me të kuqe”.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro po këmbehet për 107.97 lekë duke u zhvlerësuar me 0.22 pikë.
Valuta europiane ndërkohë po blihet për 107.62 lekë dhe po shitet për 108.32 lekë.
Agjentë të tregut valutor e lidhin rikthimin e ecurisë rënëse të euros me sasinë e lartë të saj të futur gjatë fundjavës, si pasojë edhe e turistëve.
/a.r