• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Superiorja/Traineri propozon: “Të ardhurat e ndeshjeve të radhës, për të prekurit nga tërmeti”

by Java News
30/11/2019 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Futbollistët e Lushnjës dhe stafi i tyre kanë ndërmarrë një nismë për të mbledhur të ardhura në vlerë monetare, që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i së martës. Edhe trajneri Ilir Gjyla këtë herë ka folur për sensibilizimin ndaj fatkeqësisë së fundit, duke e lënë në plan të dytë futbollin e luajtur. Ai bën edhe një propozim për gjithë klubet e të gjitha kategorive në vend.

 

“Vazhdojmë stërvitjen normalisht dhe për ne, me dëmtimet që kemi pasur, na bën mirë ky pushim. Nuk e donim këtë lloj pushimi, në fakt, edhe pse na bën mirë si skuadër. Patjetër, unë bashkë me skuadrën jemi të shokuar nga ajo që ka ndodhur në vendin tonë dhe nëpërmjet gazetës “Panorama Sport” dua të bëj një propozim për sensibilizim. Një propozim për të gjitha skuadrat e futbollit shqiptar të të gjitha kategorive. Dua që të ardhurat e biletave të ndeshjeve të para që do të luhen në vazhdim, të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti, për t’u ardhur në ndihmë sadopak.

Shpreh ngushëllimet e mia për familjet që humbën njerëzit e tyre nga tërmeti dhe njëkohësisht uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit. Dhe, siç e thashë, dua të sensibilizoj të gjitha skuadrat, të Superiores, Kategorisë së Parë e të Dytë, çdo presidencë apo bashki, që ndeshjet e para të bëhen për të ndihmuar të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore.

Ne e kemi jashtë ndeshjen e parë, luajmë në Shënkoll, por do të kthehemi në Lushnjë javën tjetër dhe tifozët që të vijnë në stadium, këtë herë nuk do të vijnë thjesht për të përkrahur skuadrën e tyre. Të ardhurat e biletave që ata do të paguajnë, do t’u shkojnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti”, është shprehur trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla. (Panorama)

Next Post
Sizmiologu finlandez: Tërmetet nuk mund të parashikohen, por Shqipëria është shumë pranë kufirit të pllakave tektonike

Ja 11 faktet që duhet t’i di më për tërmetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com