• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Superkomisioni antikorrupsion, Spiropali: S’ju lutëm Rithemelimit, paktin e palët i sheh vetëm Basha. Ja kush do ta drejtojë

by Java News
27/05/2024 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mbrojti në “Debati” i A2CNN 76 votat e majta, me të cilat kaloi sot në Kuvend rezoluta antikorrupsion, e propozuar po nga socialistët, e që u abstenua nga PD e Rithemelimit.

Lidhur me qëndrimin e opozitës, Spiropali tha se PS kurrë nuk iu është lutur atyre përkundrazi u ka shtrirë dorën për bashkëpunim për të luajtur rolin e saj në pushtetin legjislativ.

“Nuk kishte ishte lutje, ishte një shtrirje dore krejt normale, në një Parlament normal, ku përveç debateve të ditës dhe retorikës së ashpër, duhet të ketë edhe diskutime afatgjata që prodhojnë zgjidhje me bashkëgjithësi. Këtë besojmë dhe këtë u munduam ti shprehim opozitës pavarësisht abstenimit të tyre. Opozitës i takon të jetë aty dhe të luajë rolin e saj. Zgjedhja e tyre nëse nuk duan të marrin pjesë”, tha Spiropali.

E pyetur nëse ka një pakt me Rithemelimin për bazë të gjerë kompromisesh ku hyn dhe ky komision i posaçëm, siç edhe akuzohen të dyja palët PD zyrtare, ajo tha se vetëm Lulzim Basha mund të shpikë palë të tilla.

“Vetëm Lulzim Basha dhe të tijtë mund të shoh palë aty ku ka vetëm grupe parlamentare, deputetë dhe çështje. Çështje që janë të shprehura jo vetëm në formën e tekstit por edhe të vullnetit politik, në këtë rast për të ngritur një komision ad-hoc parlamentar, me këto tre çështje ku duhet të ketë përfaqësim të gjerë, jo vetëm deputetë, por ekspertë vendas dhe të huaj, të medias dhe shoqërisë civile, duhet të jenë pjesë e debatit. Kjo pasi çështja e integrimit evropian të Shqipërisë brenda 2030 është një çështje e të gjithëve. Integrohet Shqipëria jo qeveria. Ne e shtrimë sot në Kuvend dorën e bashkëpunimit, pavarësisht pamundësisë së opozitës për ta kapur këtë dorë”, u shpreh ajo.

Pse nuk i besoni SPAK-ut? Spiropali tregon kush do ta drejtojë komisionin antikorrupsion

Partia Socialiste do të ketë drejtimin e komisionit të ri antikorrupsion. Këtë përgjigje dha në Debatin me Alba Alishanin, ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Sipas saj, komisioni, nisma për të cilin u miratua sot në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, duhet të jetë gjithëpërfshirës.

“Drejtimi është një nga elementët do ketë një drejtim nga shumica se bëhet fjalë për reforma që mban përgjegjësi kjo shumicë pastaj përfaqësia në komision ashtu si në shumë komisione është për t’u parë. Duhet të jetë një komision gjithëpërfshirës, jo bipartizan dhe duhet të përfshijë elementët më të mirë të ekspertizës vendase edhe të huaj”.

Spiropali thekson se kjo nismë është vazhdimësi e luftës kundër korrupsionit që socialistët kanë shpallur 10 vjet më parë.

“Që kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi dhe kur kemi ngritur një komision të posaçëm në parlament dhe institucionet e reja të drejtësisë ne e kemi të qartë; ne e kemi shpallur luftën kundër korrupsionit këtu e 10 vjet dhe gjithçka që kemi bërë është për të vendosur një raport të ri me historinë sa i takon drejtësinë dhe një raport të ri të drjetësisë me politikën e pushtetit. ne ia kemi hequr drejtësinë politikës nga duart. Drejtësia nuk ka qene kurrë as e lirë, as e pavarur për të bërë punën e saj”.

Spiropali garantoi që nuk do të ketë ndryshime sistemike apo kushtetues e që prekin shtyllat e reformës në drejtësi.

“Garancitë i dha sot kryeministri që nuk do të preket SPAK, janë aludime e thashetheme. Nuk ka ndryshime sistemike, kushtetuese që prekin shtyllat e reformës në drejtësi”.

E pyetur pse nuk i besoni SPAK-ut, Spiropali u përgjigj: “Jemi qeveria që SPAK-ut i ka krijuar kushtet e klimën për të bërë punën pa asnjë ndërhyrje. SPAK sulmohet egërsisht nga opozita mëngjes, drekë, darkë. Opozita e konsideron SPAK organizatë kriminale. Sot kishin ardhur me bluza Lironi Berishën!”

Duke e konsideruar korrupsionin tradhti kombëtare, Spiropali tha se kjo nismë do t’i shërbejë  integrimit të vendit dhe ftoi opozitën të marrë pjesë.

“Treni është nisur por ka shumë stacione. Sot jemi në një stacion ku Shqipëria e ka të qartë radiografinë e problematikave dhe arritjeve të saj përmes procesit screening  ka nisur negociatat ka nisur procesin e digjitalizimit për të mbyllur hapësirat e korrupsionit. Pandëshkueshmëria sot nuk është normë. Ne kemi të qartë që do të goditeshin edhe njerëz nga radhët tona. Ne korrupsionin e konsiderojmë tradhti kombëtare. I takon opozitës të marrë vendim dhe të vijë në atë komision”.

Next Post
Sejamini: Rama po merr flamurin e anti-korrupsionit e po rishpik veten, opozita s’përdor trurin e nuk ka strategji!

Sejamini: Rama po merr flamurin e anti-korrupsionit e po rishpik veten, opozita s'përdor trurin e nuk ka strategji!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In