• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Superkupa e Italisë/ Ja çfarë parashikojnë statistikat e finales Milan-Inter

by Java News
17/01/2023 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nesër në mbrëmje do të luhet Superkupa e Italisë, mes Milanit dhe Interit. Dy skuadrat e njohura milaneze do ta diskutojnë trofeun e parë sezonal në Riad, në Arabinë Saudite. Zikaltrit e mbajnë këtë “kurorë” nga edicioni i kaluar, ndërsa kuqezinjtë do të bëjnë çmos t’ua rrëmejnë “kushërinjve” të tyre.

Një duel mes kampionëve dhe fituesve të Kupës së Italisë të sezonit të kaluar. Cili ka më shumë shanse për triumf? Këtë përgjigje evazive po e japim përmes statistikave të mëposhtme; të cilat flasin shumë në kësi rastesh:

– Takimi i 234-t mes Milanit dhe Interit në histori, me zikaltrit përpara me 85 fitore karshi 79 të kuqezinjve. 69 herë, përballjet ndërqytetase kanë përfunduar në barazim, duke plotësuar tablonë e sfidave në të gjitha garat.

– Kjo do të jetë vetëm ndeshja e dytë mes Milanit dhe Interit në Superkupën e Italisë, pas asaj të 6 gushtit 2011. Me atë rast, kuqezinjtë fituan 2-1 nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, falë golave të Ibrahimovic dhe Boateng, që përmbysën epërsinë e Sneijder.

– Pas suksesit në kampionat më 3 shtator, Milani mund të fitojë dy ndeshje radhazi kundër Interit për herë të parë që nga viti 2011, kur e fundit nga tri të tilla arriti në Superkupën e Italisë.

– Kjo do të jetë vetëm finalja e tretë në të cilën Milani dhe Interi përballen me njëri-tjetrin pas asaj në Kupën e Italisë më 1977 dhe asaj në Superkupën e Italisë më 2011. Kuqezinjtë fituan në dy finalet e mëparshme brenda 90 minutave, duke shënuar saktësisht dy gola në të dyja.

– Ky do të jetë edicioni i 35-të i Superkupës së Italisë: në 71% të 34 finaleve të mëparshme, fituesit (kampionët) e Serie A e ngritën trofeun. Megjithatë, për herë të dytë kjo sfidë do të luhet në stadiumin e Universitetit King Saud në Riad, pas suksesit të Lazios ndaj Juventusit në dhjetor 2019.

– Interi fitoi edicionin e fundit të Superkupës Italiane (2-1 kundër Juventusit, pas kohës shtesë). Vetëm një herë zikaltrit e kanë fituar trofeun dy vite radhazi, më 2005 dhe 2006 (të dyja pas kohës shtesë), përkatësisht kundër Juventusit dhe Romës.

– Simone Inzaghi i ka fituar të tria finalet e Superkupës së Italisë të luajtura si trajner (dy me Lazion dhe një me Interin). Ai mund të barazohet me Marcello Lippi dhe Fabio Capello (të dy me nga katër Superkupa të Italisë) si trajneri më i suksesshëm në këtë kompeticion.

– Olivier Giroud dhe Edin Dzeko (përkatësisht 36 vjeç, 110 ditë dhe 36 vjeç, 307 ditë në datën e ndeshjes), mund të bëhen lojtarët më të vjetër që kanë gjetur rrugën e rrjetës në historinë e Superkupës së Italisë, duke tejkaluar rekordin e Cristiano Ronaldos (35 vjeç e 350 ditë kundër Napolit më 2021).

– Pas nëntë paraqitjeve pa shënuar kundër Interit, Rafael Leão realizoi dy gola në përballjen më të fundit (3 shtator 2022 në Serie A). Lojtari i fundit i Milanit që gjeti rrjetën në dy derbi radhazi të Milanos, përpara se të bënte 24 vite, ishte Kaká më 2004.

– Pasi shënoi sezonin e kaluar në Superkupën e Italisë kundër Juventusit, Lautaro Martínez mund të bëhet lojtari i parë që realizon në edicionet radhazi të kompeticionit që nga bashkatdhetari Carlos Tevez, i cili e bëri këtë më 2013 dhe 2014.

 

Next Post
Me vetëm dy vota diferencë, shpallet fituesi në primaret e PD për Bashkinë e Pogradecit

Probleme me numërimin e votave/ Primaret e PD në Dibër do të përsëritet, procesi i ri i votimit më 21 janar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In