• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Superiorja/ Egnatia përmbys Vorën dhe nis shkëputjen në krye

by A. Q
31/08/2026 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Egnatia ka mposhtur me përmbysje 3-1 Vorën, në sfidën e vlefshme për javën e dytë të kampionatit.

Lojtarët e ardhur nga stoli rezultojnë vendimtarë për rrogozhinasit në këtë transfertë të vështirë. Egnatia merr fitoren e dytë në kampionat dhe ngjitet e vetme në krye të renditjes me pikë të plota.

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede nis lojën me disa ndryshime në formacion, duke lënë në stol disa nga titullarët e skuadrës rrogozhinase në sfidën mes dy ekipeve të vetme që kishin fituar ndeshjet respektive në javën e parë të kampionatit.

Vendasit kanë qenë më kërkues në pjesën e parë, por nuk kanë arritur që të rrezikojnë seriozisht portën e Dajsinanit. Mbyllet në barazim pa gola 0-0 dhe pa shumë emocione pjesa e parë e ndeshjes.

Pjesa e dytë është më e bukur. Dede hedh në fushë Albanezen dhe Aleksin. Vora kalon në avantazh me Karricën, që shënon një gol shumë të bukur.

Dede hedh në fushë Adjesën dhe Jagon në vend të Kryeziut dhe Montenegros. I sapofutur në fushë, Adjesa gjen menjëherë rrugën e rrjetës, duke barazuar rezultatin.

Reagon Vora, që shënon me Dakën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Egnatia “zgjohet” dhe gjen golin e avantazhit me Albanezen.

Vora mundohet të reagojë, por janë sërish rrogozhinasit ata që shënojnë me Jagon. Egnatia shënon sërish, por goli i Grudës anulohet për pozicion jashtë loje.

Kështu lojtarët e ardhur nga stoli rezultojnë vendimtarë për rrogozhinasit në këtë transfertë të vështirë. Egnatia merr fitoren e dytë në kampionat dhe ngjitet e vetme në krye të renditjes me pikë të plota. Ndërsa Vora pëson humbjen e parë sezonale në kampionat.

Next Post
A mund ta përjashtojë BE-ja Spanjën nga zona Schengen për shkak të krizës në Ceuta? -

Sanchez akuzoi rrjetet ruse e izraelite për krizën në Ceuta, reagojnë Kremlini dhe Tel Avivi: Të pabaza, gënjen pa turp!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com